Don Marjan Paloka: Bashkëjetesa ndërfetare jo kulturë, por instikt shumë i çmuar i shqiptarëve

 

Don Marian Paloka është famullitar në Fiesole në Firence të Italisë, por kjo nuk e ka penguar aspak të vihet në polemikë me akademike, sa i përket çështjes së  standartizimit të  gjuhës shqipe. Ka bindjen se historia e Kishës Katolike në Shqipëri, është ende e panjohur dhe pse është është shembulli më i mirë i mosservilizmit ndaj pushtetit. Në një intervsitë, për Tongiht Ilva Tare, flet për një mirëkuptim të shkëlqyer instiktiv midis komuniteteve të mëdha fetare, ndërsa për rastin “Zhiti” thotë se do të ishte mirë që shteti shqiptar të përfaqësohej në Vatikan me një diplomat katolik.

 

I. T: Po e nis nga harmonia fetare, që ju thoni është shembulli më i mirë instiktiv, çfarë do të thotë? Që është thjesht instiktiv apo se vërtet ka argument të mjaftueshme dhe histori ku bazohet?

Don Marjan Paloka: Parasegjithash harmonia fetare nuk është rezultat i angazhimit të marrëveshjeve diplomatike ndërmjet krerëve fetarë, por është një bashkëjetesë e natyrshme normale e anëtarëve të ndryshme fetare ne mjediset e natyrshme të jetës së përditshme. Pra krerët e bashkësive fetare duhet thjesht tu shërbejnë bashkësive të tyre pa pasur kujdesin për ti mbrojtur nga agresioni apo rreziqet që mund të bëjnë bashkësitë e tjera fetare kundrejt tyre

I. T: Megjithatë instikti kuptohet si një impuls, që nuk vjen domosdoshmërisht, që i ka rrënjët më të thella që ndajnë të gjitha komunitetet. Instikit është një pjesë sipërfaqësore, apo e kam gabim?

Don Marjan Paloka: Po mbase, harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare nuk është diçka nga rrënjët shumë të thella dhe të menduara. Nuk është produkt i një kulture, dhe me kulturë nënkuptojmë, jo vetëm shfaqje kulturore, por edhe reflektimin mbi shfaqjet kulturore. Unë mendoj se, në Shqipëri nuk kemi pasur luksin të zhvillonim kulturë të bashkëjetesës ndërfetare të kuptuar si reflektim mbi këtë vlerë. Vlera ka ardhur në mënyrë spontane dhe instiktive dhe e tillë  është. Ndoshta tani ka ardhur moment, në të cilët janë kushtet historike dhe shkalla e edukimit popullore, që të na lejojë të zhvillojmë edhe kulturën e bashkëjetesës ndërfetare. Deri tani, unë mendoj se nuk ka qenë kjo kulturë, por ka qenë thjesht fenomeni instikti i bashkëjetesës ndërfetare. Është një instikt shumë i çmueshëm sepse shpesh herë mund të jetë kultura e bashkëjetesës fetare, por kjo kulturë ushtrohet si disiplinë dhe jo si zgjedhje e natyrshme. Ne shqiptarët kemi fatin e madh që të kemi qëndrimin e natyrshëm përpara reflektimit mbi këtë qëndrim.

I. T: Në një shkrim tuajin veçova një konstatim shumë interesant që shumë perëndimorë vijnë në Shqipëri me  idenë se kultura islame është e fortë në Shqipëri, por në fakt largohen me përshtypje të kundërt. A ka një fe dominuese në Shqipëri në krahasim më komunitetet e tjera?

Don Marjan Paloka: Jo, unë mendoj se shqiptarët janë gjithmonë në kërkim të bindjeve të tyre shpirtërore. Pikërisht bën pjesë në historinë tonë kërkimi i identitetit shpirtëror të shqiptarëve.

