EKSKLUZIVE- Eduard Kukan: Opozita ta sfidojë Qeverinë në Parlament, jo në rrugë
Flet për "Koha Jonë" Eurodeputeti Eduard Kukan: Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për flukset e mundshme të migracionit dhe për trajtimin e çështjeve të sigurisë
EKSKLUZIVE- Eduard Kukan: “Opozita ta sfidojë Qeverinë në Parlament, jo në rrugë”
Intervistoi: Redjon Shtylla
Eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për "Koha Jonë", komenton zhvillimet e fundit në politikën shqiptare. Lidhur me protestën e datës 8 dhjetorit të PD, deputeti që i përket grupit të Partive Popullore Europane, pjesë e së cilës është dhe PD, shprehet në mënyrë të qartë se “qeveria legjitime nuk duhet të sfidohet në rrugë”, por në Parlament.
Për sa i përket deklaratës që Kryeministri Rama ka thënë se negociatat do të rihapen gjatë vitit 2016, Eurodeputeti Kukan shpreh se, nuk dëshiron që të spekulojë me data, por shton se është në duart e shqiptarëve të vazhdojnë progresin në fushat kyçe për fillimin e negociatave. Lidhur me sfidat e rajonit siç janë emigrantët dhe terrorizmi, Kukan thotë se, “Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për flukset e mundshme të migracionit dhe për trajtimin e çështjes së sigurisë”.
Z. Kukan, Partia Demokratike më 8 dhjetor në Ditën e Rinisë protestoi dhe kërkoi rrëzimin e qeverisë aktuale. Cili është komenti juaj kur dëgjoni se në Shqipëri pas çdo 2 vitesh nisin protestat që kërkojnë rrëzimin e qeverisë?
Opozita dhe njerëzit e pakënaqur kanë të drejtë të protestojnë dhe të nxjerrin në pah problemet në vend, por kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore. Unë tashmë kam përmendur në shumë raste që nuk besoj se qeveria legjitime duhet të sfidohet në rrugë. Roli kryesor dhe përgjegjësia e politikës opozitare është për të sfiduar qeverinë në parlament. Për më tepër, Shqipëria po përballet me shumë sfida, ku është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjitha partive politike, sfida të tilla si ligjet e përmendura tashmë për dekriminalizimin ose për reformën e ardhshme gjyqësore, por edhe çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe migrimin.
Z.Kukan, ju keni punuar për arritjen e një bashkëpunimi mes partive politike shqiptare në lidhje me ligjin e dekriminalizimit. Ligji ende nuk është miratuar. Çfarë e pengon miratimin dhe cili është argumenti që u japin krerët e partive kur diskutoni me ta për këtë ligj?
Unë shoh që puna mbi ligjin e dekriminalizimin është një arritje e rëndësishme e politikanëve shqiptarë. E kuptoj se ka një marrëveshje të përgjithshme e të gjithë aktorëve kryesorë politikë në këtë ligj dhe unë sinqerisht shpresoj se ajo do të kalojë shumë shpejt në Parlament, së bashku me ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Unë do të doja të theksoj se bashkëpunimi mes politikanëve nga opozita dhe partitë në pushtet në këtë legjislacion është një sinjal pozitiv. Shpresoj se miratimi dhe zbatimi do të jetë në frymë bashkëpunuese në mënyrë të barabartë. Ky legjislacion mund të jetë një shembull i mirë i ndikimit pozitiv në kulturën politike në Shqipëri dhe përfundimisht të ndihmojë qytetarët shqiptarë për të ri-fituar besimin e tyre në politikë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë vitit 2016, pritet hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Në vlerësimin tuaj është e mundur që të ndodhë kjo?
Unë do të jem i kënaqur që për Shqipërinë të hapen negociatat dhe shpresoj se vendi do të jetë i gatshëm për këtë hap të rëndësishëm, së shpejti. Ka ende punë për të bërë para se të ndodhë, pra, unë nuk do të doja të spekuloja në data. Në të njëjtën kohë, është në duart e shqiptarëve të vazhdojë për të bërë progres në fushat kyçe për fillimin e negociatave.
Reforma në drejtësi është vlerësuar si më e rëndësishmja për Shqipërinë. Cili do të jetë qëndrimi i institucioneve të PE-së, nëse ligji nuk kalon me konsensus mes dy forcave kryesore politike?
Drejtësia është një nga gurët themelorë të funksionimit të sistemit demokratik. Prandaj, BE-ja gjithashtu, e ka vënë atë në qendër të procesit të anëtarësimit. Shqipëria ka nevojë për këtë reformë shumë themelore me qëllim përforcimit e pavarësisë dhe të sjellë më shumë paanshmërisë dhe efektshmërinë në sistemin gjyqësor. Unë, gjithashtu, besoj se shumica e njerëzve në Shqipëri, bien dakord për nevojën e ndryshimeve të tilla. Ky kuptim i përbashkët duhet të bëhet edhe një parim udhëzues për politikanët që punojnë në këtë reformë. Ajo do të jetë një sfidë, megjithatë, i inkurajoj të gjithë politikanët të mbajnë dialog dhe të bashkëpunojnë në këto çështje të hapura. Ajo mund të ndihmojë vetëm për të përmirësuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë për të çuar vendin më afër BE-së.
Shqipëria që të hapë negociatat për anëtarësimin në BE, duhet të plotësojë pesë kushtet bazë. Si do t’i vlerësoni arritjet e deri më tanishme?
Shqipëria ka bërë disa përparime sa i përket prioriteteve kyçe, por ka ende punë për të bërë. Ashtu siç unë tashmë kam përmend reformën gjithëpërfshirëse të gjyqësorit, por duhet të punojë dhe në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e duhen të trajtohen me përpjekjeve të vazhdueshme. Megjithatë, në aspektin politik, unë mendoj se ka shumë potencial në Shqipëri për të lëvizur me procesin e integrimit pasi ekziston një vullnet i përbashkët politik dhe bashkëpunim ndër partive për këto çështje kyçe.
Europa po përballet me krizën e refugjatëve dhe kërcënimet reale nga Shteti Islamik. Si ka qenë bashkëpunimi i Qeverisë shqiptare në këto dy sfida?
Përballja me këto sfida bashkëpunimi në të gjithë Europën është një domosdoshmëri. Shqipëria ka provuar të jetë një partner i besueshëm në rajon, duke vepruar me përgjegjësi dhe në ndarjen e vlerave europiane. Kjo krizë nuk do të mbarojë tani. Prandaj ne do të duhet të zgjerojnë bashkëpunimin e rajonit me BE-në. Shqipëria, gjithashtu, duhet të jetë e përgatitur për flukset e mundshme të migracionit dhe për trajtimin e çështjes së sigurisë. Sot, ajo që mund të shihet është se më shumë se kurrë një punë të përbashkët na bën më të fortë në përgjigjeje të këtyre sfidave.