Gjinushi mbron Doshin: Toma u përdor për “kokë turku”
Flet kreu i PSD-së Skënder Gjinushi: Edhe Halimi duhet të arrestohet për dëshmi të rreme në ngjarjen e 21 Janarit
Nga Fernada Cenko
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka dalë në mbrojtje të deputetit tashmë “me arrest shtëpie” Tom Doshi. Duke mos dashur të hyjë në detaje nëse ngjarja është një histori e stisur apo e vërtetë, Gjinushi është ndalur tek procedurat e Prokurorisë dhe Kuvendit. Ai është i “qejfmbetur” për mënyrën se si Kuvendi e dërgoi me duart e tij dy deputetët në paraburgim. Duke bërë një paralelizëm me kohën kur ai drejtonte Parlamentin, Gjinushi tha se: “Shumë raste kanë ardhur për heqje të imunitetit, por ne nuk i kemi votuar”. Sipas tij, në emër të ndëshkueshmërisë Prokuroria por edhe parlamenti bëri kokë turku Tom Doshin. Ndërsa teksa ndalej tek dekriminalizimi ai vuri gishtin mbi Sali Berishën, i cili sipas tij është “ish- kryeministri që instaloi gjatë qeverisjeve një shtet të korruptuar”.
Për gati një dy javë politika është futur në një rreth vicioz ku kryefjala është Tom Doshi. Gjithë këtë histori të sjellë si e vlerësoni? E arrestojnë për dëshmi të rremë…
Opinion im është për atë çka lidhet me procedurat, jo me përmbajtjen, me të vërtetën. Nga ana formale themi që për herë të parë që prokuroria, apo drejtësia të përpiqen të thotë të vërtetën për një akuza publike dhe për dimensione të tilla. Fakti që Shqipëria është mbushur plot me akuza publike dhe jo vetëm për vrasje të mbetura në tentative, apo të mbetura me porosi, por vrasje të ndodhura. Madje këto akuza fillojnë që nga 97, 98, për ngjarjen e Gërdecit, për vrasjet e 21 Janarin e me radhë. Dhe po të shohim në çdo seancë parlamentare Berisha nuk rresht së bëri akuza të tilla. Edhe politika shqiptare e realiteti shqiptare ka vuajtur pikërisht nga fakti që shumë të vërteta kriminale, afera kriminale publike nuk zbardhen dhe ca që janë zbardhur nuk ndëshkohen, e dyta që shumë akuza të ndërsjellat nuk zbardhen. Në vazhdën e këtyre nuk ka shumë qëllime të mbyllin gojën të kujt shpif dhe kujt gënjen se sa të ndëshkoj.Pra të funksionojë ajo që quhet shtet normal. Pra aferat e politikanëve të ndëshkohen njësoj si qytetarët edhe më rëndë, dhe politikanët vet nuk guxojnë të akuzojnë më me akuza pa baza. Pra çdo shpifje të zbardhet e të mos rrihet në heshtje sicc ndodh rëndom.
Si e vlerësoni veprim e Prokurorisë ndaj Kuvendit për arrest?
Bashkohem përkohësisht me entuziazmin e zyrtarëve të çuditshëm, mbase ky është një “fillimi i ri”, mirëpo “fillimi i ri” jo me vepra, nuk na ccon tek zhvillimi i ri që prokuroria do të godas krimin dhe korrupsionin e peshqve të mëdhenj. Pra, të godas kokat, dhe ata që kanë drejtuar politikën, ata që kanë vjedhur xhepat e shqiptarëve, ata që e çuan realitetit shqiptar këtu ku është, që ne vazhdojmë që të jemi një nga vendet më të korruptuara e inkriminuara. Pra nuk kemi një fillim të ri, por kemi një fillim të ri për të zbardhur të vërtetën me akuza të bëra publike. Proceduralisht po gabohen, po gabohet sepse në rast se prokuroria është në të drejtën e vet, Kuvendi nuk është në të drejtën e vet kur në mënyrë të njëanshme kërkon paraburgim për dy deputetët e vetë.
Le të mendojmë që drejtësia do të bëhet, pse Tom Doshi u bë “kurbani” i parë? Mos ka lidhje edhe kjo me dekriminalizimin?
