Ekskluzive/Hashim Al Sada: Katari është i gatshëm të investojë në Shqipëri

Flet për “Koha Jonë” i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Katarit në Tiranë, Hashim Ibrahim Al Sada

Intervistoi: Qamil Xhani

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Katarit në Tiranë, Hashim Ibrahim Al Sada, shprehet se biznesi i Katarit është i interesuar të investojë në Shqipëri. Diplomati thotë se institucioneve dhe mediave shqiptare u  duhet të punojnë më shumë për përmirësimin e imazhit, pasi në Botë Shqipërisë i njihen shumë pak vlerat dhe mundësitë që ka për turizëm dhe investime. Në një intervistë ekskluzive për “Koha Jonë”, diplomati i Katarit, i cili më herët ka qenë pjesë e ekipit drejtues të rrjetit televiziv “Al Jazeera” sjell dhe përvojën e tij gjatë misionit në Shqipëri. Ai thotë se para mbërritjes në Tiranë shumica e miqve i kanë folur për një Shqipëri problematike. Ndërsa kur ka parë nga afër gjërat në Tiranë, shprehet se Shqipëria është një vend normal që nuk është prezantuar siç duhet në mediat ndërkombëtare, por edhe nga vetë mediat vendase.

Muajt e fundit ka një krizë diplomatike mes Katarit dhe vendeve të tjera të Gjirit. Diplomati Hashim Ibrahim Al Sada, sqaron me detaje se si nisi kriza dhe çfarë po bëhet për zgjidhjen e saj. Diplomati i Katarit flet dhe për përgatitjet që po bëhen në këtë vend për Botërorin 2002. “Të gjitha këto projekte dhe stadiume janë ultra-moderne dhe brenda tyre janë vendosur sisteme ajri të kondicionuar që mund të ulin në maksimum temperaturat”,- thotë Hashim Al Sada.

Al Sada!Së pari ju uroj suskese në misionin tuaj në Shqipëri dhe ju falënderoj për këtë intervistë…

Ju faleminderit juve për ftesën. Është kënaqësi për mua ti drejtohem opinionit publik shqiptar nëpërmjet gazetës suaj.

Si i vlerësoni marrëdhënietdypalëshepolitike dhe diplomatike?

Marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes dy vendeve tona konsiderohen të shkëlqyera dhe në nivelet më të larta si në aspektin bilateralashtu edhe multilateral. Po ashtu marrëdhëniet me popullin shqiptar konsiderohen vëllazërore dhe me lidhje të forta me rrënjë të thella në histori. Mes dy vendeve ka bashkëpunim të qëndrueshëm që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në vitin 1992 pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Këto marrëdhëniebazohen mbi respektin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta. Në këto 25 vite Katari ka qenë i pranishëm në Shqipëri që pas rënies së komunizmit me projekte në fushën e bamirësisë, arsimit dhe financimin e projekteve zhvillimore. Etapa e re e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve kulmoi mevizitën historike të Madhërisë së Tij Babait Emir Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani në Shqipëri në Tetor 2011, ku u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume mirëkuptimi në shumë fusha.Në fund të po atij viti (2011) u çel Ambasada Shqiptare në Doha dhe në Shkurt të 2012 u hap Ambasadae Katarit në Tiranë. Midis dy vendeve ka patur shkëmbim vizitash të niveleve të larta që dëshmojnë vullnet të fortë për konsolidimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor etj.

Unë mendojse marrëdhëniet politike dhe diplomatike midis dy vendeve do të rrisin vrullin e bashkëpunimitnëtë ardhshmen e afërme për të mirën e të dy popujve dhe vendeve.

A ka bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve dhe si mund ta nxisim më tej atë?

Besoj se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike dhe diplomatike mes dy vendeve duhet të reflektohet edhe në bashkëpunimin e përbashkët në fushën ekonomike, tregtare dhe të investimeve. Por për fat të keq ky aspekt është aktualisht i kufizuar dhe nuk ka arritur në nivelin e pritshëm. Ende ka nevojë për përpjekje të mëtejshme për të forcuar dhe thelluar perspektivat për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Por që të arrihet kjo duhen projekte konkrete dhe përcaktimi i fushave me interes për të dyja palët dhe që ka nevojë të investohet.

Cilat janë fushat më me interes për investime të Katarit në Shqipëri?

