Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:31 Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit Interi përballet me mungesa në mesfushë para ndeshjes me Shtutgart në Champions League, pasi Hakan Çalhanoğlu dhe Piotr Zieliński janë të dëmtuar. Trajneri Chivu…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Do jem shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan”

Intervista E shtunë, 1 Maj 2021 23:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Suzanna Shkreli është 29 vjeç. Është gruaja më e re kandidate  për Kongresin Amerikan dhe shqiptarja e parë që kandidon për të qenë pjesë e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, duke përfaqësuar distriktin 8 të Michigan.

***

Ju jeni kandidate Demokrate për Kongresin Amerikan, si iu duket kjo eksperiencë e re? Ka qënë politika një ëndërr për ju?

Unë asnjëherë nuk kam ëndërruar të jem një Kongresmene. Si një prokurore në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve, i kam kaluar ditët e mia në sallën e gjyqit, duke mbrojtur fëmijët e abuzuar fizikisht dhe seksualisht. Kur u zgjodha për të kandiduar, isha e vetëdijshme që nuk do të qe e lehtë. Por njëkohësisht e dija që distrikti i 8 i Michigan, kishte nevojë për dikë që nuk ka frikë të ndërmarrë sfida të forta, për familjet e klasës së mesme të Michigan. Në Kongres, unë do të mbroj të dyja palët dhe do të sigurohem që familjet e Michigan të ecin përpara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zgjedhjet do të mbahen në Nëntor, si po shkon fushata juaj?

Fushata po shkon shumë mirë. Ne kemi mbështetjen e Komitetit Demokratik për Fushatën në Kongres, njëkohësisht kemi përkrahje nga organizata, shoqata, dhe anëtarë të respektuar të Kongresit dhe Senatit. Ka një vrull dhe energji të pabesueshme për fushatën tonë historike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si e kanë pritur kandidaturën tuaj njerëzit e qarkut ku ju do të kandidoni?

Kur flas me njerëz, gjatë takimeve të fushatës, ata më thonë se janë lodhur nga një Kongres i përcarë, ata duan një person që do të luftojë për ta, dhe jo për Korporatat e mëdha. Votuesit në qarkun tim, janë të emocionuar për mua, një kandidate që do t’i vendosë ata të parët dhe që nuk ka interesa personale.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

E konsideroni një udhëtim të vështirë këtë sfidë politike, për shkak të rivalit tuaj, kandidatit Republikan, Mike Bishop, i cili ka dy vite në Kongresin Amerikan?

Unë e di që me suportin e votuesve dhe mbështetësit bujarë, do të mund të ulem në atë karrige dhe do të bëj histori, si shqiptarja-amerikane e parë që zgjidhet në Kongres, gjithashtu edhe si gruaja me e re në moshë.

Në fushën e drejtësisë, ju jeni një grua e suksesshme, kujt ia dedikoni suksesin tuaj?

Besimi im dhe familja, janë thesaret e mia më të çmuara, jam shumë e bekuar prej tyre. Familja ime gjithmonë më ka mbështetur dhe inkurajuar. Gjithashtu ia dedikoj suksesin grave që kanë qenë para meje. Unë nuk mund të kandidoja për Kongresin dhe as të besoja se do e fitoja, pa forcën e grave që kanë shtruar rrugën time.

Ju jeni shqiptare, por lindur dhe rritur në Michigan, Amerikë, sa e lidhur jeni ju me Shqipërinë?

Kam qenë disa herë në Shqipëri dhe Malësinë e Madhe, me pushime. Në Qershor, kam kaluar një jave duke folur me prokurorët në Shqipëri për të drejtat e viktimave të krimit, në emër të Departamentit të Drejtësisë Amerikane. Ishte një eksperiencë e pabesueshme. U përpoqa të bëj atë që gjithmonë kam dashur të bëj, të ndihmoj vendin tim, të ecë përpara.

Më pëlqen shumë kultura shqiptare, historia, dhe vlerat e mëdha që shqiptarët kanë, besa dhe mirëpritja. Unë jam krenare që e jetoj jetën time duke mbajtur fjalën, duke dhënë besën time.

Edhe shqiptarët janë krenarë që një grua nga Shqipëria është pjesë e politikës amerikane. Doni tu thoni diçka atyre?

Unë jam krenare që ju jeni krenarë për mua. Kam marrë mbështetje nga shqiptarët nga e gjithë bota. Dua t’iu them se unë nuk do të mund ta realizoja këtë ëndërr pa përkrahjen tuaj. Askush nuk është më i motivuar se unë dhe më i dedikuar për ta fituar këtë garë. Unë do t’i thyej barrierat, veçanërisht për gratë e reja, për gratë si unë. Nëse unë mund të bëhem kongresmene, mund të bëhesh edhe ti!

Nëse ju e fitoni këtë garë, cilat do të jenë janë planet tuaja për Kongresin?

Do të fokusohem te punët e paguara më mirë, duke u siguruar që forca jonë punëtore të mos largohet nga vendi. Duhet të krijojmë një mjedis miqësor për bizneset. Në mënyrë që pronarët e bizneseve të vogla, të kenë mundësi për të rritur bizneset e tyre, siç bënë edhe prindërit e mi. Ne duhet të mbrojmë sigurinë sociale, dhe t’i japim kujdesin shëndetsor të moshuarve, të cilën ia kanë dedikuar të gjitha vitet e punës këtyre programeve, në vend që të votonin për t’i privatizuar. Në fund, si dikush që ende po paguan për kredinë studentore, unë dua të kontribuoj që Universitetet të jenë të përballueshme për brezin e ardhshëm.

Faleminderit Suzana Shkreli dhe ju uroj të fitoni!

Faleminderit për mbështetjen tuaj! Unë e di, kjo është mundësia më e mirë për të dërguar një shqiptare-amerikane në Kongres. Nuk i dihet se kur mund të vijë përsëri ky rast. Jemi duke u afruar me datën e zgjedhjeve dhe ditën kur ne shqiptaro-amerikanët në Usa do të bëjmë histori.“dritare.net“.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Para 8 minutash

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup
Para 9 minutash

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona, vendos…
Para 21 minutash

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona,...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 28 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 15 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.