Gabriel Partosh: Progresi drejt BE mund të jetë i ngadaltë, ndoshta edhe acarues

 

Intervisë e Gabriel Partosh për emisionin  Kapital të Aleksandër Furxhi, me analistin e Europes Lindore per The Economist Intelligence Unit, ish analist i BBC World Service, ekspert per Shqiperine

 

Më herët në vendin ku ndodheni ju tani ka qenë i ulur Zhak Attali. A keni ndonjë njohje me këtë personalitet ndërkombëtar të ekonomisë, dhe, siç e dini, themelues i BERZH në fillim të viteve ’90 ?
Po, e njoh dhe kam shume kujtime te mira. Në fakt takimi im me të ka qenë në lidhje me Shqipërinë. E kam fjalën për vitin 1991, ku menjëherë pas zgjedhjeve të para shumë partiake, isha shumë i interesuar të vija në Shqiperi qe t’indiqja zgjedhjet e tjera të parakohshme. Por kjo ishte e pamundur, e kisha ta vashtira par shkak ta teknologjisë, sepse ishte shumë e vështirë në atë kohë që të flisje nëpërmjet telefonave apo fakseve dhe në atë kohë nuk kishte marrëdhënie diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë disa javë më pas ish-kryeministri i Shqipërisë zoti Nano dhe disa persona të tjerë erdhë për vizitë në Angli. Ata erdhën në Londër në atë kohë me ftese te BERZH -it dhe zoti Attali ne ate kohe ishte presidenti i organizates . Ne ate kohe u ftova qe te takohesha me te gjithe delegacionin ne seline kryesore te BERZH-itt. Iu ankova kryeministrit Nano qe nuk kisha mundesi qe te merrja nje vize per te ardhur te vizitoja vendin. Nderkohe ata me thane qe ne i mirëpresim gazetaret. Keshtu qe ne kete menyre pata mundesi te vija dhe te vizitoja vendin tuaj per here te pare.
Ju keni me shume se 20 vjet qe vini ne Sqiperi si reporter dhe si analist. Sipas jush si ka ndryshuar Shqiperia keto 20 vjet?
Vizita ime e pare ne Shqiperi ka qene nje vit pas zgjedhjeve shume partiake . Me heret ne Shqiperi ishte e pamundur qe te vije si gazetar. Kam ardhur ne fillim si turist, sepse isha i interesuar qe te shikoja vendin, gjithashtu isha i interesuar qe te raportoja per zhvillimin ne vend. Shqiperia eshte e ndikuar nga te gjitha zhvillimet e mepareshme nga diktatura nje partiake dhe nga nje demokraci qe padyshim nuk eshte perfekte. Dhe pa dyshim kjo demokraci me vite eshte konsoliduar: kemi nje sistem qeveri- opozite ku ekziston liria e shprehjes, liria e sipermarjes dhe pa dyshim qe gjerat kane ndryshuar ne menyer shume shume te dukshme. Nga ana tjetr, disa nga gjerat kryesore si zemergjeresia, bujaria apo gjera te tilla si dashamirësia ndaj te huajve jane akoma ketu, jane vlera te mira qe jane ruajtur.
Dy vjet me pare ne Shqiperi pati zgjedhje politike dhe ndodhi rrotacioni, tani vndi drejtohet nga qeveria e majte. Sipas mendimit tuaj si ka qene ecuria e vendit ne keto dy vite nen drejtimin e qeverise se majte?
Nqs duhet qe te përmbledh ndryshimet, dua te filloje me arritjet kryesore. Se pari me duhet te nxjer ne pah situaten fiskale. Kemi pare qe qeveria ka bere pune te mire duke iu kthyer nje disipline me te mire fiskale, psh ne pagimin e pagesave te prapambetura per bizneset private, e cila eshte shume pozitive. Kjo gje eshte njohur nga institucione te ndryshme si FMN dhe BB. Mendoj se jane shume pozitive sepse jep nje lloj ndjesiee pozitive nderkombetare. Nje tjeter fushe ku shikohet progres jane programet sociale te qeverise. Tjeter, ceshtja e tatimit, , kemi nje sistem progresiv tatimi qe eshte me i drejte se tatimi i sheshte, po ashtu edhe pjesa e pensioneve eshte rregulluar. Ndersa nje fushe e trete qe ka pasur ndryshime ka te beje me integrimin e vendit ne BE, domethene qe vete fakti se Shqiperia eshte kandidate zyrtare per ne BE, perben nje arritje te rendesishme dhe te konsoliduar. Sigurisht qe kjo eshte nje gje e cila nuk eshte realizuar brenda nje dite por ka ardhur gradualisht, eshte nje pune edhe e qeverise se kaluar. Por nga ana tjeter jane bere përpjekje edhe persa i perket luftes kunder kriminalitetit. Puna e bere me Lazaratin, eshte nje fakt qe Shqiperia ka bere per plotësimin e kushteve per integrimin drejt BE.