Mund tëthem të gjitha fushatku mund të investohet. Në gjithçka që ka interes për Shqipërinë dhe Katarin dhe që u shërben të dy vendeve dhe popujve. Ne je jemi të hapur për një bashkëpunim sa më të madh mes dy vendeve. Ka shumë sektorë ekonomikë në Shqipëri që kanë nevojë për më shumë investime të huaja për të rritur produktivitetin e tyre, për të optimizuar shfrytëzimin e tyre dhe për të ofruar mundësi punësimi për rininë shqiptare, duke kontribuar kështu në rritjen e PBB-së dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Ndër këta sektorë premtues janë turizmi, bujqësia, industria, përpunimi i ushqimit, energjia, minierat, transporti dhe infrastruktura.

Ambasada nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur të gjitha iniciativat që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit midis sipërmarrësve në të dy vendet për të diskutuar mundësitë e investimeve të mundshme.Jam i kënaqur që në gjithë takimet që unë kam pasur në Tiranë, me drejtues të institucioneve, ka një gatishmëri të madhe për të pasur bashkëpunim edhe më të madh. Kjo është një nisje e mirë që në të ardhmen do të japë rezultate konkrete.

Në këtë drejtim mund t’ju siguroj se po punohet për vendosjen e një linje fluturime direkte mes dy vendeve dhe pritet që ky projekt të shohë dritën së afërmi.

A ka institucione apo dhe biznese shqiptare që kanë shprehur interesim për investime konkrete?

Po, mund të them që ka mjaft institucione dhe përfaqësues të bizneseve që kanë kërkuar mbështetje për projekte konkrete. Unë jam takuar me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Damian Gjiknuri ku kam gjetur gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushën e teknologjisë industriale dhe për të nxitur thithjen e investimeve të Katarit në Shqipëri. Po ashtu, Dhoma e Tregtisë ka shprehur interesin për të patur më shumë bashkëpunim në fushën ekonomike. Me Kryetarin e Dhomës. Z. Nikolin Jaka kemi pasur komunikime të frytshme për të avancuar në çështje konkrete.

Dotë veçojaedhe përpjekjet për të rritur bashkëpunimin mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Dohas, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shprehur dëshirën për binjakëzim me Bashkinë e Dohas. Aktualisht po punojmë që kjo nismë të avancojë përpara.

Gjithashtu mendojmë se reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht reforma e sistemit në drejtësi dhe përparimi i vendit në proçesin e integrimit europian, do të kenë një ndikim pozitiv në sektorin e investimeve të vendit.

Ne e mbëshesim fuqimisht Shqipërinë në këtë drejtim.

Prej disa muajsh ka filluar një krizëdiplomatike mes Katarit dhe disa vendeve të tjera të Gjirit.Si mund të zgjidhet kjo krizë?

Fillimet e deklaruara të kësaj krize datojnë që më 23 Maj 2017, kur ndodhi dhe piraterimi i faqes zyrtare të Agjensisë së Lajmeve të Katarit (QNA) dhe u publikuan një sërë lajmesh të trilluara duke ia mveshur ato Emirit të Katarit Lartësisë së Tij Sheik Temim Bin Hamad Al Thani. Edhe pse faqja zyrtare e Agjensisë së Lajmeve të Katarit u vërtetua plotësisht se është sulmuar dhe zyrtarët e Katarit mohuan të gjitha trillimet publikuara në të, gjithsesi disa media të vendeve të rajonit i injoruan deklaratat e qeverisë së Katarit dhe vazhduan fushatën denigruese.

Më 5 qershor 2017, Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti njoftuan ndërprerjet e marrëdhënieve me shtetin e Katarit dhe fillimin e bllokadës dhe i kërkuan diplomatëve katarianë të largohen. Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Katarit shprehu habinë e saj dhe i dënoi këto masa të pajustifikuara e të paligjshme, duke theksuar se shteti i Katarit ka qenë subjekt i një fushate mediatike të pandershme me qëllim cënimin e Shtetit të Katarit, reputacionin dhe interesat e saj.

Në këtë klimë të paqëndrueshme, shumë palë ndërkombëtare u bënë thirrje vendeve të krizës për ta zgjidhur atë sa më parë dhe të punojnë për të shuar përçarjen në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit.Shteti i Katarit, përshëndeti të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës, veçanërisht përpjekjet për ndërmjetësim nga ana e Emirit të Kuvajtit Lartësisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. Katari konfirmoi se është i hapur për dialog dhe për zgjidhje të arsyeshme, duke theksuar se ai është shtet sovran që nuk pranon asnjë diktat të jashtëm që do të dëmtonte vendimin e tij politik, sovranitetin apo politikën e tij të jashtme.

