Gjebrea: Raporti i DASH aspak alarmant

Nga Ina Boja/

Zv.Ministrja e Brendshme Elona Gjebrea është shprehur se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i publikuar një ditë më parë , nuk është aspak alarmant.

Në një intervistë për Tema Tv, Gjebrea deklaroi se Shqipëria renditet në kategorinë 2 aty ku dhe ishte e pozicionuar një vit më parë. Sipas saj raporti duhet lexuar dhe përkthyer ashtu siç duhet. Ndërsa lidhur me  faktin se qeveria shqiptare nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar fenomenin e trafikimit zv.ministrja tha se kjo çështje lidhet e gjitha me përkufizimin që i vendoset shkallës dy. Sipas Gjebreas në raport është cituar edhe fakti që qeveria po bën përpjekjet maksimale për arritjen e standarteve.

Ndërsa në lidhje me ngritjen e një Task Force në vitin 2013 për të përmirësuar  luftën kundër trafikimit të qënieve njerzore ,Gjebrea tha se për efekte termonologjie ka mbetur pa u firmosur dhe se nuk ka qenë një kriter i detyrueshëm.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një ditë më parë një raport lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, i cili flet për një situatë alarmante në të cilën ndodhet vendi ynë. Si e shihni ju këtë raport?

Do ta filloja me atë që ju sapo cituat, përsa i përket situatës alarmante. Ky raport nuk përkthehet ndoshta në këtë mënyrë. Shqipëria çdo vit monitorohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përsa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerzore dhe vendoset në kartegoritë përkatëse të përacktuara sipas regullave të tyre. Duke u detajuar për të gjitha përpjekjet që bën qeveria në disa drejtime kryesore , përsa i përket dënimeve, mbrojtjes , viktimave dhe ndërgjegjësimit për viktimat e trafikimit. Këtë vit ne jemi të vendosur në kategorinë dy, në të njëjtën kategori që ishim vitin e kaluar. Vlen të theksohet se në 2012 Shqipëria ishte e vendosur në kategorinë e vendeve të vendosura në vëzhgim, dhe ne arritëm duke bërë përpjekje maksimale për tu ngritur në një kategori.

Por çdo të thotë kategoria dy? Gjithsej janë katër kategori: Kategoria një që është më e mirë, kategoria dy, kategoria dy e vendeve në vëzhgim dhe kategoria tre. Nëse një vend është i vendosur në kategorinë dy do të thotë që qeveria nuk i përmbush standartet minimale por bën përpjekje për të luftuar trafikimin e qenieve njerzore. Shqipëria në historinë e saj nuk ka qenë asnjëherë në kategorinë një, përkundrazi gjatë qeverisë demokratike ka qenë dy herë në kategorinë e vendeve në vëzhgim. Prandaj ne nuk kemi bërë një hap mbrapa, përkundrazi.  Por nëse lexohet me detaje raporti , përcaktohen arritjet që ka bërë qeveria. Ka shumë fusha të cilat duhen adresuar më mirë dhe kjo do të jetë pjesë e punës sonë për vitin që vjen.

Në raport thuhet se qeveria shqiptare nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar fenomenin. Çfarë po ndodh realisht në institucionin tuaj? Ku qëndron problem i gjith kësaj?

Kjo ka të bëjë e gjitha me përkufizimin që i vendoset shkallës dy. Por në raport theksohet gjithashtu që qeveria po bën bën përpjekjet maksimale për t’i arritur standardet.

Nuk është surprizë për ne, pasi shkalla dy është shkalla më e mirë që qeveria shqiptare ka arritur, përsa i përket luftës kundër trafikimit të personave, bazuar në raportin e DASH.

Më konkretisht, duke filluar me dënimet, për herë të parë ne kemi një rritje të dënimeve. Në vitin 2013 ne kishim vetëm tre , ndërkohë në 2014 kemi 39 të supozuar të dënuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda , pra 6 herë më shumë krahasuar me 2013.

