Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gentjana Sula: Ligji i dosjeve “më optimali për rrethanat specifike të Shqipërisë”

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëvëndësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Gentjana Sula, flet për radion DW për mënyrën, se si do të zbatohet ligji i hapjes së dosjeve dhe rëndësinë e tij.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë
DW: Zonja Zëvendësministre, a është ligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit i duhuri, a është ai më optimali për kushtet e Shqipërisë?

Sula: Projektligji i propozuar nga qeveria në fund të vitit 2014, i përmirësuar gjatë diskutimeve në seancat me grupet parlamentare, gjykoj se është më optimali për kushtet dhe rrethanat specifike të Shqipërisë, kur ligji miratohet 25 vite pas rënies së sistemit komunist dhe funksionimit të institucioneve kushtetuese. Për të harmonizuar këtë ligj me korpusin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, është shqyrtuar dhe mbajtur në konsideratë legjislacioni aktual mbi mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare, arkivat dhe informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”, si dhe funksionimin e organeve kolegjiale.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 19 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

DW: Ndaj ligjit ka skepticizëm, ka edhe kritika se nuk është krejtësisht si ligji gjerman. Çfarë i mungon këtij ligji në krahasim me atë gjerman?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sula: Për hartimin e ligjit është ndjekur një model, që vlerësohet si më i suksesshmi në këtë drejtim, pikërisht ligji gjerman. Siç e përmenda, ligji (45/2015): Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” u miratua shumë vonë në kohë pas rënies së sistemit komunist. Ligji është hartuar gjithashtu duke pasur parasysh jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare në këtë fushë – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 23.03.2010) dhe Opinionin nr.524/2009 të Komisionit të Venecias. Ajo që skeptikët besojnë se mungon, është pikërisht lustracioni ligjor, i cili zëvendësohet me lustracionin moral. Pasi sipas parashikimeve të ligjit, elementët e pastërtisë së figurës për zyrtarët janë integruar në mënyrën e vetme, që nuk ngre çështje kushtetutshmërie, që lidhen me parimin e ndarjes së pushteteve dhe statusin kushtetues të zyrtarëve. Kjo nuk ngre as nevojën e miratimit të ligjit me shumicë të cilësuar, apo të ndërhyrjes në ligje organike, përmes një “konvertimi” ligjor të orientimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sepse Autoriteti i krijuar nga ky ligj ka detyrim të informojë deri në 5 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit institucionet kushtetuese dhe autoritete të tjera publike mbi figurën e zyrtarëve, kur kjo kërkohet prej këtyre të fundit për vlerësimin e cilësive etike, morale e profesionale të kandidatëve për t'u emëruar, apo promovuar në pozicione të larta të shtetit. Pra, në vend të parashikimit të një detyrimi për institucionet kushtetuese dhe të zgjedhurit, i cili do të binte ndesh me Kushtetutën, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje dhe opinionin e Komisionit të Venecias, projektligji parashikon një mundësi për to për t'u shfrytëzuar dhe detyrimin për Autoritetin për t'ua vënë në dispozicion institucioneve informacionin e kërkuar.

DW: Cili është autoriteti, që do të zbatojë këtë ligj dhe do të administrojë dosjet. Kur do te nisë punën ai?

Sula: Me qëllim përmbushjen e parashikimeve të ligjit, është parashikuar krijimi i një institucioni të ri, Autoriteti për Informimin me të Dhënat e ish-­Sigurimit të Shtetit, si person juridik publik i pavarur, përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, i përbërë nga 5 anëtarë. Autoriteti është parashikuar të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik.

Brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi zgjedh anëtarët e Autoritetit. Autoriteti, brenda tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton rregulloren e organizimit dhe funksionimit të tij, strukturën dhe organikën e Sekretariatit Teknik dhe rregulloren e brendshme të tij.

DW: A ekziston ndonjë afat për zbatimin e ligjit?

Sula: Ligji parashikon afate vetëm për qëllime të verifikimit të kandidatëve. Autoriteti vë në dispozicion dokumentacion dhe lejon përdorimin e dokumenteve për këtë qëllim deri më 31 mars 2020. Ndërsa e drejta për informim nga të gjithë ata, që plotesojnë kriteret për aplikim, nuk ka kufizim në kohë.

DW: Sa garantohet përmes ligjit e drejta për t'u informuar qoftë për individët, qoftë për institucionet? Në ç‘masë do ta garantojë ligji mospërfshirjen në postet drejtuese të personave të inkriminuar?

Sula: Qëllimi i ligjit është mundësimi i së drejtës për çdo të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga veprimtaria e ish-Sigurimit të Shtetit të marrë informacion të plotë mbi materialin e hartuar në ngarkim të tij, përfshirë hartuesit dhe burimin e këtij informacioni. Ligji parashikon përjashtime në rastet, kur vlerësohet se nxjerrja e këtij informacioni do të dëmtonte marrëdheniet ndërkombetare të vendit, apo do të cënonte sigurinë kombëtare.

DW: Cila është vlera praktike e këtij ligji, përse është e rëndësishme transparenca për shoqërinë shqiptare?

Sula: Për të mos mbetur vendi i vetëm në Evropë, i cili nuk është përballur ende me të kaluarën, për t‘i dhënë fund kësaj lidhjeje, në mënyrë që të gjithë e sidomos të rinjte të kuptojne ç‘ka ndodhur, me qëllim mosripërsëritjen e historisë dhe ndarjen përfundimisht nga e kaluara.

DW: Përveç hapjes së dosjeve, a ka edhe masa të tjera, që i shërbejnë këtij qëllimi?

Sula: E gjithë qasja e qeverisë ndaj kësaj çështje ka qenë e frymëzuar nga një e vërtetë e thjeshtë, që një përballje e sinqertë dhe e plotë me të shkuarën e diktaturës në Shqipëri ndihmon në konsolidimin e lirisë në vend. Aktivitete të tjera të rëndësishme të MMSR dhe partnerëve të saj vendas dhe të huaj janë ngritja dhe vënia në funksion e sektorit për gjetjen e personave të zhdukur nga krimet e komunizmit dhe pa tjetër negociatat për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me ICMP (Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur) për të bërë të mundur realizimin e procesit për gjetjen e personave të zhdukur.

DW: Shqipëria synon të bëhet anëtare e rrjetit evropian Remembrance and Solidarity, që merret me trajtimin e historisë së shekullit të 20-te. Në çfarë procesi jeni?

Sula: Në kuadër të Programit të qeverisë, e cila i ka kushtuar një vend të posaçëm kujtesës historike dhe me ftesë të Rrjetit Evropian Remebrance and Solidarity, Qeveria shqiptare po negocion për t‘u bërë pjesë e këtij rrjeti me qëllimin e përbashkët promovimin e historisë së shekullit të 20-të dhe si kjo histori përkujtohet. Fushat e interesit të rrjetit janë të përbashkëta me fushat e interesit të qeverisë Shqiptare dhe ndihmesa në krijimin e një komuniteti ndërkombëtar të memories, e cila bëhet mbi bazën e eksperiencave të ndryshme të popullsive dhe shteteve evropiane, janë arsyet që po negociohet për anëtarësimin në këtë rrjet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.