I. T. Po në kuptimin historik le të themi

Don Marjan Paloka: Në kuptimin historik, por edhe në historitë personale të shqiptarëve që ne takojmë çdo ditë, prandaj përbërësi fetar i jetës shoqërore shqiptare nuk ka qenë ndonjëherë diktues i zgjedhjeve politike apo kulturore. Ka qenë një ndër elementët e kulturës kombëtare apo të një pjesë të popullsisë në Shqipëri. Për këtë arsye të huajt që vijnë në Shqipëri gjejnë një realitët të ndryshëm nga pritshmëritë e tyre, kjo ka qenë më përpara, se tani Shqipëria ështe e njohur. Ndoshta Shqipëria nuk është rizbuluar ndonjëherë ka pasur njerëz kurioz kundrejt Shqipërisë, sepse ne nuk kemi arritur të bëhemi një vend që zgjon vëmendje në rrafshin ndërkombëtar. Ka pasur grupe apo individë që janë interesuar për Shqipërinë dhe informacioni ka qenë i përafërt, por jo i saktë dhe kanë gjetur një popull që është në kërkim të identitetit shpirtëror dhe jo një popull i përkufizuar. Nëse duam të flasim për një shoqëri të hapur, jo si projekt kulturor por si qëndrim instiktiv, unë mendoj se shoqëria shqiptare është e hapur.

I.T. Pat një debat publik sa i përket emërimit të ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan. A ka një marrëveshje, një kod të fshehtë komunikimi, të Selisë së Shenjtë me shtetet e tjera për ambasadorët që dërgohen në Selinë e Shenjtë?

Don Marjan Paloka. Sigurisht, nuk vlen një kod i përgjithshëm për të gjitha shtetet. Por shtetet që kanë një vëmëndje ndaj diplomacisë dhe e njohin mirë politikën e tyre të jashtme dinë të dallojnë një ambasadë nga një ambasadë tjetër, një mison diplomatik nga një mision tjetër diplomatik. Nëse hapni faqen zyrtare të ambasadës së Gjermanisë, pranë Selisë së Shenjtë, do të gjeni këtë thënie: Ambasada e Gjermanisë pranë Selisë së Shenjtë është një mision diplomatic, i ndryshëm nga të gjitha ambasadat e tjera të Gjermanisë, sepse nuk është një ambasadë e akredituar pranë një shteti, po pranë Selisë së Shenjtë. Shteti i Vatikanit nuk ka marrëdhënie diplomatike, po të dojë do të ishte subjekt i së drejtës ndërkombëtare, por konventën e Vjenës, për marrëdhënie diplomatike, nuk e ka nënshkruar shteti i Vatikanit por Selia e Shenjtë dhe Selia e Shenjtë nuk është një shtet politik, por është kryesia e Kishës Katolike Universale. Selia e Shenjtë nuk është asnjë institucion, është personi i Atit të Shenjtë, është person i Papës. Pra subjekti, pranë të cilit akreditohet një ambasador, është kreu i Kishës Katolike, nuk është Papa si kreu politik i shtetit të Vatikanit, por është Papa si kreu i Kishës Katolike Universale. Pra një ambasador shkon tek kreu i kishës jo tek kreu i shtetit.

I.T. Natyrshmëri quhet po të jetë katolik?

Don Marjan Paloka.Misioni, sigurisht, është më i sukseshëm nëse ka një vëmendje ndaj kishës katolike. Kjo është e qartë.

I.T. Parë kontekstin shqiptar, periudhën e ateizmit prej nga vijmë, dhe sfidat që ka kaluar shoqëria shqiptare në këtë 24 vjet. Shumë njerëz që mund të kenë lindur në një familje me besim katolik nuk e praktikojnë atë, nuk kanë ndonjë lidhje të afërt shpirtërore të këtij komunikimi për të cilën ju flisni, sikundër shumë njerëz që mund të kenë lindur në një familje me besim mysliman, kanë një vokacion ndaj krishtit dhe krishtërimit. Kisha e njeh këtë lloji vokacioni nëse ke lindur në një familje myslimane apo në një familje që është e tillë po ti kurrë nuk ke besuar , nuk ke pasur ndonjë lidhje me fenë islame në këtë rast? Që të jemi konkret e kam fjalën për rastin Zhiti .

 Don Marjan Paloka. Kisha ka thirrjen që t’i  tregojë lajmin e mirë çdo njeriu, jo katoliku, por çdo njeriu.

I.T.Por preferencën do ta kishte për katolik?

