“Firmat e pastrimit, përgjegjëse për përmbytjet”

 

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se përgjegjës për përmbytjen e Tiranës janë kompanitë e pastrimit të cilat hedhin mbeturinat në lumin e Tiranës. Në një intervistë për Ora News në emisionin Ditë e Re, Prençi tha se Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Pastrimit duhet të marrë masa ndëshkuese administrative, deri në heqjen e kontratave për këto kompani.

Prençi: Në të gjithë argjinaturën e lumit ka derdhje të papërgjegjshme të mbeturinave urbane të Tiranës, që nuk janë derdhje të individëve, ka edhe të individëve, por ka edhe kompani të pastrimit të tiranës që janë të papërgjegjshme. Mbetjet që janë të hedhura në lumë nuk janë të hedhura nga një familje janë mbetje urbane të hedhura në mënyrë të organizuar. Cka del si detyrë dhe përgjegjësi e Bashkisë së Tiranës e Drejtorisë së Menaxhimit të Mbetjeve Urbane të ushtrojnë inspektim, kontrolle dhe të venë gjoba nga më makismalet deri në heqjen e kontratave të kompanive që kanë marrë për pastrimin e Tiranës me qëllim që mos kenë këtë keq përdorim, ku mbetjet urbane hidhen në  lumin e tiranës, në puseta, por kursesi nuk duhet të abuzojmë me lumin e Tiranës.

Prençi tha se lumi i Tiranës nuk doli nga shtrati dhe me përjashtim të disa familjeve në Babrru, nuk ka pasur situatë problematike. Në rrugën “Siri Kodra” tha Prençi, përgjegjës janë bizneset të cilat kanë bllokuar pusetat.

Prençi: Problemet kryesore kanë qenë në Tiranë, kryesisht në zonën e lumit të Tiranës. Por jo situatë alarmanetë. Strukturat e emergjencave kanë konstatur se lumi i Tiranës ka qenë brenda shtratit, madje ka qenë 2-3 metra nën nivelin e argjinaturave, me përjashtim të zonës së Babrrusë ku disa banesa rome janë në shtratin e lumit. Nuk ka ndodhur përmbytja për shkak të lumit, është e rëndësishme të theksohet kjo. Dje në disa rrugë të Tiranës ka pasur prezencë të ujit për shkak të intesitetit të reshjeve dhe mospërballimit të kapaciteteve të kanaleve kulluese. Në disa segmente dhe për shkak të bllokimeve, sistemi i kanalizimeve ka qenë i trashëguar.

Në rrugën “Siri Kodra” bizneset kanë bllokuar pusetat

Prençi: Ka pasur probleme në rrugën “Don Bosko”, në fund të rrugës “Siri Kodra”, por unë mendoj se atje është përgjegjësia e bizneseve që kanë bllokuar pusetat. Të gjitha pusetat e nxirrnin ujin në sipërfaqe dhe nuk transportonin në sistemin e kanalizimeve. Po të thonim që ka vërshim të lumit të Tiranës do të kishim përmbytje në të gjithë qytetin. Duhet të jemi të përgjegjeshëm dhe të nxjerrim se ku ndodhen përgjegjesitë.

Në lidhje me vdekjen e 27-vjecari në Lurë, Prençi tha se nuk duhet abuzuar, pasi i riu nuk humbi jetën nga përmbytjet, por nga një vërshim i HEC-it ku ai punonte.

Prençi: Në zonën tjetër të Shqipërisë dua të them që edhe është abuzuar. Unë shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së 27 vjecarit. Por une them se ai është një incident në punë. Qytetari nga Lura ishte punonjës i i hidrocentralit Lura 1 Lura 2 dhe nuk mund të themi që Lura në 1800 metra të përmbytet, por rrjedhja e lumit të HEC e ka marrë, por nuk duhet të abuzojmë që humbi jetën nga përmbytjet. Ndërsa situata në zonën e Kelmendit, ka patur problem për shkak të prurjeve të mëdha dhe janë dëmtuar 2 ura dhe përkohësisht kanë bllokuar rrugën për në Kelmend , po është duke u punuar.

Prençi tha se duhet të jenë të gjithë në gatishmëri pasi në datën 25 nëntor priten sërish reshje shiu. Ai tha se duhet të merren përgjegjësi, por jo të përhapet panik.

SHKARKO APP