Ndërkohë, shtetet e bllokadës formuluan 13 kërkesa të padrejta, dhe ende sot e kësaj dite refuzojnë të japin qoftë edhe një provë rreth akuzave të tyre të pabaza.

Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, ne besojmë se zgjidhja qëndron në heqjen e bllokadës dhe adresimin e krizësduke u ulur në tavolinë të rrumbullakët për të diskutuar çështjet e diskutueshme me objektivitet dhe pa cënuar sovranitetine askujt.Ne shpresojmë që kjo krizë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur për të rikthyer unitetin e vendeve të Gjirit.

Çfarë ndikimesh ka patur kjo krizë?

Kriza ka pasur vetëm ndikim njerëzor, që do të thotë se efektet e saj më shumë ndjehen në raportet njerëzore të katarianëve me popujt e vendeve të tjera,për shkak të afërsisë mesfamiljeve të Gjirit që kanë marrëdhënie të ngushta.

Përsa i  përket anës ekonomike, ju e diniqë likuiditeti financiar që ka Katari, aftësitë e drejtuesve të tij, marrëdhëniet e shkëlqyera me vendet e botës, bënëqë Katari të mund të absorbojë goditjen eparë dhe të kapërcejë pasojat e kësaj bllokade. Në pak kohë ne patëm sukses të gjejmë alternativa të tjera për produktet e importuara më parë nga shtetet e bllokadës, kryesisht produkte ushqimore, pasi u vendosën ura ajrore për tranportin e produkteve ushqimore. Linja të tjera detare u hapën midis Portit ndërkomëtar “Hamad” (në Doha) dhe porteve në Oman, Iran, Turqi, Kuvajt dhe vende të tjera të botës.

Për shkak të bllokadës Katari investoi dhe po investon në projekte që mundësojnë prodhimin e produkteve bazë në vend dhe po zhvillohen biznese që më parë nuk shiheshin si të nevojshme. Paradoksalisht, kriza që u nis për të na izoluar ekonomikisht, po sjell zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë dhe aftësinë e mbështetjes tek vetja (self-sufficiency).

Gjitahshtu edhe përpjekjet e vendeve të bllokadës për diversion në lidhje me udhëheqjen në Katar pati efekt të kundërt, pasi populli katarian u lidh më shumë me Emirin, i cili tani gëzon jo vetëm mbështetjen e plotë të katarianëve, por edhe të qytetarëve të vendeve të tjera që jetojnë e punojnë në Katar.

Gjithashtu u shmang edhe opsionii një ndërhyrje ushtarake. Nga ana tjetër, Katari nuk ndërmori masa reciproke ndaj vendeve të tjera, si p.sh ndërprerjen e gazit ndaj Emirateve e cila 70 % të nevojave të saj për energji e siguron nga Katari. Kjo maturi dhe llogjikë rriti besueshmërinë e komunitetit ndërkomëtar tek Katari, dhe për rrjedhojë investimet e huaja në vend u rritën ndjeshëm pikërisht në kohën e krizës.

Si po ecin përgatitjet për Botërorin 2022?

Punimet për ndërtimin e stadiumeve të reja në Katar dhe projeket e tjera infrastrukturore në lidhje me Botërorin po shkojnë drejt fundit.Të gjitha këto projekte dhe stadiume janë ultra-moderne dhe brenda tyre janë vendosur sisteme ajri të kondicionuar që mund të ulin në maksimum temperaturat.

Gjithashtu mund të theksoj se Katari ka përvojë të hershme në fushën e sportit, përshembull. Aspire Sports City, e shtrirë në 2.5 km2në Doha, ku përfshihen edhe Aspire Academy dhe Aspire Sports Medicine që trajton lëndimete lidhura me sportin dhe aspektet e kujdesit sportiv.

Çfarë mendimi keni rreth situatës aktuale në Shqipëri? Si sheh politikën shqiptare me akuza të ashpra, një diplomat i huaj?