Ne Shqiperi ka diskutime ne opinion, media dhe mjediset e politikes per tendencat dhe veprimet e qeverise, nese jane ato ne perputhje me profilin e saj te majte …fjala eshte per prishjen e ndertimeve abuzive, qendrimin e ashper ndaj vjedhjes dhe abuzimit me energjine elektrike… demshperblimin e ish te perndjekurve nga regjimi komunist…qendrime keto te djathta…a ka ne ish-lindjen komuniste qendrime te ngjashme ? si I shikoni keto ?

Eshte një qasje delikate sepse shume nga keto drejtime qeverisje e djathte apo e majte cojne ne ndryshime ideologjike, te cilat te cojne me shume te lidhjet me te shkuaren. Nnderkohe qe sot jane me te veshtira per t’u ndare nese jemi me shume ne zonen e bardhe apo ne zonen e zeze. Ne shume vende partite te cilat kane qene pasuese te partise komuniste sic është rasti i PS ne Shqipëri, keto ne shume menyra jane bere parti te cilat e kane përqafuar me kollaj pjesen e tregut te hapur, si psh. ne Hungari partia qeverisese eshte me shume nderhyrese persa i perket shtetit krahasuar me qeverisjen e pare socialiste qe ishte me pak e perfshire apo me pake e interesuar ne rregullime apo ne rolin e shtetit ne pensione dhe ceshtje sociale. Ketu ka nje lloje rremuje ideologjike nje lloj ideje ku ndasi te tilla nuk jane me si ne kohe te mepareshme .

