Fotografi izraelit Doron Bachar: Ju tregoj hebrenjtë e fundit në Shqipëri (FOTO)

Fotografi izraelit Doron Bachar: Ju tregoj hebrenjtë e fundit në Shqipëri

Përgatiti: Sidorela Lepri

Fotografi izraelit Doron Bachar ka realizuar nje set fotografish me titullin: “Hebrenjtë e fundit në Shqipëri 1991”
“Ai është përpjekur të memorizojë momente të së përditshmes, gezimeve, punës, shqetësimeve dhe ndarjeve. Fotot janë dëshmi e bashkëjetesës së shqiptarëve me hebrenjtë, 
ku këta të fundit gjetën mikëpritje dhe mbështetje të cilën e reflektojnë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë dhe sot mis dy vendeve.”, shkruan Ambasada Izraelite në faqjen e facebook.
Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Doron tregon detaje nga qëndrimi i tij i shkurtër në vendin tonë, shpjegon domethënien e fotove dhe përse këto foto u publikuan pikërisht tani. Në mbyllje të intervistës ai shpreh dëshirën për të vizituar Shqipërinë dhe për të fotografuar ndryshimet e ndodhura gjatë viteve.

Fotot janë tepër domethënëse dhe secila prej fotove fikson një moment të veçantë, duke dëshmuar copëza të jetës së izraelitëve në Shqipëri. Përse keni vendosur t’i publikoni pikërisht tani?

Pëse tani? Sepse ne (Izraeli) kemi një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë. Është e rëndësishme për vendin tuaj dhe të rinjtë e Shqipërisë që të mund të njohin se çfarë ndryshimi po ndodh. Këto foto tregojnë një pjesë të historisë që ka ndodhur 25 vjet më parë.

Pas publikimit të fotove, ka pasur komente nga institucionet izraelite apo shqiptare?

Kjo është një pyetje e mirë. Kam parë shumë komente në faqjen e Ambasadës Izraelite.
Por, unë nuk e di gjuhën shqipe, çka do të thotë që nuk e di përmbajtjen e komenteve që janë shkruar në facebook.

Mund të na tregoni se cila është historia juaj me Shqipërinë?

Unë kam qenë një fotograf për diasporën hebraike, që do të thotë kam shkrepur foto në të gjitha vendet ku ishin vendosur hebrenjtë. Dhe një prej vendeve për t’u fotografuar ishte Shqipëria.

Tani që kanë kaluar vite, çfarë nuk harroni nga Shqipëria? 

Unë kam qëndruar në vendin tuaj për një periudhë të shkurtër kohe prej 10 ditësh. Mbaj mend shumë mirë popullin shqiptar dhe përkushtimin që ata kishin për të ndihmuar dhe për të shpëtuar hebrenjtë e vendosur në Shqipëri. Qytetarët tuaj ishin shumë të sjellshëm dhe mikpritës.

Cilat janë kujtimet më të bukura ?

Ruaj kujtimet më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mikpritja dhe sjella janë ato çfarë më kanë mbetur më shumë në mendje. Më vjen shumë keq të them se unë qëndruar në Shqipëri për një periudhë shumë të shkurtër kohore, vetëm 10 ditë. Ajo çfarë më ka habitur mua është fakti që kishte shumë pak makina private, rrugëve shihje vetëm disa turista, nuk kishte pazar dhe duke i hedhur një vështrim qytetit dukej shumë i varfër. Por njerëzit aty ishin shumë të këndshëm.

Çfarë përshtypjesh kanë qytetarët izraelitë për Shipërinë dhe shqiptarët?

Kjo është një pyetje e mirë, por shumë njerëz nuk e dinë në lidhje me raportin e Shqipërisë me izraelitët dhe e njohin vetëm nga rastësia.
Fundjavën e kaluar ka pasur një artikull 4 faqe lidhur me Shqipërinë në revistë Haaretz. Në qoftë se ju dëshironi më shumë informacion në lidhje me atë artikull, ju lutemi të jeni në kontakt me Ambasadën e Izraelit. Revista Haaretz muaji tetor, pjesa e dytë.

Dhe së fundmi, me sytë e një fotografi, si do ta përshkruanit Shqipërinë e asokohe?

Njerëz shumë të bukur të ngrohtë. Unë do të doja ta vizitoja sërish Shqipërinë për të fotografuar ndryshimet në vendin tuaj. Më shumë gjasa ka pasur shumë ndryshime.

 Një historik i shkurtër për marrëdhëniet izraelito-shqiptare

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore 1933-1945,  mbi 6 milionë hebrenj të shpërndarë nëpër Evropë  u shfarosën, ndër to 1 million e 500 mijë ishin fëmijë. Rreth 1 milion  u vranë vetëm në kampin famëkeq të Aushviz-it, krematoriumet e së cilës punon ditë e natë.
Shfaqrosja e hebrenjve nisi me ardhjen në fuqi të Adolf Hitlerit.  Menjëherë filloi dhunimi ekonomik dhe vrasja e qytetarëve me kombësi hebraike.
Nazistët i përndoqën kudo në: Austri, Greqi, Itali, Poloni, dhe në çdo vend tjetër të Evropës, kudo ku ata shkonin i priste vdekja.
Nga ferri i tmerreve që panë në Evropë hebrenjtë u nisën drejt një botë të re. Në një vend të panjohur, mikpritës e tradicional dhe aty panë me sytë e tyre dallimin midis ferrit dhe parajsës.  Ky ishull mistik ishte Shqipëria.
Me dhjetëra hebrenj hynë në territorin shqiptar me dokumente fallso, duke u strehuar nga familjet shqiptare. Shqiptarët i morën në shtëpitë e tyre, i veshën si fshatarë, u vunë emra të rinj, i prezantuan si familjarë të tyre, shpeshherë ua ndërruan vendndodhjen disa herë për të humbur gjurmë. Sa më shumë nazistët kërkonin, aq më të organizuar ishin shqiptarët në mbrojtjen e tyre.                     Hebrenjtë njiheshin lehtësisht pasi në letërnjoftimet e tyre shënohej ‘J’ si ‘JUD’ me të kuqe, e madje disa prej tyre e kishin të shënjuar edhe në ballë që t’i njihnin me shikim të parë. Shqipëria asokohe ishte e pushtuar nga Italia, një mike e shtrenjtë e Gjermanisë. Prandaj nuk ishte çudi që urdhërat për t’i dorëzuar të gjithë hebrenjtë që shkelnin në tokën shqiptare nuk vonuan të vinin. Qeveria e Shqipërisë adaptoi rregulla kufizuese për hebrenjtë për të kënaqur italianët, por nuk pati asnjë gadishmëri për t’i zbatuar. Konsujtë shqiptarë u udhëzuan të mos lëshonin viza turistikë për herenjtë, por ata vazhduan t’i jepnin.                               Nazistët i kërkuan zyrtarisht listat e hebrenjve, por ish-Ministri i Brendshëm Xhafer Deva,  protestoi tek gjermanët dhe ia doli t’i bindte ta tërhiqnin kërkesën. Kryetarët  u urdhëruan të jepnin informacion. Por ata kishin vetëm një përgjigje “Në qytetin tonë nuk ka hebrenj.”

SHKARKO APP