Ndërkohë në 2014 Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar 9 trafikantë. Ndaj është shume e rëndësishme që raporti të lexohet me detaje, për të kuptuar më mirë të gjitha arritjet që qeveria ka bërë krahasuar dhe me 2013. Të mos përmendim vitin 2012 ku Shqipëria ishte në listën e vendeve në vëzhgim dhe ishte në një situatë alarmante.

Nga ana tjetër përsa i përket mbështetjes së viktimave të trafikimit, është rritur numri i identifikimit. Në vitin 2014 kemi 125 viktima të identifikuar krahasuar me 95 në 2013, pra do të thotë 32 më shumë. Që tregon se qeveria ka kapacitetet e nevojshme për të identifikuar dhe mbështetur viktimat e trafikimit. Ndërkohë që qeveria për herë të parë mbështet OJF-të, strehëzat që akomodojnë viktimat e trafikimit me 12 rroga për punonjës social ashtu siç dhe ka rritur mbështetjet për këto OJF-të (Strehëza). Janë 50 përqind më shumë mbështetje financiare krahasuar me 2013. Nëse futemi tek pjesa e ndërgjegjësimit, tashmë kemi një strategji kombëtare. Qeveria gjithmonë ka qenë e kritikuar nga DASH në vitet e kaluara. Përsa i përket kapaciteteve të pamjaftueshme lidhur me ndërjegjësimin, tashmë ne kemi fushata kombëtare. Kishim një antitrafik në muajin tetor, aktivitete të ndryshme, marrëveshje bilaterale, punë në komunitet dhe ri-funksionim më të mirë të të gjithë strukturave, qoftë në nivel qendror qoftë në nivel lokal.

“DASH vëren një numër në rritje të fëmijëve të komunitetit rom dhe atij egjiptian  që lypin ose bëjnë  punë të detyruara në Shqipëri. Çfarë po bën qeveria lidhur me këtë çështje, pasi çështja e komunitetit rom vazhdon të mbetet në harresë…

Në fakt kjo qeveri e ka marrë shumë seriozisht luftën kundër trafikimit për ta adresuar në të gjithë format që është ajo, jo vetëm trafikim për shfrytëzim seksual por edhe trafikim për punë të detyruar. Si rrjedhojë e kësaj ne kemi një marrëveshje me Inspektoriatin e Punës , kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Punës dhe me Shërbimin Social dhe për herë të parë kemi njëjsitë e lëvizshme, të cilat identifikojnë fëmijë të cilët shfrytëzohen për lypje përfshirë dhe komunitetin rom. Tashmë kemi një projekt pilot shumë të suksesshëm në Tiranë. Është rritur numri i identifikimit ashtu sikurse edhe mbështetja. Sigurisht kjo është një sfidë. Puna me komunitetin rom dhe adresimi i të gjithë problematikave të tjera, është një sfidë e cila kërkon një përqasje proaktive nga shumë agjensi shtetërore dhe kërkon një bashkëveprim ndërmjet aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Në raport është cituar gjithashtu se një "Task Forc" e ngritur në vitin 2013 për të përmirësuar luftën kundër trafikut duke koordinuar punën mes policisë, prokurorisë dhe gjykatës nuk është mbledhur ende.  A jeni ju në dijeni të kësaj çështje  dhe pse nuk është mbledhur kjo Task Forc?

Task Forca është një iniciativë nga zyra e Koordinatorit Kombëtarë për të bashkuar më mirë punën ndërmjet policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Tashmë, vetëm thjesht për efekte terminologjie dhe ndryshime në termat e referencës , ka mbetur pa u firmosur.Vonesa e ka saj ka të bëjë me një komunikim ndoshta të vonuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe me një dakordësi e cila tashmë është qartësuar. Por dua të theksoj, pasi është shumë e rëndësishme,  që Task Forca, është një iniciativë e jona dhe jo një detyrim që na është vënë.

 TEMA

SHKARKO APP