Fleckenstein: Në Gjermani s’bëhesh deputet nëse ke të dhëna kriminal

Linda Karadaku

Raporteri i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein në një intervsitë ekskluzive për gazetaren e Ora News, është shprehur se nuk ka dëgjuar nga Basha asnjë fjalë për bojkotimin e zgjedhjeve vendore.

Deputeti gjerman ka folur edhe për dekriminalizimin e kuvendit, zbatueshmërinë e ligjit apo hapjen e dosjeve. Intervista ekskluzive dhënë për gazetaren Linda Karadaku.

Zoti Fleckenstein, faleminderit shumë për këtë intervistë dhe së pari për kohën tuaj.

Ju faleminderit

Ju keni negociuar muajin e fundit të vitit 2014 për të kthyer opozitën në parlament. A ishte e vështirë?

Nuk ishte e lehtë sepse Partia Demokratike kishte arsyet e veta për të mos marrë pjesë dhe miku im Eduard Kukan nga EPP dhe unë, duhej të gjenim një mënyrë për të ndërtuar urën. Dhe mendoj se në fund, siç e dini, funksionoi dhe është lajmi kryesor dhe lajm i mirë për Shqipërinë.

Dhe, nëse nuk do të kishte ndodhur?

Nëse opozita do të mënjanonte të punonte në parlament për një kohë më të gjatë, shumë njerëz në Bruksel do të kishin menduar se dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë ishte vendim i gabuar sepse pa një parlament funksional, nuk është e paraparë që të jesh pranë Bashkimit Evropian.

A ka rrezik që një situatë e tillë të përsëritet me zgjedhjet lokale?

Pyesni lojtarët në parlamentin tuaj, veçanërisht Partinë Demokratike, unë nuk e di, kam dëgjuar për probleme atje, kam dëgjuar nga ana tjetër se Gjykata Kushtetuese e ka hetuar dhe erdhi në përfundimin se gjithçka është në rregull me këtë ligj. Nuk e di, nuk jam arbiter, nuk jam mësues, por zakonisht partitë shkojnë në zgjedhje duke u përpjekur të marrin votat e njerëzve. Dhe shpresoj që në këtë rast, në fund do të ketë një situatë ku të gjithë marrin pjesë.

Do të doja t’ju pyesja për një fjali specifike që thatë në takimin me gazetarë që ishte: “ligji duhet të zbatohet në një rrugë të ligjshme ose në një menyrë të ligjshme.” Çfarë deshët të thoshit me këtë ose më mire ta themi, kujt ia adresuat këtë?

Kisha shumë takime në 48 orët e fundit dhe pashë se kjo qeveri vërtetë po fillon të zbatojë ligjet dhe kjo është një gjë e mirë. Për shembull nëse shtëpitë janë ndërtuar pa ndonjë leje, kjo nuk është në rregull. Por nësë thua pastaj së duhen shkatërruar shtëpitë, duhet të ketë një mundësi për qytetarët që të shkojnë në gjykatë dhe ta diskutojnë këtë vendim dhe kjo është gjithashtu e rëndësishme. Sundimi i ligjit nuk do të thotë vetëm ligje që kompanitë nga jashtë të ndjehen të sigurta të investojne ketu, por janë edhe për atë sesi qeveria vepron me qytetaret dhe sigurisht është edhe për të paguar faturat e energjisë.

A është kjo edhe një çështje e të drejtave të njeriut, e respektimit të të drejtave të njeriut?

Po, në fund po. Sepse asnjë qytetar nuk duhet të jetë i pashpresë para qeverise se tij. Duhet të ketë edhe mundësinë të aplikojë, të shkojë në një gjykatë, të luftojë për të drejtën e tij personale.

Pse nuk e takuat kryeministrin tonë këtë herë?

Këtë herë nuk e takova sepse mendoj që është jashtë vendit, e takova në fund të shtatorit, kemi folur në telefon ndërkohë, takova zëvendëskryeministrin dhe pesë ministra dhe u informova shumë mirë.

Keni folur shumë për sundimin e ligjit. Ne kemi dy çeshtje paralele këtu, kërkesën për të pasur një de-kriminalizim të parlamentit dhe në të njëjtën kohë të kemi sundim të ligjit. Duket pak ironike sepse ata që duhet të mbikqyrin, ata që duhet të drejtojnë procesin drejt vendosjes së ligjit, janë pikërisht ligjvënësit. Si mund ta kemi këtë process me dy drejtime njëkohësisht?

Dekriminalizimi i parlamentit nuk eshte shprehja e duhur sepse nuk eshte i gjithë parlamenti kriminal. Nuk e di, por ndoshta njeri apo tjetri kanë të dhena kriminale, por shumica e anetareve te parlamentit jane atje per te bere me te miren e vendit dhe sigurisht duhet te ndryshojne rregullat, te luftojne kunder korrupsionit, te luftojne kunder krimit te organizuar.

