Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Decker: 46.000 vendet e punës në Gjermani jo vetëm për shqiptarët

Intervista E diel, 2 Maj 2021 02:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ekzistojnë mundësi punësimi për shqiptarë në Gjermani. Por ҫfarë është realiste, ҫfarë trillim? Në një intervistë për “Dojcce Vele”, Kea Decker, drejtoreshë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Qendrës për Ndërmjetësimin Profesional të Jashtëm shprehet se oferta përqendrohet tek të interesuarit e kualifikuar që kërkojnë punë, dhe nuk u drejtohet vetëm qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë

Zonja Decker, përhapja e lajmit se Gjermania kërkon 46.000 forca punëtore nga Shqipëria shkaktoi bujë. Çfarë qëndron konkretisht pas tij?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Baza e këtij lajmi është faqja e internetit “Make it in Germany” – portali zyrtar disa gjuhësh për forca të kualifikuara ndërkombëtare i Ministrisë Federale të Ekonomisë e Energjisë, Ministrisë Punës e Çështjeve Sociale dhe Agjencisë Federale të Punësimit. Por shifra e përmendur aty përfshin të gjitha ofertat e publikuara për punë në portalin “Make it in Germany”, të cilat kanë qenë kërkesa të regjistruara të sipërmarrjeve gjermane tek Agjencia Federale e Punësimit.

Swiss Digital

“Make it in Germany” i drejtohet forcave të kualifikuara, apo të interesuarve për shkollim profesional nga të gjitha vendet, si edhe personave që hulumtojnë në Gjermani. Kështu njoftimi me shifrën që përmendët ju ka një keqkuptim: Oferta përqendrohet tek të interesuarit e kualifikuar që kërkojnë punë, dhe nuk u drejtohet vetëm qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë.

Pra nuk ka 46.000 vende pune vetëm për qytetarë nga Shqipëria?

Ofertat e punësimit në „Make it in Germany” parimisht janë të hapura për të gjitha kandidatet e kandidatët, si gjermanë edhe të huaj. E veҫanta është që këto vende pune lidhen me sektorë, ku ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Për këto profesione ekziston fillimisht baza ligjore për forcat e huaja punëtore që kërkojnë akses në tregun gjerman të punës. Për forcat e kualifikuara ekzistojnë kritere të ndryshme, varësisht nga vendi origjinë. Kështu pra, vendet e punës të ofruara aty, si nga ana e kualifikimit ashtu edhe e kritereve të pranimit në tregun gjerman nuk janë automatikisht të hapura për të gjithë kandidatët.

Por për cilat profesione bëhet fjalë konkretisht?

Në fushën akademike kërkohen forca pune nga të ashtuquajtura profesionet e shkencave natyrore (MINT), mjekë, inxhinerë, studies të shkencave ekzakte apo specialistë të informatikës. Tregu gjerman i punës në fakt në radhë të parë ka nevojë për forca të mirëkualifikuara. Por nga ana tjetër për të punuar si fuqi punëtore e kualifikuar në Gjermani nuk nevojitet patjetër përfundimi i universitetit. Nga 1 korriku 2013 qytetarët nga vendet jashtë Bashkimit Europian kanë mundësi të fillojnë punë në Gjermani edhe me diplomën e një shkolle profesionale, nëse profesioni i tyre qëndron në listën e ashtuquajtur „lista pozitive”. Tjetra, nëse ju keni një ofertë konkrete vendi pune të një pundhënësi gjerman dhe diploma juaj profesionale është ekuivalente me një diplomë gjermane.

Si duhet të veprojë dikush për njohjen e diplomës?

Duhet theksuar se njohja e diplomës duhet të aplikohet që në vendin origjinë. Të interesuarit për këtë duhet të informohen më mirë në faqen e internetit: ëëë.anerkennung-in-deutschland.de.

Le të themi se një i ri shqiptar kërkon punë, kudo edhe në Gjermani. Çfarë hapash duhet të ndjekë ai që ta gjejë një vend pune fillimisht?

Punëkërkuesit kanë mundësinë që në faqen online „Make it in Germany” të verifikojnë së pari vetë nëse i plotësojnë kushtet e kërkuara. Krahas kualifikimeve të caktuara, këtu luajnë rol edhe diplomat profesionale e njohuritë e gjuhëve të huaja. Por kriteret variojnë në varësi të vendit të punës, kjo duhet parë konkretisht. Krahas kësaj nga 28 tetori 2015 në bazë të ligjit për rregullimin e punësimit (§26 Paragrafi. 2) ekziston edhe mundësia e punësimit pa kualifikim të caktuar profesional, por kjo është me afat të kufizuar e për punë që ndodhen jashtë „listës pozitive”, e për sa kohë që plotësohen kriteret e caktuara.

Po azilkërkuesit nga Shqipëria apo Kosova që aktualisht ende ndodhen në Gjermani a mund të marrin pjesë në këtë procedurë?

Për azilkërkueset e azilkërkuesit ekzistojnë kushte të ndryshme në varësi të statusi të qëndrimit. Prandaj nuk mund të flitet në përgjithësi për azilkërkuesit nga Shqipëria e Kosova, me vendstrehim aktual Gjermaninë. Në rast se statusi i tyre ligjor nuk i përgjigjet njohjes si refugjat apo një qëndrimi „duldung”- të toleruar për një kohë të caktuar-, duhet thënë se nuk ka akses në tregun gjerman të punës. Këtu kërkohet fillimisht kthimi në vend, me qëllim të aplikimit në ambasadë, për të riardhur në Gjermani, por me një vizë që lidhet me punësimin. Veҫanësi të tilla janë të rregulluar me ligjin për përshpejtimin e procedurës së azilit. Dihet se kërkesat për azil nga qytetare e qytetarë nga Shqipëria apo Kosova, që i përkasin vendeve të sigurta të origjinës, kanë shanse për t’u njohur vetëm në raste përjashtuese.

Ka institucione në vend, pra në Kosovë e Shqipëri që informojnë personat e interesuar?

Qendra për Ndërmjetësimin Profesional me Jashtë (ZAV) në bashkëpunim me GIZ, Shoqatën për Bashkëpunimin Ndërkombëtar ndodhet në dialog të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse për punësimin në Shqipëri e Kosovë, ato informojnë e këshillojnë për alternativat e migracionit legal në Gjermani, kushtet e caktuara dhe procedurën. Kështu për shembull, më 6 tetor është planifikuar një aktivitet informimi e rekrutimi që ZAV bashkë me GIZ kryejnë në Tiranë për qytetaret e qytetarët e interesuar të emigrojnë për punë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 8 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 11 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 7 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.