Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:14 Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur me rezultatin 4-2 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Megjithatë, Raphinha nuk sheh arsye…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dogjani: Reforma s’kalon me votën e deputetëve të dënuar për përdhunim

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 02:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistoi: Redjon Shtylla/Debati që, në vend mund të jenë përgjuar persona në poste të rëndësishme politike e jo vetëm, për Partinë Demokratike kjo mbetet një e vërtetë që kërkon dënimin e përgjegjësve. Në një intervistë për “Koha Jonë”, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, i cili është dhe anëtar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ka cilësuar se: “Nuk është dyshim, por është fakt që pajisja e përgjimit është përdorur për të bërë përgjime të paligjshme duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të drejtën e privatësisë dhe për këtë kemi informacione të sigurta”. Më tej, ai parashtron pyetjen se pse duhet të trajnohen policët për të përdorur një aparaturë përgjimi, ku nuk kanë të drejtë të përgjojnë dhe nuk kanë aparatura të tilla. Reforma, e cila ka mbetur në një udhëkryq, për të gjithë konsiderohet ajo e Drejtësisë, ku një draft i ri propozuar nga opozita, por dhe mungesa e një dialogu mes palëve, dita-ditës po largon miratimin e saj. Lidhur me këtë, z.Dogjani shprehet se, reformën në Drejtësi nuk mund ta miratojnë ata që janë të dënuar për krime e kanë një të shkuar të errët kriminale. Lufta ndaj trafiqeve vazhdon dhe për z.Dogjani si ekspert në këtë fushë: “Shqipëria është mbuluar me drogë, drejtues policie që paguhen nga trafikantët e drogës për ruajtjen e sipërfaqeve të mbjella”.

Përjashtimi i z.Berisha për herë të dytë në pak kohë, a e kufizon opozitën në rolin e saj? Ju duken vendime të drejta duke parë dhe përdorimin e gjuhësisë nga ana e ish-Kryeministrit?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 2 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Në Veri nuk fitoheshin zgjedhjet pa kriminelë ka thënë Rama!  Po për Kavajën çfarë do të thotë? Ku Kryetari i Bashkisë, i zgjedhuri prej tij, doli i dënuar në Itali për përdhunim? Nuk mbulohet dielli me shosh! Nuk mund të mbulohen zullumet, korrupsioni, pasiguria, përgjimet e paligjshme, trafiku e kultivimi masiv i drogës me përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, për 10 ditë nga Parlamenti, me këtë vendim maxhoranca kërkon të gjejë shtigje për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga varfëria, skamja, pasiguria, nga mosmbajtja e premtimeve, nga korrupsioni dhe vjedhjet. Gjithashtu, kërkon që t’i shmanget miratimit të reformës në Drejtësi, por edhe zbatimit të ligjit të dekriminalizimit

Swiss Digital

Dyshimet se një pajisje përgjimi është përdorur në mënyrë të paligjshme për përgjime nga Policia e Shtetit, ka ngjallur një debat që ende vazhdon. Ndërkaq ju si opozitë jeni shprehur e keni pohuar se ka pasur përgjime. Por sipas jush, cilat mund të jenë organet që kanë të drejtë të përgjojnë? 

Përgjimi bëhet vetëm me leje të dhënë nga Prokuroria dhe me vendim gjykate. Nuk mundet asnjë institucion të bëjë përgjime pa lejen e organit të akuzës ose vendimit të gjykatës. Personat përgjegjës që kanë bërë përgjime të paligjshme, mbajnë përgjegjësi ligjore për shpërdorim detyre. Nuk është dyshim, por është fakt që pajisja e përgjimit është përdorur për të bërë përgjime të paligjshme duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të drejtën e privatësisë dhe për këtë kemi informacione të sigurta. Por le ta marrim të mirëqenë atë që thotë ministri, se pajisja është përdorur për trajnimin e punonjëseve të policisë dhe këtu lind pyetja; Pse duhet të trajnohen policët për të përdorur një aparaturë përgjimi, ku nuk kanë të drejtë të përgjojnë dhe nuk kanë aparatura të tilla? Pa le t’i bëjmë një analizë të deklarimeve të ministrit, ku një herë thoshte se e kemi përdorur aparaturën për lokalizimin e personave në kërkim, njëherë tjetër për trajnim. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e mohonte ekzistencën e një aparature të tillë. Në Kodin e Procedurës është e përcaktuar dhe për çfarë lloj veprash duhet përgjuar sepse jo për të gjitha veprat mund të merret leje nga prokuroria për të përgjuar. Nëse do të përgjohet, kjo të funksionojë sipas ligjit.