Ju e dini se ne debatin e brendshem politik opozita ankohet se Shqiperia po ben hapa prapa ne demokraci. Natyrisht se eshte detyre e opozites te kritikoje qeverine…por ju si mendoni?
Une nuk shikoj ndonje rrezik te madh per demokracine, te pakten nga nga koalicioni qeverise. Sigurisht qe ka veshtiresi te caktuara si ne cdo vend tjeter. Ndermjet veshtiresive shikoj faktin e nje lloj vijimesije si ne rastin e LSI. Pra partneri i ri ne qeveri, LSI, qe tani eshte bere partner me PS, aty mund te shikoj probleme potenciale persa i perket kontrollit. Nese e njëjta force qendron ne qeveri ne pozicione te ndryshme mund te jete pak me e veshtire qe te behet nje kontroll me i rrepte. Por sinqerisht nuk shikoj ndonje kercenim serioz qofte nga ana e qeverisjes apo edhe nga ajo e opozites. Por kam përshtypjen se ceshtja ka te beje me shume me faktin se duhet te ekzistoje nje sistem kontrolli dhe balance, qofte nga gjygjesori apo edhe parlamenti qe veprojne ne rolin mbikqyres mbi qeverine, kontroll qe sipas mendimit tim nuk eshte konsoliduar sic duhet ne Shqiperi. Kam parasysh edhe ndikimet politike mbi gjyqsorin prokurorine apo mbi agjensite e zbatimit te ligjit. Por kjo nuk ka te beje me qeverine e majte apo te djathte. Por ka te beje me shume me trashegimine e nje transformimi gjysem te suksesshem, nje rruge te cilen Shqiperia po mundohet ta lere pas. Ne kete kuptim Shqiperia nuk eshte e vetme sepse ka disa vende te cilat jane ne te njejten nivel me Shqiperine pak a shume.
Opozita e sulmon Kryeministrin Rama per qendrime autoritariste, per drejtim personal te shtetit dhe duke shperfillur ligjet. Te njejten gje bente opozita e djeshme kunder ish-kryeministrit Berisha. Ju si mendoni ?
Mendoj qe ekziston nje tendence ne politik dhe per kete do ta coj diskutimin përtej Shqiperise ku politika personalizohet shume. Kemi rastin e zotit Sali Berisha i cili e ka drejtuar partine e vete per me shume se dy dekada dhe eshte shume i fuqishem dhe me shume influence brenda opozites dhe brenda lidershipit te partise demokratike. Nga ana tjeter kemi zotin Rama qe nuk ka qene per shume kohe ne qarkullim por gjithsesi eshte nje individ me personalitet te forte . Ka nje profil shume energjik dhe eshte shume aktiv. Keshtu qe ne kete kuptim ka ceshtje personaliteti qe mund te behen objekt kritikash dhe eshte me e thjeshte te kritikosh dike duke u nisur nga personalitete te personave sesa te futesh ne thelbin e politikave qe jane me komplekse dhe t’i ndash ato mbështetur ne fakte apo kunderfakte. Mendoj se personalizimin ne politike e shohim jo vetem ne rastin e Shqiperise por edhe ne vende te tjera. Por ketu eshte bere me e dukshme per shkak te rritjes se politikes ne media. Dhe per shkak te uljes se rendesise se ideologjizmave qe i permenda edhe pak me përpara .
PD e opozites ka kryer nje riorganizim te brendshem, ka zgjedhur drejtueit e rinj te saj. Nje process I drejtuar nga kryetari Basha. Por roli I ish-kryetarit Berisha mbetet ende dominant ne parti. Si e shikoni gjendjen ne PD?

Do te ishte pak naive te mendonim se z. Berisha do te merrte nje pozicion pasiv ne PD. Pra eshte nje lloje lidershipi i dyfishte ne parti ku zoti Basha po merr shume udhëzime ne shume direktiva nga zoti Berisha. Keshtu qe per momentin mund te thuhet qe ne kete situate kjo eshte ajo qe po ndodh por kjo nuk do te thote ne vetvete qe nuk eshte bere ndonje lloje organizimi ne lidershipin e partise apo se nuk ka figura te reja. Ne fakt e kundërta eshte e vertet, dhe mendoj se ndryshimi eshte me i ngadalte se sa mund te deshirohej nga gjenerata e re ne perberjen e partise.

 Muajt e fundit Shqiperia dhe Serbia kane zhvilluar marredhenie qe kishin munguar prej dekadash. Fjala eshte per takime te shpeshta mes kryeministrave Rama dhe Vucic, ndonese me polemika te forta sic ishte rasti pas ndeshjes se futbollit mes skuadrave kombetare . Cfare shenojne keto zhvillime sipas jush ?
Mendoj se keto jane marredhenie shume premtuese.Eshte mbreslenese te shohesh se sa shume eshte arritur brenda pak muajsh ne qofte se i referohemi takimit te Beogradit ku zoti Rama ishte kryeministri i pare shqiptar qe ka vizituar serbine qe mbas Luftes se Dyte Boterore. Me duhet te them qe pak jave pas incidentit te futbollit ne Beograd , takimi i dy kryeministrave ne Bruksel ishte nje takim i mire. Eshte nje kohe qe mëritë e mepareshme jane lene menjane dhe ne Serbi kemi nje lider qe te shkuaren e ka lene menjane dhe eshte nje kryeminister i shekullit 21. Ai duket se e ka kuptuar se Shqiperia eshte me shume partnere se sa armike dhe ne nje fare menyre ai i referohet nje qasje me pragmatike, me te hapur ndaj Shqiperise. Pavarësisht nga interpretimi i deklaratave ne pergjithesi marredheniet jane ne progres e siper .
 Si shpjegohet qe Gjermania ka mare nje rol drejtues ne paqtimin e rajonit, ne ate qe quhet procesi I Berlinit ? Kancelarja Merkel eshte e investuar dukshem ne kete rol…