 Don Marjan Paloka. Roli ungjillizues i kishës nuk ka të bëjë me funksionin e caktuar shtetëror që kërkon një përfaqësim të heshtur edhe të shpirtit katolik të një kombi. Në rastin e Zhiti, më vjen keq të përmend emrin sepse nuk dëshiroj të merrem me rastin personal, unë po flas për parimin dhe suksesin e një shërbimi diplomatic, i cili do të ishte sa më i frytshëm për shtetin e përfaqësuar, në këtë rast për Sqipërinë. Ambasada e vërtetë e Shqipërisë pranë Vatikanit dhe pranë Kishës Katolike është Kisha Katolike këtu. Vatikani do ta kuptojë sjelljen e shtetit shqiptar ndaj katolikëve, jo në bazë të tregimeve të ambasadorit të akredituar, sigurisht atje do të jetë kujdesi për marrëdhëniet diplomatike në nivelin e ambasadorëve sipas rregullave të diplomacies, por termometri i marrëdhënieve të shtetit me kishën ndodh në territorin shtetëror, në truallin shtetëror. Sigurisht, të mos injorosh Kishën, jo për pretendimet e saj për të ndikuar në emërimin e ambasadorit. Në qoftë se Kisha do të kishte pretendimin për të ndikuar, atëherë sigurisht që Kisha gabon, është e pamatur, por nuk ka ekzistuar asnjë ndikim nga ana e Kishës për të ndikuar në emërimin e ambasadorit pranë Selisë së Shenjtë.

I. T. Në rastin më të parë kur erdhi propozimi nga mazhoranca aktuale, ishte një shkrimtar, një ish-i persekutuar që ka kaluar ditë burgu me priftërinj me të cilin mund të bënin dhe mesha dhe ka kryqin në librat e tij. Ishte një rekomandim i Monsinjor Frendos, që të ishte katolik ambasadori. A ishte kjo një ndërhyrje e konferencës Ipeshkvnore në zgjedhjen që bëri shteti shqiptar dhe në laicitetin e shtetit shqiptar?

Don Marjan Paloka: Mua më ka ardhur shumë keq hapja e këtij debati publik. Ipeshkvninjtë i kanë çuar një letër konfidenciale, Presidentit dhe Kryeministrit. Ajo letër nuk duhet të ishte bërë publike, jo për hir të ndonjë sekreti, por e nxjerr nga konteksti përmbajtjen e letrës. Përmbajtja është një këshillë krejtësisht falas që Kisha i bën qeverisë, sepse e njeh natyrën e këtyre marrëdhënieve dhe i thotë që do të ishte mirë të mbahej kjo traditë, edhe për disa arsye praktike të jetës së përditshme të ambasadorit të akredituar pranë Selisë së Shenjtë. Kisha nuk ka pretenduar që të ndikojë tek shteti, duke qenë se qeveria e ka injoruar.Vatikani nuk i shpreh preferencat e veta, sepse i ka marrëdhëniet me shtetin. Marrëdhënia diplomatike është me shtetin shqiptar, prandaj nuk i shpreh preferencat e veta për ambasador. Vatikani miraton apo ç’miraton ambasadorin e rekomanduar nga qeveria sepse respekton vendimin e qeverisë. Nuk komenton cilësinë e ambsadorit të akredituar aty. Do të ishte jashtë çdo rregulli diplomatik komentimi rreth figurës së ambasadorit.

I.T. A ka pasur një ndërhyrje në rastin e Zhitit të Kishës në laicitetin e shtetit shqiptar?

Don Marjan Paloka: Jo fare, laicitetit ka dy modele të mëdha. Kur komunitetet fetare janë të ndara nga shtetit dhe për të gjtha komunitetet, vlen ligji i përbashkët, dhe dy modelet janë Franca dhe SHBA dhe ka një laicitet të shtetit që ushtrohet me anë të marrëveshjeve që shteti bën me komunitetet fetare. Shqipëria, Italia, Zvicra, Gjermania hyjnë në këtë radhë shtetesh që e jetojnë në këtë mënyrë laicitetin. Shqipëria ka marrëveshje të ratifikuar në Parlament me Kishën Katolik që ka dakortësuar disa gjëra që kanë të bëjnë me jetën e përditshme këtu. Laiciteti i shtetit është garancia që institucionet publike nuk mbajnë nën fetare dhe mbi të gjitha nuk identifikohen si një pushtet i shprehur i komuniteti fetar në vend.

SHKARKO APP