Tani atë që duhet të sqaroj është se kjo nuk ka të bëjë fare me dekriminalizimin, sepse dekriminalizimi është që të godasësh vatrat e infeksionit dhe të krimit. Vatrat janë ish qeveritë, ish politikanë, por edhe vatra të tjera, segmente të tjera që vegjetojnë. Për pasojë edhe ajo që thuhej që kanë hyrë ca të fortë në Kuvend, këta janë pasojë, nuk janë shkaku. Peshku qelbet nga koka ndaj duhet pastruar nga koka. Është si pema po do ta thash priten rrënjët, po i preve degët, vetëm sa e ke krasit. Dhe infeksioni eliminohet vetëm duke zhdukur vatrat. Arsyeja pse u dha vota e 21 qershorit ishte se qeveria Berisha kishte krijuar realitetin më të korruptuar deri në ligjërim të trafikut të drogës dhe ligjërimit të faktit, që politikani për sa kohë ishte në krahun e tij ishte super i pastër edhe kur ishte përballë tij ishte super i pistë. Dhe nuk mbeti “i pistë” i së majtës që nuk u riciklua gjatë 8 viteve të qeverisë Berisha. Të shohësh se çfarë qëndrimi mban PD ndaj LSI-së dhe Metës kupton dhe politikën e PD-së. Katër vite në qeverisje e quajti qeveria e “Duarve të pastra” dhe tani e quan “Qeveria e krimit”. Përderisa këtë dekriminalizim e kërkon PD dhe për ata që prodhuan krimin kërkojnë pastrimin e Kuvendit kuptohet që është një lojë.
Berisha sërish po bën me apo pa bazë?
Çuditërisht i hapet rrugë. I hapet rrugë nga Kuvendi. Ai dominon seancën parlamentare. Ai përcakton se kush janë të korruptuarit dhe kush nuk janë, ai tregon se kush janë të inkriminuarit edhe kush jo, madje tani ka të drejtën të bëjë edhe listën kush do të qëndrojë dhe kush duhet të iki nga Parlamenti. Në këtë mënyrë e ka shfrytëzuar edhe çështjen Doshi, sepse është një përplasje e mazhorancës, ndaj çuditërisht për herë të parë ai shkoi në Prokurori
Dalim tani te gabimet procudurale të Prokurorisë dhe të Kuvendit që janë të rënda. Të rënda sepse kuvendi nuk e jep autorizimin duke mbyllur sytë, ndaj këtu në këtë mënyrë skandaloze dëgjon edhe opozitën që thotë se po i hapim rrugë Drejtësisë. Drejtësia e ka të hapur rrugën me ndryshimet kushtetuese për procedim. Pra procedimi penal bëhet pa e marrë autorizimin nga Kuvendi. Prokuroria vë në akuzë pa marrë autorizim. Jepet autorizim kur e vlerëson Kuvendi për kontroll banese apo personal. Arresti nuk është pjesë e procedimit. Arresti është masë shtrënguese, paradhënie dhe ndërprerje mandate. Prandaj edhe me ndryshimet kushtetuese iu dha e drejta Prokurorisë që mos të kërkojë leje për procedim. Prandaj ruhet të mos arrestohet dhe të mos kontrollohet fizikisht në banese, pra që ai të ushtroj mandatin deri sa të shpallet fajtor. Kështu që kur prokuroria kërkon masë arresti cenon veten, dhe meqë kjo është e hera e parë që bëhet me Kushtetutë të re që është kristalizuar në këtë frymë, atëherë është një gabim fatal. Sepse për herë të parë bëhet për veprën më të lehtë, pavarësisht nga zhurma.
Po komisioni i ngritur për 21 Janarin është një “dëshmi e rreme”?
Berisha akuzoi një opozitë të tërë për puç. Dhe Halimi që dukej sikur mbronte Doshin apo dhe Ristani, që nesër merren për dëshmi të rreme. Komisioni Halimi është një komision që paraqiti prova të rreme për të vërtetuara që ishte puç 21 Janari. Pra i gjithë ky komision, në bazë të Kodit të Procedurës Penale merret për dëshmi të rreme. Provat u përgatitën atje me dëshmitë e shokut Sali, me dëshmi të Lulit, me dëshmi të Drejtorit të Policisë, me ca ekspertiza skandaloze të bëra edhe nga prokurorë aktualë, këto janë prova më të rënda nga ato prova që është bëri gjoja nga Durim Bani. Janë prova që rrëzojnë shtetin, që rrëzojnë opozitë. Ai goditi Presidentin e Republikës deri dhe Prokurorin e Përgjithshme. Dhe ato janë mbi tavolinë.