Mendoj se kjo eshte pjese e nje programi me te gjere ku shohim SHBA gradualisht duke u tërhequr nga përfshirja ose nga ndërhyrja e shtuar ne Evrope sepse duhet te përqendrohet ne ceshtje qe jane me te rendesishme si psh ceshtjet ne Lindjen e Mesme ose situatat ne Irak e ne Siri. Ceshtje qe po paguajne cmimin e Islamizmit. Po ashtu nga pikëpamja globale SHBA po shikojne zhvillimet ne Kine po e shikojne Kinen si nje partner kryesore dhe si nje vend me zhvillime shume te medha nderkohe qe ne Evrope se pari po shikohet BE si nje zone per te ndrequr problemet e veta te brendshme duke perfshire ketu edhe daljen e e mundeshme te Greqise nga BE por edhe ceshtjen e Ukraines. Por gjithesesi Rusia per SHBA mbetet ende nje aktore e rendesishme. Ajo qe po shohim eshte se SHBA po tërhiqen por kush kane mbetur?

Anglia po ve ne pikëpyetje BE-ne prandaj ne kete pike lind pyetja se kush ka mbetur ne BE? Gjermania, zonja Merkel, ka nje qellim te forte dhe nje deshire te madhe se Ballkani nuk mund te lihet menjane dhe per kete arsye shohim rritjen e pranise gjermane.

Ne Serbi nuk mungojne thuajse asnjehere zerat se ekziston projekti i Shqiperise e se Madhe. Si e shikoni Kosoven 16 vjet pas perfundimit te luftes dhe 7 vjet pas shpalljes se pavaresise. A po funksionon sipas pritshmerive te bashkesise nderkombetare bashkejetesa nderetnike ne Kosove ?

Nese mund te shprehem keshtu Serbia e ka nje fiksim Shqiperine e madhe por une personalisht nuk e shof si nje mundesi te mundshme edhe per faktin se te dy vendet kane probleme ekonomike. Mendoj se frikerat e Serbise jane ekzagjeruar. Por kemi patur edhe deklaratat e Rames per unifikimin e shqiptareve ne Evrope dhe kjo deklarate ka ngjallur panik ne Evrope. Per mendimin tim une sugjeroj per integrimin dhe jo per unifikimin shqiptar. Sigurisht qe integrimi do te kishte te bente me levizjen e lire, udhëtimin, me jeten e perbashket sociale e kulturore etj. Por kjo nuk do te thote se nese do te ishte e deshirueshme te mos ishte nje fare unifikimi i te dy shteteve dhe nuk mendoj se kjo ceshtje eshte krejtesisht shqiptare . Kemi ketu rastin e Hungarise, ne Rumani apo Sllovaki… dhe ato kane nje lloj unifikimi ne kete kuadër. Keshtu qe do te ishte nje lloj llogjike absurde. Ne flasim per me shume integrim te shqiptareve ne BE. Kjo eshte ceshtja.

A ka arsye Europa te shqetesohet per perpjekje te shtuara nga Turqia per te rritur pranine e saj ne Ballkan ?
G.Partosh: Pergjigja eshte se varet nga lloji i i pranise se Turqise. Sepse ka gjasa se nje shtet i tille, me dimensione te tilla, me traditen e sundimit te kene mundesi per me shume perfaqesim. Nuk jam i sigurt per rolin e Turqise ne rajon por eshte e natyrshme ne qofte se ka nje lloj vakumi qe vende te tilla te lëvizin. Vende te tilla si Rusia qe ka lidhje me Serbine mund te duan te zen vendin e tyre. Pra varet nga lloji i turqise, nese eshte nje turqi e cila kërkon bashkimin evropiane eshte mire qe te kerkoje me shume perfaqesues, nese behet fjal per nje turqi autoritare nje turqi e tille do te ishte problematike nuk do ti bente mire rajonit.