Unë nuk do të doja të ndalesha në çështjet e brendshme politike. Nëse ka debate dhe akuza të ashpra për krimin dhe drogën, kjo është një çështje që e zgjidh drejtësia. Kudo, në çdo vend ka konflikte dhe beteja politike dhe rruga më e mirë e zgjidhjes janë institucionet. Nuk ka pse gjëra të tilla të krijojnë kriza dhe bllokime të proceseve integruese dhe ekonomisë së vendit.

Ajo që më bën përshtypje këtu, është se vendi harxhon shumë energji me debate, që unë do t’i quaja negative për imazhin e vendit dhe jo produktive për ekonominë dhe investimet. Duke u marrë kaq shumë me akuza dhe debate një shtet qëndron në vend në mos shkon në regres. Shqipëria ka nevojë për zhvillim, ka nevojë për ekonomi të qëndrueshme dhe për stabilitet politik. Sepse mesazhi më i keq që të huajt marrin kur shohin zhvillimet këtu është mungesa e qëndrueshmërisë.

Mendoj,dhe këtu flas nga përvoja personale në fushën e medias, se edhe mediashqiptare ka një rol jo fort pozitiv në këtë drejtim. Nëse ndjek mediat në Shqipëri, të krijohet një imazh tjetër nga ai që mund të jetë në realitet. Mediat u lënë më shumë hapësirë raportimeve negative edhe kur ka plot gjëra pozitive për vendin. Besoj se media duhet të udhëhiqet nga parimet e interesit kombëtar dhe të promovojë vendin dhe potencialet e tij të larmishme në shumë fusha.

Po ju sjell një shembull personal, për këtë që deklarova më sipër. Para se të vija me mision në Tiranë, shumë miq të mi dhe të afërm më thanë që të kanë emëruar në një vend shumë problematik. Imazhi që kishin për Shqipërinë ishte ai i një vendi me krim, vrasje, probleme të rënda me ligjin dhe të zhytur në kaos. Por kur erdha këtu pashë një situatë krejtësisht tjetër, Shqipëria më duket një vend shumë normal. Jam befasuar pozitivisht dhe më vjen keq sesa pak e njohin njerëzit jashtë Shqipërisë realitetin këtu. Sa pak e njohin bukurinë e këtij vendi dhe sa pak e dinë se këtu mund të jetohet normalisht, si në çdo vend tjetër të Bashkimit Europian. Dhe e dini se përse vinin këto paragjykime?! Sepse të gjithë ata që flasin për Shqipërinë i kanë lexuar këto gjëra nëpër gazeta dhe mediat e tjera. Domethënë mediat kanë anuar më shumë nga anët negative për Shqipërinë. Ndërkohë përditshmëria nuk është vërtet ashtu.

Unë e kuptoj që media duhet të raportojë faktet, si përshembull vjedhjet, krimin etj. Por në çdo shtet ka probleme të tilla dhe krime, ndoshta në disa vende të BE-së ose vende të tjera kriminalieti është edhe më i lartë. Ndërkohë që Shqipëria ka kaq shumë gjëra të bukura dhe potenciale për të promovuar. Ka një natyrë të mrekullueshme dhe tepër tërheqëse çka duhet të thithë investime të mëdha në sektorin e turizmit për të katër stinët. Ka një popull vital dhe një bashkëjetesë fetare që çmohet jashtëzakonisht shumë në botë. Shumë mirë mediat, intitucionet shtetërore dhe organizmat civile mund t’i nxjerrin në pah këto fakte dhe t’i shërbejnë pozitivisht vendit. Nëse nuk vlerësohen dhe promovohen anët pozitive, do të jetë e vështirë që Shqipëria të tërheqë investitorë seriozë.

A keni një mesazh për popullin shqiptar?

Unë besoj se populli shqiptar dhe vendi do të eci gjithmonë përpara. I keni të gjitha mundësinë të jeni një vend i begatë dhe i zhvilluar. Unë do të thoja se ne kemi raporte speciale me popullin mik shqiptar. Për ne në Katar, Shqipëria është më afër se popujt e tjerë të botës për shkak të trashëgimisë, historisë dhe traditave. Unë uroj që Shqipëria jo vetëm të vazhdojë me proceset për integrimin e plotë në BE, por të përparojë dhe tënjohë një zhvillim sa më të madh për qytetarët e saj.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Katarit në Tiranë, Hashim Ibrahim Al Sada, gjatë intervistës me Kryeredaktorin e gazetës ”Koha Jonë”, Qamil Xhani.

SHKARKO APP