Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:51 5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona Barcelona do të përballet këtë të mërkurë me skuadrën e Sabah nga Azerbajxhani, në një ndeshje të veçantë të Champions League. Përballja mes dy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eurodeputeti Eduard Kukan: Kujdes me emërimin e drejtorit RTSH

Intervista E martë, 20 Prill 2021 17:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eurodeputeti Eduard Kukan, ka bërë të ditur se do të prezantojë një amendament të ri për rezolutën e integrimit të Shqipërisë në BE për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një intervistë për ABC News, Kukan tha se raste si i ai deputetit Armando Prenga janë të papranueshme për BE-në dhe nuk duhen të përsëriten në zgjedhjet e ardhshme. Kukan shpjegon edhe insistimin e tij për amendamentin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Rezoluta për Shqipërinë do të diskutohet në 13 prill dhe do tê votohet në 14 prill në seancë plenare të PE-së.

Ju jeni raportuesi në hije i rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila nuk pati vëmendjen e duhur gjatë aprovimit në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, duke qenë se aprovimli i saj ndodhi ditën e shpërthimeve terrorriste në Bruksel. Cili është mesazhi kryesor që përçon kjo rezolutë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Eduard Kukan, eurodeputet: Rezoluta për Shqipërinë ka për qëllim inkurajimin e palëve për të vazhduar përgatitjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Jam i kënaqur me përmbajtjen e rezolutës dhe  besoj, se se do ta aprovohet ne seancën plenare javën e ardhshme pa ndryshime.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju keni prezantuar dy amendamente. Një prej tyre ka të bëjë me lirinë e shtypit. Nuk jemi mësuar t’ju dëgjojmë të ndërhyni për këtë çështje. Pse insistuat për këto amendamente?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Eduard Kukan, eurodeputet: Njëri prej amendamenteve ka të bëjë me emërimin e drejtorit të Radio Televizionit Publik dhe u aprovua. Mund t’ju them, se nuk ishim në një mendje me zotin Fleckenstein për këtë, ndërkohë që ne jemi përgjithësisht dakort mbi gjithçka. Unë e pashë të rëndësishme të insistoja mbi këtë, sepse versioni i proçedurës për emërimin është aprovuar katër vite më parë me insistimin e Partisë Socialiste. Dhe tani është pikërisht Partia Socialiste që e ndryshon këtë. Amendamenti u aprovua dhe jam i kënaqur për këtë. Ai shpreh shqetësimin për emërimin e drejtorit të RTSH-së, pasi nuk është korrekte që të ndërrohen gjërat në varësi të faktit nëse je në opozitë apo mazhorancë. Çdo qeveri duhet të mësojë që parime të tilla nuk vlejnë vetëm gjatë mandatit qeverisës, por ato kanë jetëgjatësi përtej mandatit qeverisës.

Ju do prezantoni një amendament të ri në seancën plenare. Pse?

Eduard Kukan, eurodeputet: Unë do të prezantoj një amendament lidhur me paragrafin për refomën zgjedhore. Ky amendament do të përforcojë gjuhën e përdorur në rezolutë sipas të cilës, institucionet e Bashkimit Europian presin zgjedhje të lira dhe të ndeshme në Shqipëri, që të njihen nga të gjithë dhe që të konsolidojnë situatën e brendshme në Shqipëri.

Lidhur me proçesin e dekriminalizimit, zoti Fleckenstein dhe ju keni luajtur një rol të pamohueshëm si ndërmjetësues të ligjit për dekriminalizimin. Pika kyçe aktualisht mbetet zbatimi i këtij ligji. Si po shkon zbatimi në këndvështrimin tuaj ? Zoti Fleckenstein ka shoprehur shqetësim për rastin Prenga. Ju ç’mendoni ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Raste të tilla janë të papranueshme. Fatmirësisht, zoti Prenga nuk merr më pjesë në punimet e Kuvendit, përndryshe do të kishte qenë shumë e vështirë të pranohej kjo situatë. Por të gjitha aktet nënligjore të dekriminalizimit, janë aty që situata të tilla të mos përsëriten. Nuk duhet të ketë më persona me të shkuar kriminale në zgjedhjet parlamentare. Shoh që tek tuk ka ende probleme, por Bashkimi Europian do të insistojë që ky ligji të zbatohet tërësisht, që të mos ketë më përsëritje të rasteve të tilla, që janë thjesht të papranueshme në këndvështrimin e BE-së.

Reforma në drejtësi është parësore për hapjen e  negociatave të anëtarësimit. Edhe komisioneri Hahn gjatë dialogut të nivelit të lartë  në Tiranë theksoi, se marrëveshja për këtë reformë mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtarësimit. Besoni se do ketë marrëveshje?

Eduard Kukan, eurodeputet: Atë që shoh, se të dyja palët janë dakort për rëndësiën e aprovimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Secila palë e sheh ndryshe këtë reformë. Ky është problemi, por besoj, se ata janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e reformës. Tani që kemi rekomandimin e Komisionit të Venecias,  që njohim qëndrimin e Komisionit Europian dhe SHBA-ve, nuk mbetet tjetër përveçse dakortësia. Nuk mund ta imagjinoj që kjo reformë të mos aprovohet dhe të mos zbatohet. Hapi që duhet hedhur tani është marrëveshje midis palëve. Ne nuk mund të bëjmë më shumë. Forcat nga jashtë nuk mund të bëjnë më shumë. Ju ju referuat komisionerit me të drejtë, që reforma e drejtësisë, mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtraësimit. Kjo nuk do të thotë që kjo do të ndodhi automatikisht. Mos më pyesni, nëse në rast se kjo reformë fillon të zbatohet, atëherë a do të ketë Shqipëria një datë për hapjen e negociatave ? Ajo që mund t’ju them, se është e qartë që pa këtë reformë, nuk është realiste të flitet për hapin e ardhshëm të integrimit europian. /abc news/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona
Para 10 minutash

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Para 26 minutash

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Para 26 minutash

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 28 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 17 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.