Drejtoresha e OBSH për Shqipërinë: Shqipëria nuk duhet të futet në karantinë. Kujdes me hapjen e shkollave, rrisk rritja e rasteve

Në emisionin “60 Minuta”, të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN ishte e ftuar drejtoresha e OBSH për Shqipërinë zonja Bettina Menne, e cila foli për situatën më të fundit që lidhet me COVID-19. Në lidhje me hapjen e shkollave zonja Menne, thotë se në vendet e tjera eksperienca ka treguar që kjo shoqërohet me rritje të rasteve, prandaj duhet të kihet kujdes të shtuar si nga autoritetet por edhe nga prindërit. Ajo rekomandon që njerëzit të bëjnë vaksinën e antigripit sezonal, në mënyrë që mos përballen me rrezikun e prekjes nga 2 viruse njëherësh. Sa i takon vaksinës ajo thekson se do të jetë gati më shumë gjasa në gjysëm e dytë të vitit që vjen.  Një thirrje Drejtoresha e OBSH, ja bën edhe qeverisë duke thënë se masa shtrënguese siç ndodhën në fillim të vitit, nuk duhen të merren pasi krijojnë impakt të madh social dhe ekonomik. Por gjithashtu vlerëson masat e marra nga qeveria, që parandaluan përhapjen e virusit.

Pjesë nga intervista:

Shkollat po rihapen dhe meqë femijet dihet se janë pjesë e zinxhirit transmetues të sëmundjes – ndoshta është logjikisht e pritshme që rastet e reja me COVID të rriten. A jua keni bërë me dije autoriteteve shqiptare këtë rrezik?

Është e një e drejtë themelore që fëmijet të kthehen në shkolla. Ministria e shëndetësisë ka marrë pjesë aktive në takimet që është folur për këtë temë me ministritë  e tjera, për të konsideruar qasjet më të sigurta. Hapja e shkollave bazuar në eksperienca të tjera krijon rrisqe të reja dhe raste të reja të mundshme, do të varet nga mënyra e menaxhimit brënda shkollave dhe nga prindërit në shtëpi. Ku nëse fëmijët do të jenë sëmurë nuk duhet ti dërgojnë në shkollë. Mbajtja e maskës dhe ruajtja e higjenës brënda shkollës, kthehet në domosdoshmëri. Në Francë dhe Gjermani, kur u hapen shkollat patëm rritje rastesh. Por pozitivja është se fëmijët nuk e zhvillojnë këtë sëmundje në formë agresive dhe të rënduar. Por vetëm në raste të rralla, në rastet e sëmundjeve bashkë shoqëruese.

Në lidhje me vaksinën e  re, ka shumë lajme për zbulimin e saj, kur besoni se do të jetë gati?

Ne presim që nga mesi i vitit 2021 të vijë vaksina kundër virusit e cila ka nevojë të jetë e shoqëruar edhe me elemente të tjerë. Por duhet të prodhohen doza me qindra miliona që të përballohet fluksi në botë. Pastaj do të vendoset, kush do të jenë personat e parë, që me shumë gjasa do të jenë mjekët dhe ekipet mjekësore, për të vijuar me kategoritë e tjera.  Por deri në atë moment unë i rekomandoj fuqimisht çdo prindi që të vaksionojnë fëmijët me vaksinën e antigripit sezonal, por kjo varet gjihashtu nga autoritetet shqiptare ta përcaktojnë këtë, për mënyrat dhe format si mund të aplikohet.

Ka shumë debate në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj COVID-19, nëse mundet një koment në lidhje me masat?

Dua të falenderoj Ministrinë e Shëndësisë dhe gjithë ata që janë angazhuar për çështjen e COVID, përfshi edhe mjekët që kanë punuar ditë për ditë e natë për natë. Falenderoj donatorët që e kanë ndihmuar qeverinë shqiptare. Ne kemi punuar çdo ditë me Ministrinë e Shëndetësisë, nuk duhet të harrojmë se qeveria ndërmorri masa drastike dhe parandoj përhapjen e virusit, madje në fazën e parë më mirë edhe se Italia. Tani po vjen një faze tjetër, ne jemi duke punuar për vaksinën.

Nëse do të ketë përkqësim të situates, marrja e masave shtrënguese, mund të jetë një mundësi për të parandaluar përhapjen, çfarë rekomandoni, duke parë dhe eksperiencat e tjera?

Nuk është pyetje e lehtë, vendi është mbështetur te mësimet që ka nxjerr nga mbyllja, kjo ndikoj në ekonomi dhe në shoqëri. Asnjë nuk dëshiron që të mbyllet vendi. Sot dimë shumë më mire, dhe shumë më tepër për virusin. Nuk jemi në situatën gri të para disa muajve. Shumë hapa kanë funksionuar. Mbyllja e vendit dhe kufizimet të tjera, të reja në mendimin tim, mund të shkaktojnë më shumë probleme për vendin. Të gjithë duhet të respektojnë masat, si mbajtja e maskave, distanca fizike, larja e duarve, por jo mbyllje, nuk duhet të ketë, apo masa drastike që mund të shkaktonin kolaps ekonomik social.

Fatkejsisht së fundi janë shënuar edhe 2 raste vetëvrasjes në spitlain “Shefqet Ndroqi”, që tregon se ky virus ka edhe një dimension që cënon shëndetin mendor, a ka të dhëna për ndikim direkt të virusit?

Dua t’ju shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave. Nuk është e lehtë ti përgjigjesh kësaj pyetjeje, se nuk është e qartë për arsyet që kishin këta persona që ndërmorrën këtë veprim. Koronavirusi shkakton shumë stres, shumë njerëz mbeten brënda, nuk takojnë të afërmit. Por është vërejtur gjithashtu se kijon konfuzion në tru, mund të çlirojë substance të caktuara në tru, që krijojnë probleme. Por dihet ende pak në lidhje me këte. Duhet të jemi të kujdesshëm prandaj është e nevojshme që autoritet ti kushtojnë edhe vëmendje pacientëve në aspektin prikologjik.

SHKARKO APP