Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:14 Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur me rezultatin 4-2 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Megjithatë, Raphinha nuk sheh arsye…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fajon: Më shqetëson gjendja në Kosovë

Intervista E mërkurë, 21 Prill 2021 20:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zonja Fajon, të enjten u mbajt diskutimi i parë i Komitetit për liritë civile, drejtësinë dhe punët e brendshme të Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave. Ju thatë se do të jeni të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Si mendoni se do të zgjidhet një prej kushteve që i janë vendosur Kosovës, ai i ratifikimit të Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi?

Fillimisht, unë jam shumë e kënaqur që më në fund në tavolinë e kemi një propozim të Komisionit Evropian, sepse mendoj se ka kaluar shumë kohë. Kosova tani pothuajse i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e ka marrë dritën e gjelbër. Është e vështirë tani të thuhet sa kohë do të zgjasë ende.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 2 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Në debat kam theksuar se mund të diskutojmë me Komisionin se cilat janë kriteret, nëse e marrin parasysh procesin me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Por, sido që të jetë, tani duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundshme, do të punoj në një agjendë ambicioze, dhe pala kosovare të bëjë atë që kërkohet nga ajo.

Swiss Digital

Pra, derisa Komisioni insiston që ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi është kusht, mendoj se është më mirë që të provojmë të bëjmë që ky kusht të përmbushet. Para pak ditësh kam qëndruar në Prishtinë dhe Qeveria më ka siguruar se kjo mund të bëhet.

Unë pres që të ecim në këtë drejtim, dhe nga ana tjetër, natyrisht, do të bisedojmë me Komisionin se si mund ta mbyllim këtë dosje sa më shpejt. Gjithashtu, edhe prej qeverive evropiane natyrisht, ku pres probleme, pres që në fund të pranojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Opozita është këmbëngulëse që të mos e pranojë demarkacionin madje edhe me çmimin që Kosova të humbë liberalizimin. Votat në Kuvend ende janë në pikëpyetje. Sa mundet demarkacioni ta pengojë lëvizjen e lirë për Kosovën?

Sinqerisht mua më shqetëson kjo gjendje në Kosovë dhe unë shpresoj se kjo është krejtësisht për shkak të një politizimi të brendshëm, sepse do të ishte dëm që tani Kosova të humbasë këtë mundësi për liberalizim të vizave. Në këtë moment, unë nuk mund të them se mund ta ndryshojmë këtë kusht, sepse nuk më takon mua, kjo i përket Komisionit Evropian.

E di se është një situatë e ndjeshme, e di se është e vështirë të sigurohet një shumicë e garantuar, por nuk e di si do të ecim tutje. Do të ishte për keqardhje nëse humbet ky moment. Natyrisht, do të kërkojmë zgjidhje. Unë dua të jem optimiste.

Nga ana tjetër, duhet të kuptoni se atmosfera në Këshill ndërmjet të gjitha shteteve anëtare nuk është edhe aq pozitive kur bëhet fjalë për liberalizim të vizave. Jo vetëm për shkak të Kosovës, ose korrupsionit, ose kërcënimit nga terrorizmi, por më shumë për shkak se e gjithë BE-ja është në një ngërç, në një situatë krize për shkak të emigrantëve, për shkak të krizës dhe në këtë kontekst, është e nevojshme e gjithë ndihma e Qeverisë së Kosovës.

Unë, çdo ditë dhe sa më shpejt që mundem, do të punoj dhe bashkëpunoj, natyrisht.

Ju keni kërkuar nga Komisioni Evropian që të sqarojë se pse dhe si i është vendosur Kosovës kushti për demarkacion të kufirit, kur vendet e tjera nuk e kanë pasur. Është i drejtë ky kusht?

Nuk e di nëse ka ndonjë kuptim që të them nëse është i drejtë apo jo. Ky është kushti i Komisionit dhe e di se të tjera vende të Ballkanit Perëndimor nuk i kanë pasur kushtet e ngjashme. Por, nëse kërkohet kjo nga një vend, unë do të propozoja që të bëjmë çdo të mundur. E di se edhe Qeveria e Kosovës, gjithashtu, ka garantuar se ka një marrëveshje të mirë rreth kufirit dhe se është e mundshme që atë marrëveshje ta ratifikojë. Po ecim në këtë drejtim dhe ta shohim se si të ecim tutje, nëse procesi bllokohet.

Radio Evropa e Lirë: Kur flasim për procedurat e BE-së. Kur mund të presin qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza? A është e mundshme që Parlamenti të votojë këtë çështje para pushimeve verore?

Këto ditë po e përgatis agjendën si të ecim tutje. Ekzistojnë procedura formale në Parlamentin Evropian. Së pari duhet të zhvillojmë debat për propozimin e Komitetit për liritë civile, drejtësinë dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian (LIBE) dhe pastaj të Komitetit për marrëdhënie me jashtë (AFET) ku do të votohet për propozimin.

Unë do të doja që të paktën në Komitetin LIBE të votohet përpara pushimeve vjetore. Kjo është një agjendë ambicioze për shkak të procedurave formale.

Megjithatë, nuk pres që do të bëjmë një hap drejt liberalizimit të vizave në pranverë të këtij viti.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 10 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 34 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 34 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 36 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.