A keni njerëz në parlamentin gjerman që kanë të kaluar kriminale?
Çfarë bëni në një rast të tillë nëse keni dikë me dosje kriminale?

Në Gjermani nuk është e lehtë të bëhesh anëtar i parlamentit nëse ke të dhëna kriminale sepse pikë së pari duhet të tregosh se nuk ke asgjë të tillë në të kaluarën tënde të afërt ; së dyti, kur ke qënë në burg përshembull, pas kësaj, ke të drejtën të kthehesh në shoqeri, të fillosh një jetë të re dhe nuk mund ta ndalosh dikë përgjithmonë pasi ka bërë një gabim në të kaluarën. Nuk është kaq e lehtë sa duket. Por në Gjermani…

Nuk mund te ndodhë…

Kurrë mos thuaj kurrë, por është shumë e vështirë të hysh nëse ke të dhena kriminale.

Duke qënë pjesë e vendeve që dolën nga diktaturat komuniste, ose pjesë e vendeve post-komuniste, le ta themi kështu, çfarë do të kishit bërë, ose për ta thënë më qartë, cfarë bêtë në Gjermaninë Lindore, si i zgjidhët çështje të tilla në një pjesë ish-komuniste të Gjermanisë që ishte në një mënyrë e pavarur nga Gjermania federale për dekada?

Ne kemi diçka si një ministri për këtë çështje që i shikon dosjet dhe përpiqet të gjejë çfarë ndodhi dhe vecanërisht çfarë kanë bërë persona të caktuar. Nëse dikush përshembull do të kishte bërë gjëra të këqija gjatë kohës së komunizmit në Gjermaninë Lindore, nuk do të kishte pasur vërtetë mundësi që të bëhej zyrtar publik dhe të bëhëj anëtar i parlamentit sepse media është gjithmonë transparente dhe publike, media do të raportonte për këtë dhe do tu thoshte njerëzve se cfarë njeriu është ai. Dhe nuk do të merrte më votat dhe në raste të veçanta, është e ndaluar që të ketë një punë publike. Mendoj që është një detyrë shumë e rëndësishme e medias gjithashtu që të tregojë kush është ky njeri apo ai njeri, sepse është e papranueshme sepse ai bëri këtë apo atë. Nëse është e vërtetë, është detyra juaj do të thosha. Nga ana tjetër, varet nga shoqëria të thotë se ku jane limitet, kufijtë, vijat e kuqe, po. Çfarë është tepër dhe çfarë ishte pjesë e sistemit, pa i lënduar njerëzit në raste individuale. Por ky është një diskutim që çdo shoqëri duhet ta bëjë vetë.

Dhe pyetja e fundit. Shqipëria në një mënyrë po përpiqet të përballet me të kaluarën e vet komuniste edhe pse kanë kaluar 25 vjet tani. Ne dëgjojme se Shqipëria do të përdorë modelin gjerman për të hapur dosjet e atyre njerëzve që kanë punuar për regjimin e kaluar dhe kanë qënë pjesë e strukturave të sigurisë dhe të strukturave të tjera. Ne e quajmë thjeshtë hapje të dosjeve. Çfarë do te thotë hapje e dosjeve sipas modelit gjerman, çfarë do të shohin dhe do të ndjejnë njerëzit?

Hapje e dosjeve do të thotë qe nëse dikush është fajtor apo duket të jetë fajtor, që cuan njerëz në burg apo që vranë njerëz, atëherë, duhet të marrë përgjegjësi, të shkojë në gjykatë dhe varet nga vendimi i gjykatës, mund të arrestohet.

Do të përjashtohej nga jeta publike, nga postet publike?
Po, po, të dyja, varet nga çfarë ka bërë nëse në të vërtëtë ka vrarë njerëz, nëse vërtetë i ka cuar në burg pa bërë gjë gabim, thjeshtë pse kishin mendimin e gabuar apo diçka të tillë. Duhet të marrin përgjegjësi, kështu është. Nga ana tjetër, mos mendoni që i marrim 100 përqind të atyre që janë fajtorë. Natyrisht jo. Por ata që mund ti kapim vërtetë, do ti trajtonim në këtë mënyrë.

Ju faleminderit shumë. Shpresoj t’iu shohim përsëri, si raportues dhe jo si negociator sepse nëse nuk vini si negociator, kjo do të thotë se nuk kemi konflikte të hapura ketu.

Kjo është e vërtetë, por do të jem raportues edhe për 4 vjet e gjysëm për parlamentin Evropian dhe do të vij shpesh, ju siguroj.

SHKARKO APP