Fatmir Mediu: Në 25 prill, opozita me dy koalicione
Zhvillimet brënda kampit opozitar dhe 30 vjetori i lëvizjes së studentëve të Dhjetorit 1990, ishte tema e diksutimit në emisionin “60 Minuta” nga gazetari Arbër Hitaj në RTV SCAN. Të ftuar ishin: Fatmir Mediu kryetar i Partisë Republikane, Roland Bejko ish-student i Lëvizjes së Dhjetorit, i PD dhe Gëzim Saliu kryeredaktor i gazetës Standard. Mediu theksoi se lista me 2 koalicione, është zgjidhja më e mirë për daljen e opozitës në zgjedhje. Por, sipas tij problemi i listës me dy koalicione është në qarqet e vogla. Mediu ju bën apel edhe partive të reja që ta shikojnë mundësinë ti bashkohen opozitës. Ndërsa bën thirrje që opozita ti lëjë mënjanë paragjikimet dhe diskutimet e brëndshme. Ndërkohë Bejko gjithashtu tha se opozita është pak vonë sidomos në caktimin e drejtuesve në qarqe, por kjo ishte e kushtëzuar nga caktimi I formulës me 2 ose 1 listë. Të njëjtin qëndrim ndante edhe kryeredaktori Saliu duke thënë se opozita është me vonesë në organizimin e fushtës.
Cili është varianti më i mirë, dalja me dy lista apo një listë?
Interesi elektoral i Partisë Republikane është që të dali me listën e vet sepse aq vota sa duhen për të marrë mandate brenda koalicionit aq duhen dhe jashtë koalaicionit. Por, nëse gjykojmë se jemi një opozitë që kemi qëllimtë ndryshojmë këtë realitet të papranueshëm atëherë koalicionet janë të domosdoshme. Një koalicion nuk mund të bëhet, mos ta marrim Edi Ramën për budalla, mund ta marrim për shejtan budalla, por budalla asnjëherë. Iracionaliteti i Ramës njihet në shkatërrimin e të gjithë elementëve të garës, por Edi Rama ka bërë hesap që mos të ketë koalicion me një listë sepse një koalicion me një listë do të dobësonte atë qëështë shtylla kryesore e koalicionit, qëështë Partia Demokratike. Unë kam biseduar edhe me zonjën Kryemadhi edhe me zotin Basha edhe me kolegë të tjerë për faktin se kemi një opozitë që është si nga e majta si nga e djathta, ne duhet të shikojmë si t’i optimizojmë votën. Problemi i vetëm i daljes me dy lista qëndron në faktin që në zona të caktuara elektorale, pra në qarqe të caktuara, për shkak numrit të vogël të deputetëve mund të krijohen kosto për shkak të ekzistencës së dy koalicioneve. Por, kjo ka shërimin e vet nëse njerëzit ulen për të diskutuar në mënyrë të përbashkët se kush është interesi për të fituar. Ka të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar si trupë e vetme në zona të caktuara dhe në dy kalicione në zona të tjera. Por, duhet t’i eksplorojmë këto sa më tepër. Politika nuk mundet të dirigjohet vetëm nga zyrat e partive poltike. Politika organizohet dhe funksionon në çdo nivel politik dhe në çdo zonë, territor të Shqipërisë.
Pra, z. Mediu ju jeni me dy lista për të maksimzuar votën?
Me dy lista dhe shpresoj që edhe partitë që kanë dalë rishtaz të shikojnë atë që është interesi politik i qytetarëve shqiptar që na kanë dhënë mundësinë të bëhemi deputetë, na kanë dhënë mundësinë të bëhemi ministra, na kanë dhënë mundësinë të jemi autoritetet e një niveli tjetër në pikëpamjet politike dhe sociale dhe nuk kanë fituar ndonjë gjë por kanë shpresuar mirëkuptimin e punës së mirë tonën. Le të mendojmë dhe kësaj rradhe më tepër sesa ku jemi vetë, raportin se ku do ta çojmë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se çdo marrëdhënie elektorale me një, dy apo më shumë lista të synojë që çdo votë të së djathtës ta kthejë në mandate parlamentar sepse kur nuk kthehet në mandat parlmentar ajo sasi votash që i ikën së djathtës i shkon dyfish interes te Edi Rama. Prandaj mendoj që diferencat personale qëkemi, gjykimet apo paragjykimet për njëri-tjetrin janë krejt sekondare në raport me atë qëështë interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe sidomos i atyre demokratëve në Gjirokastër, në Fier, në Tropojë, në Kukës, në Has, në Korçë etj, të cilët kanë vlerësuar fort atë që ka qenë dhe është lidershipi i PD, ata që kanë qenë dhe janë kontributor të PD, të cilët duhet të bashkohen jo se më pëlqen apo s’më pëlqen Fatmir Mediu por se çfarë detyrimi kemi në raport me ata njerëz që na kanë besuar për të çuar Shqipërinë përpara apo për t’iu dhënë atyre mundësinë që ta ndjejnë që janë qytetarë të rrespektuar dhe të barabartë përballë ligjit në vendin tonë.