Çfarë masash ligjore parashikohen në rast se përgjimet janë të paligjshme?

Në rast të përgjimeve të paligjshme personat përgjegjës mbajnë përgjegjësi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Të përgjosh qytetarët pa leje, nuk është skandal, por krim e që duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore kushdo që e ka përdorur, qofshin ata nga pala shqiptare ose të huaj. Për derisa ne ju kërkojmë qytetarëve që të zbatojnë ligjin edhe shteti duhet të mbajë përgjegjësi nëse shkel parimet bazë të Kushtetutës.

Me publikimet e letrave të dekriminalizimit, mendoni që partitë kryesore duhet të kërkojnë fillimisht një falje publike që në listat e tyre lejuan të inkriminuar në bashki, Parlament e në institucione zyrtare?

Ai që duhet të kërkoj falje është Edi Rama, i cili vetëm për t’u bërë Kryeministër mblodhi rreth vetes persona me të shkuar të errët kriminale, me rekorde të tmerrshme, të dënuar për vepra të rënda penale dhe i futi në Parlament, Bashki dhe në krye të institucioneve më të rëndësishme, të shtetit dhe të administratës.  Ligji për dekriminalizimin është një sukses i opozitës, pasi nëpërmjet këtij ligji u larguan nga Parlamenti disa deputetë që ishin të dënuar më parë për krime të rënda dhe nga ato të dhënat që kemi paraqitur, janë rreth 130 drejtues të administratës që i kap ligji i dekriminalizimit.

Çfarë tregoi sipas jush procesi i dekriminalizimit, a po rezulton i vlefshëm?

Ligji i dekriminalizimit erdhi si domosdoshmëri jo vetëm për të larguar nga politika personat me rekorde të tmerrshme kriminale, por dhe për t’i ndërprerë rrugën një herë e mirë krimit, që të mos kemi raste të tjera në të ardhmen, që në parlament dhe në krye të institucioneve të kemi persona të dënuar dhe që kanë qenë të përfshirë në grupet kriminale.

Sipas maxhorancës në kohën kur reforma në drejtësi do të kalonte në miratimin final, ju si opozitë vendosët një draft të ri, që sipas saj erdhën surprizë në mes të dialogut teknik. A është reforma në drejtësi si çështje luksi?

Para se t’i përgjigjem kësaj pyetje unë kisha një pyetje; a mundet që reformën në drejtësi ta miratojnë ata që janë të dënuar për krime e kanë një të shkuar të errët kriminale? A mundet që për reformën në drejtësi të votojnë deputetët që kanë qenë të dënuar për vepra të rënda penale si; përdhunime, vrasje e trafiqe të ndryshme? Ja pra kush janë ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Maxhoranca nuk e do reformën në Drejtësi. Opozita ka qenë dhe është dakord që të miratohet reforma në drejtësi.

Nëse vendi do të shkonte menjëherë në zgjedhje të parakohshme, në nivel kombëtar a do të fitonte PD-ja, duke marrë parasysh rezultatet e fundit?

Qytetarët shqiptarë e panë shumë shpejt se çfarë është rilindja, erdhën në pushtet me premtime të mëdha dhe në këto tre vite shqiptarët kanë ardhur duke u varfëruar më shumë, janë më të pasigurt, me një shërbim shëndetësor mizerabël. Korrupsioni ka ardhur duke u përhapur në çdo qelizë të administratës dhe qeverisë. Vidhen paratë e shqiptarëve, gjithë Shqipëria është mbuluar me drogë, drejtues policie që paguhen nga trafikantët e drogës për ruajtjen e sipërfaqeve të mbjella, avion që ulen për ditë e ngarkojnë drogë e kështu me radhë. Diskriminim e pa drejtësi, futën në burg për një ndërtim pa leje ndërsa drejtori i Rilindjes, del Eskobari i Ballkanit në trafikimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së. Shqiptarët po largohen dhe po vazhduam kështu, Shqipëria do të bëhet një vend i pabanueshëm. Partia Demokratike ka një program që ua lehtëson barrën familjeve shqiptare, biznesit, uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe jo rritjen e çmimit të energjisë elektrike siç bëri kjo qeveri megjithëse e kishte premtuar uljen e TVSH gjatë fushatës elektorale. Luftë ndaj krimit dhe bandave kriminale etj. Prandaj jam i sigurt se Partia Demokratike është shpresa e shqiptarëve dhe fitorja do të jetë e sigurt.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 10 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 34 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 34 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 36 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.