 Maqedonia eshte e perfshire prej muajsh nga skandali I pergjimeve. Opozita atje vijon te publikoje ato qe I quan bomba te pergjimeve. Sa I rrezikuar eshte stabiliteti I Maqedonise aktualisht ?
G.Partosh:Kur me pyetet me pare per ceshtjen e demokracise ne Shqiperi nese eshte ne rrezik dhe kur thashe qe nuk perben problem ketu kisha parasysh edhe rastin e Maqedonise. Nuk eshte se dime ndonje gje te madhe se cfare po ndodh ne Shkup, por dime qe ka te beje me pergjime te telefoni. Ne pergjithesi kjo eshte nje cenim i demokracise, i fjales se lire dhe kjo eshte nje zhvillim shume i demshem dhe qeveria duhet te pranoje problemet. Maqedonia eshte kandidate per ne BE prandaj duhet te marre masat per te treguar qe eshte nje demokraci funksionale.
Javet e fundit Shqiperia po njeh nje vale emigracioni drejt Europes, kryesisht drejt Gjermanise . Kjo ka bere qe kritiket e qeverise te vleresojne se njerezit po humbasin shpresen per jete normale ne vendin e tyre. Ku e ka burimin kjo vale, sipas mendimit tuaj ?
Mendoj se ka disa elemente qe kane shkaktuar kete vale. Sigurisht qe njerëzit nuk do te largoheshin nga vendi ne shifra te konsiderueshme nese kushtet do te ishin te mira per ta qe te punonin dhe te benin nje jete te përshtatshme. Dhe mendoj se ne vetvete eshte nje ilustrim i gjendjes se veshtire ekonomike ne vend. Pavarësisht përpjekjeve te mira dhe arritjeve modeste, rritja ekonomike eshte me e ulet, eshte shume me e ulet se nga ajo para krizes ku ka qene rreth 6 %. Kemi 6-7 vjet qe niveli i rritjes se ekonomise eshte shume i ulet, hapja e vendeve te lira te punes eshte e ulet, prandaj nuk eshte ccudi qe njerezit te emigrojne per nje jete me te mire. Por megjitheate, per vec kësaj zona Shengen e ben me te lehte qe te qendrosh ne menyre te ligjshme per tre muaj ne Europe.
Shqiperia eshte prej nje viti vend kandidat per anetar ne BE. Cila eshte perspketiva e hapjesse negociatave per anetaresim ?
Thuhet se duhen dy vete per te kërcyer tango. Pra duhet qe Shqiperia te permbushe disa kushte, qe kane te bejne me qeverisjen, me gjygjsorin, me nje sukses ne luften kunder krimit te organizuar si edhe e permirsimeve ne zbatimin e te drejtave te pakicave apo te drejta te tjera te njeriut. Shqiperia ka ndemarre hapat e vete, poi përmbush masat dhe eshte ne rrugen e duhur. Por mund te bejme pyetjen se me cfare ritmi dhe sa sa ko do te duhet per tu anetarsuar ne BE. Anetarsimi eshte shume larg ne axhenden e BE sepse ka probleme te tilla si rreziku i shkeputjes se Greqise, ose kolapsi i Britanise se Madhe per referendumin. Pra nese do te shikonim nje autostrade me tre korsi, zgjerimi i Europes nuk eshte as te korsia me shpejtesine me te madhe dhe as te ajo me shpejtesine me te vogel. Kjo gje e ben te veshtire per Shqiperine te arrije sukses. Ndoshta deri ne vitin 2020 nuk ka shans per zgjerimin, por pavarësisht kësaj, duke patur parasysh progresin e Sqiperise mendoj qe pas disa vitesh do te kete mundesi qe te behet pjese e diskutimeve. Mendoj qe progresi do te jete i ngadalte, ndonjehere edhe acarues.

SHKARKO APP