Rama erdhi me frymën për të zbardhur 21 Janarin, Gërdecin… ngjarjet e bujshme…
Erdhi në pushtet për të zbardhur aferat e mëdha, dhe që do merreshin me ndëshkueshmërinë në politikë, dhe pandëshkueshmëria do të marrë fund. Këtu ndëshkimi i parë që u bë për Tom Doshin dhe vepra që prezumohet është dëshmia e rreme. Po do dekriminalizim, hap aferat që kanë mbetur pa gjykuar, dhe jo mbi “dëshmira të rreme”, por me akuza të ngritura nga prokuroria. 21 janari është e zbardhur publikisht nga të tëra anët dhe janë bërë të tëra llojet e veprave nga pala e akuzuar deri në fshehjen e krimeve, ndaj duhen goditur këto, duhet të filloj ndëshkueshmëria. Ka dhjetëra kallëzime në nivele larta për korrupsion. Ky është dekriminalizimi real. Dekriminalizimi është për ata që kanë prodhuar krimin dhe korrupsionin, ata që mbrojnë krimin dhe korrupsionin, …ata bëjnë ca viktima formale që ta kalojnë topin në drejtim tjetër. Të fortët e politikës kërkojnë të bëjnë kokë turku ca të fortë të përdorur prej politikës.
Po nga ana juridike si e shihni?
Nga ana juridike është një skandal. Nuk mund të bësh miq që të dënosh të dënuarit. Të dënuarit janë të dënuar edhe çfarë dënimi kanë marrë e thotë gjykata. Po se kanë vuajtur shkojnë e vuajnë, po e ka vuajtur është e parashkruar.
Është dyshues fakti që Kuvendi edhe pse kishte katër javë e mbylli me një javë, apo vërtetë Doshi mund të arratisej?
Në planin procedural, Kuvendi veproi si komisioni Xhaferaj kur shkarkoi Sallakun. Sepse Kuvendi duhet të krijojë bindjen se ka dyshim të arsyeshëm se ka filluar një procedurë penale dhe i kërkon leje për kontroll banese dhe personal, marrjen në hetim. Tek masa e arrestit duhet të krijojë super bindje, sepse aq më shumë që ja kërkon për herë të parë parlamentit dhe Kuvendit i është kërkuar dhe nuk ka dhënë paradhënie, as Metën, as Lulin, as Mediun për vepra shumë më të rënda. Këtu ka dy qëndrime absurd, një nga opozita që në mënyrë të qëllimshme e ngatërronte “ne e japim lejen për atë që kërkon që Prokuroria për të mos penguar drejtësinë”. Nuk pengon drejtësinë duke penguar arrestin, por rruan integritetin e Kuvendit edhe gjykimin e drejtë. Paraburgimi është gjithmonë mjetë presioni. Bëhet vetëm nga halli, kur vërtetë ka rrezikshmëri. Si mund të iki, edhe pse ka dyshtetësi kur ai ruhet me polici, jo që i merr pasaportën edhe s’ka çfarë bën. Jo që nuk ka ikur.
Po akuzoni opozitën për mënyrën si veproi, po mazhoranca?
Shumica patjetër i jep rrugë drejtësisë dhe ja dha, por nuk mund të pranoj arrestin qoftë për kushtetutshmëri, qoftë për rrethana, qoftë për precedent. Jepet paraburgim për vepra të lehta kur kanë mbyllur sytë për të tjera?! Po nuk mund të bëhet për kolegllëk edhe për burrëri. Mos harrojmë që mazhoranca me të drejtë ankohet rëndë dhe kanë bërë sulme publike për pandëshkueshmëri e drejtësisë, e pastaj i’a bën kolegut ‘ç’ke ti se vendos drejtësia’. Kujt drejtësie ja çon?! Kur ti vetë ke thënë se nuk i beson drejtësisë dhe kërkon të filloj një erë e re, por jo me pranga, dakord?