Edi Rama: Politika në Shqipëri, tani është edhe art

Edhe arti dëshiron pjesën e vet. Këtë e konfirmon  Edi Rama, në zyrën e tij të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë,në një intervistë për “Repubblica”. Studio është totalisht e mbushur me vizatimet e tij, në mure. Një plejadë e formave abstrakte dhe me ngjyra të shpërndara, herë moskokëçarëse dhe herë të gëzuara. Edi Rama, një artist dhe politikan. – “Ne u takuan për herë të parë në 1994,në Bienalen e Sao Paulos, në Brazil, unë kurator për Evropën Perëndimore dhe ai pjesëmarrës me një punë të instaluar në arkitekturën e Niemeyer.” – e nis intervistën gazetari italian, Achille Bonito Oliva. – “ I mprehtë dhe energjik, në shërbim të një ideje të artit, i aftë për të përballuar një realitet të vështirë si regjimet shtypëse të Enver Hoxhës dhe pastaj të Sali Berishës. Mërgoi në Paris, i rrahur egërsisht në një sulm gjatë natës, në Tiranë, nga policia sekrete e Berishës, e sheh të përshpejtojë marshimin e tij të gjatë drejt ministrit të kulturës në 1998, nën qeverinë e Fatos Nanos. Kryetar bashkie i Tiranës për tre mandate, 2000-2011. Në vitin 2005, ai u bë Kryetar i Partisë Socialiste dhe pastaj kryeministër. Por nuk hoqi dorë nga pjesa tjetër e identitetit të tij, të artistit. Prandaj ushtrimet e tij të pikturës automatike, ose "automatike psikike", siç thonë ata e Surrealistët, gjatë takimeve të pafundme politike.  Muajin e kaluar, kryeministri për herë të parë bëri publik bunkerin atomik, ndërtuar në kohën e diktaturës së Hoxhës:  – “Ne e hapën derën e kujtesës sonë kolektive," – tha Rama.

Biografia juaj është shënuar në disa hapa: artist, pedagog, ministër i Kulturës, kryetar i Bashkis së Tiranës për tre mandate, dhe tani kryeministër. Ekziston një art qeverisjeje?

Me siguri duhet të ketë. Unë besoj se në një situatë shumë të veçantë si kjo e Shqipërisë dhe Tiranës, ku mundësitë financiare janë të kufizuara, arti në qeverisje bëhet një mjet i rëndësishëm. Unë kam qenë në gjendje për të dalluar këtë, kur filluam të rilyenim pallatet e vjetra të arkitekturrës komuniste. Nga politika, kjo është bërë me një operacion artistik: Ngjyrat në mungesë të parave. Unë doja t’i jepja qytetit një shenjë të ndryshimit dhe të zgjohej nga një situatë e tmerrshme e braktisjes, pluhurit, baltës dhe mungesës totale të  komunikimit.  Dhjetë vitet e para pas fundit të diktaturës, të gjithë donin të fitonin një hapësirë të veçantë. Pas pesëdhjetë viteve të kolektivizmit, çdo gjë ishte “e jona” dhe asgjë “e imja”. Kudo filloi pushtimi i hapësirave publike dhe ato të gjelbra po zhdukeshin. Ndërtesat e vjetra nisin të zgjeroheshin.  Ajo që kam vënë re dhe është e bukur, madje edhe në periferi, në zonat më në nevojë të qytetit, njerëzit bëhen më të respektueshëm ndaj hapësirës, që të jetojnë së bashku.

Tirana ishte edhe qyteti rekord për universitetet private: “Diplomat pa vlerë" është e vërtetë që jepeshin duke e blerë atë. Keni mbyllur shumë nga këto universitete, por sot si është gjendja?

Për të mos u përballur me papunësinë e lartë, në të kaluarën janë hapur universitete false që i dhanë të rinjve iluzionin se nuk ka probleme, për të gjetur punë pastaj. Por tani ne e dimë se trajnimi profesional për studentët është i nevojshëm, duhet të sigurojnë mjetet e dobishme për ta, që të gjejnë më pas një punë, të vërtetë e reale. Pra, ne kemi vendosur të mbyllim të gjitha universitetet që ishin jashtë standardeve legjislative. Disa kanë “shitur” diploma pa u ndëshkuar. Këtë muaj një agjenci ndërkombëtare angleze është gati  për të vlerësuar  të gjitha universitetet për të bërë edhe përzgjedhjet e tyre.

Edhe Picasso foli për një art që “i fokusohet botës."

Politika mund të përputhet me një art që fokusohet në botë, mund të jetë urë lidhëse mes artit dhe botës.

Është e mundur të transformohet një popull, si ai i Ballkanit, i cili zakonisht lidhet me atë luftës, në një komb që flet në mënyrë diplomatike me Europën, Kinën, SHBA-të, apo Rusinë?

Disa javë më parë, Papa ishte në një vizitë zyrtare këtu, në Shqipëri. Në fund të ditës, është marrë një foto unike. Kreu i komunitetit musliman, kreu i komunitetit ortodoks dhe kryetar i një tjetër komuniteti mysliman ishin që të tre në radhët e para, për të dëgjuar Meshën.  Tek shqiptarët, muslimanët dhe katolikët jetojnë së bashku, shkojnë në të njëjtat varreza, bashkohen në martesa të përziera. Në familjen time ne jemi të krishterë, katolikë, myslimanë dhe ortodoksë. Por ç’është ana tjetër e medaljes. Sot në Ballkan, në vitin 2014, në fund të njëqindvjeçari të  Luftës së Parë Botërore, është viti i parë që nuk e regjistrojnë konflikte, nuk ka kufi, dhe ne duhet të kuptojmë se kjo është një rrethanë e jashtëzakonshme për Evropën. Pse kjo paqe është shfaqur si një nevojë për dialog të imponuar nga magjia e Evropës, që ne të gjithë duhet të bashkohemi në Evropë. Kjo që ne jetojmë, megjithatë, është një situatë shumë e brishtë. Multi-fetaria është forca, por edhe brishtësia e këtij rajoni, sepse, nga ana tjetër, nuk janë të gjitha tendencat fondamentaliste islamike që mund të zvarriten kur nuk ka edukim, nuk ka punë, nuk ka të ardhme. Shqiptarët, të cilët për vite janë akuzuar për krijimin e problemeve në Evropë, jo vetëm janë të gatshëm për paqe, por në Ballkan janë investitorët më të mëdhenj. Përvoja e këtyre njerëzve, që jetojnë në pesë shtete të ndryshme i ndihmon për të arritur këtë qëllim.

A mendoni se mund të kishte një dialektikë midis artistit dhe politikanit? Cili është ekuilibri i mundshëm?

Artisti dhe politikani, kur arrijnë lartësinë e profesionit të tyre, ata ngjajnë të përkryer të dy. Të jesh artist dhe kryeministër, janë si një i vetëm. I pari, sepse nuk dëshiron shoqëri duke punuar, apo duke krijuar, i dyti për shkak të energjisë dhe vetmisë dhe këto janë dy koncepte të lidhura.  Por të dy, artisti dhe politikani, kanë nevojë për të tjerët… që të kombinojnë krijimtarinë me të menduarit demokratik, ideve me nevojat e të tjerëve. Pa të tjerët, nuk mund të kenë forcë për të shkuar përpara. 

SHKARKO APP