Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hafizi: PS s’ka më shpresa, Rilindja pushtoi gjithçka

Intervista E enjte, 29 Prill 2021 05:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Znj.Hafizi, ju propozoni zgjedhjen e Presidentit nga populli, a është kjo një kërkesë për të ndjekur modelin e Francës, me një President të fortë?

Jo, nuk kemi kërkuar këtë. S’kemi asnjë pretendim për të ndryshuar kompetencat e tij. Arsyeja më themelore që na ka çuar në këtë kërkesë, është që populli të ketë një mundësi zgjedhje jashtë presionit të partive politike.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 11 minutash
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Ju mendoni se partitë s’do ndërhyjnë edhe në një proces zgjedhor të presidentit nga populli?

Swiss Digital

Do ndërhyjnë me kandidatët e tyre, por me variantin tonë, lind edhe mundësia e kandidatëve të pavarur, mjafton të kenë 10 mijë firma. Edhe partitë do të konkurrojnë me figura konkurruese. Në parlamentin shqiptar sa herë është diskutuar për zgjedhjen e presidentit të Republikës, figura dhe personi kanë qenë mënjanë, faktori kryesor që e ka lëvizur procesin ka qenë pazari i partive politike. Pazar që çdo shqiptar e njeh se çfarë ndodh. Dhe kemi një President të zgjedhur me një shumicë të thjeshtë parlamentare. Gjë që është e papranueshme.

Formula e vjetër me 3/5 impononte kompromis mes palëve. Pse nuk ju duket e përshtatshme kjo formulë?

Duam t’i japim popullit një mundësi për tu shprehur përmes votës. Të kenë mundësi që të japë mesazhin e vet politik ndaj klasës politike. Aktualisht e kanë të pamundur të shprehen. Popullit i mbetet shumë pak për të zgjedhur.

Pse s’kërkoni ndryshimin e mënyrës si zgjidhen deputetët, listat e hapura?

Kjo mund të jetë një kërkesë paralele. M.q.s debati ishte ndezur për ndryshimet kushtetuese ne hodhëm idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli. Ne kur kemi diskutuar me 10 kolegët, nuk kemi shkuar me letër për ta marrë firmat.

Çfarë ndodhi me z.Muhedini e PDIU, pse u tërhoq nga nisma dhe pse ky sherr me këtë parti?

Ne kemi pyetur deputetët dhe ata janë shprehur se janë dakord për nismën. Edhe zoti Muhedini (Tahir Muhedini i PDIU) ka shprehur gatishmërinë e tij. Por nuk i kemi marrë firmën sepse kur fjala jepet, mbahet. Nuk e nisëm ne sherrin por u sulmuam në mënyrë të padrejtë. Nëse PDIU do vazhdojë të na sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi se s’na mbetet rrugë tjetër por nuk kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë diskutim”.

Cili është qëndrimi juaj për reformën në drejtësi?A do ta votini draftin në 21 korrik?

Unë e kam deklaruar votën time “pro” reformës dhe kam qenë një nga firmëtarët e draftit. Unë jam iniciatore e votimit të draftit, kam firmosur njësoj si 33 deputetët e tjerë që të votohet reforma në drejtësi. Jam shokuar nga diskutimet dje në Parlament të deputetëve PD për çështjen e sovranitetit. Ky draft dhe kjo reformë nuk cenon aspak sovranitetin e vendit por vetëm sovranitetin e deputetëve. Nga ana tjetër Rama duke ia lënë gjithçka në dorë ndërkombëtarëve hoqi dorë nga kauza e reformës në drejtësi. Pra Kryeministri ka braktisur kauzën e reformës në drejtësi si reformën më të rëndësishme të qeverise dhe me qëndrimin më të fundit nuk e lidh më fatin e reformës me fatin e qeverisë së tij.

Si e shihni qëndrimin e Lu për reformën në drejtësi dhe takimin Rama-­Basha?

Ambasadori Lu insiston me forcë për miratimin e reformës në drejtësi. Qëndrimet e tij publike tregojnë se cila është klasa politike në Shqipëri.

Znj. Hafizi, duket sikur ka një relaksim të deklaratave tuaja ndaj PS…

Situata në PS është e pakthyeshme, rilindja ka pushtuar gjithçka dhe fakti që u përdorën të gjitha manovrat, farsat për të mos lejuar zgjedhjen e kryetarit të PS, kjo s’të jep ndonjë shpresë se PS mund të reformohet. Do të kisha mirëpritur nëse do të ishte krijuar një shteg për të dhënë një mesazh që diçka të qarkullojë brenda asaj parti, do ta kisha mirëpritur, pasi për atë parti kam harxhuar energji prej vitesh. Do të kisha qenë shumë e lumtur nëse do të kishte mesazhe shprese nga PS nëse kjo parti do të kishte një vijim demokratik. Me situatën aktuale nuk shoh ndonjë shpresë.

Do të kishte ndryshim qëndrimi nga ju nëse në PS do të shfaqeshin mesazhe shprese…

Do kisha shfrytëzuar çdo situatë që PS të ndryshojë linjën. Unë mendoj se sot PS është po aq jo demokratike sa të gjitha partitë e tjera. Në mënyrë flagrante u pengua zgjedhja e kryetarit të partisë. PS ka qenë një parti shumë demokratike me debate jo gjithmonë të këndshme, por pa debat nuk ka jetë në parti. Sot është hermetizuar, asfiksuar. Nuk shoh si mund të quhet sot kjo parti, një parti demokratike.

Midis politikës dhe botës akademike, kë do zgjidhnit?

Bota akademike për mua është një botë që e njoh shumë mirë. Jeta politike ishte një botë e panjohur për mua. Se si do të përfundojë kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që unë e ruaj kauzën dhe nuk e tradhtoj deri në fund.-shqiptarja.com-

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 11 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.