“Heqja e imunitetit në ‘92”, Meta: Lidershipi i PS u tremb, më sugjeroi të arratisem. Kurrë nuk do ta bëja

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ka folur për heqjen e imunitetit në vitin 199, pas trazirave në qytetin e Poliçanit.

(Pjesë nga intervista në TV Klan)

Pyetje: Në moshën 23 vjeçare i sapo zgjedhur deputet Ju,  u bëtë protagonist i heqjes së imunitetit..!

Jeni deputeti i parë post-komunist ose pluralist,  që i është hequr imuniteti për një përplasje. Po e quaj në zonën Tuaj elektorale me policinë.

Presidenti Meta: Nuk ka qenë një përplasje e imja me policinë.

Pyetje: Ka qenë edhe hera e fundit që Nano dhe Berisha, kanë telefonuar. Pra,  kanë folur me njëri tjetrin në telefon dhe më pas pothuajse 10 vjet,  nuk pati asnjë komunikim mes tyre deri në vitin 2002. Çfarë ndodhi?

Presidenti Meta: Ajo që kishte ndodhur në Skrapar ishte një përplasje e policisë me popullin.

Një marrje peng të themi,  e dy drejtuesve të policisë, që ishte jo me qëllimin e keq, por thjesht sepse banorët ishin përplasur, ishin goditur me policinë dhe kishin dëgjuar në lajmet e TVSH-së dhe Radio Tirana,  që ishin thënë lajme të pavërteta, sikur këta kishin dalë me portretet e Enver Hoxhës, ndërkohë ata protestonint për problemet me Uzinën atje.

Pyetje: Për punë ekonomike.

Presidenti Meta: Po, çështje ekonomike dhe shkurtimesh.

Pyetje: Përse u hoq imuniteti Juaj?

Presidenti Meta: Unë nuk kisha lidhje fare. Unë atë ditë kisha ardhur nga Danimarka,  sepse kisha qenë dy tre javë në Danimarkë. Sapo dëgjova lajmet mendova të shkoja menjëherë dhe shumë mirë që vajta.

Sa kam vajtur atje i kam bindur që këta dy drejtues të policisë duhet të liroheshin. I kam marr dhe i kam çuar në Berat,  tek Zv/ministri i Brendshëm me shumë korrektësi.

Pyetje: Pra i kishin marr peng  le të themi.. drejtuesit lokal të Policisë.

Presidenti Meta: Ata i kishin marr peng,  sepse kishin vënë kusht që duhet të thotë TVSH-ja dhe Radio Tirana që banorët  nuk kishin qenë më portretin e Enverit, por kishin protestuar për hallet e tyre.

Arsyeja e vërtetë ishte që,  kishte një ngarkesë të madhe me Skraparin, për arsye sepse ishte i vetmi që në mars të vitit 1992 nuk votoi Partinë Demokratike dhe të dy deputetët i mori Partia Socialiste.

Në vitin 1992 në zgjedhjet lokale përsëri fitorja në Skrapar ishte shumë e thellë.

Ndaj u mendua që Skrapari të bëhej shembull.

Pyetje: Po kur Ju shkuat dhe liruat dy drejtuesit e Policisë Lokale, përse Ju u hoqën imunitetin dhe përse u akuzuat?

Presidenti Meta: Unë do të isha futur në burg,  në rast se një nga këta drejtues do të kishte mbajtur një qëndrim, se tjetri ishte gati të gënjente dhe të firmoste sikur unë,  i kisha bërë presion, gjë që nuk ishte e vërtetë.

Por, tjetri një nga këta tha që jo,  kjo nuk është e vërtetë. Pra, kërkonin dëshmi fallco që të futesha në burg.

Pyetje: Njëri ishte i gatshëm, që të jepte një dëshmi fallco. Ndërsa tjetri rezistoi.

Presidenti Meta: Ai,  që ishte nga Skrapari ishte gati ta bënte, ai tjetri nuk e bëri.

Pyetje: Nuk pranoi?

Presidenti Meta: Po nuk pranoi se e vërteta ishte kjo që po ju them!

Pyetje: Dhe Ju, mund të shkonit në burg me atë?

Presidenti Meta: Po, normalisht me ato dy dëshmi. Po.

Pyetje: Pa imunitet ishit.  Ju mbështeti Partia Socialiste në këto veprime?

Se Ju keni lënë të kuptohet që në atë kohë edhe partia Socialiste, Ju la pak jashtë?

Presidenti Meta: Ne duhet të kuptojmë që Partia Socialiste, ishte në një presion shumë të madh në atë kohë.

Sepse presioni i pushtetit, kjo ngarkesa gjoja si parti që vinte nga Partia Komuniste ishte shumë e madhe.

Për më tepër kishin nisur presionet edhe ndaj Nanos, më pas më kthyen mua imunitetin, ja hoqën Nanos. Pra, ishte një atmosferë presioni në tërësi.

Jo vetëm kaq, por nga Partia Socialiste,  mua m’u propozua që të ikja për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm, pasi ky ishte objektivi të ikja në Greqi, ose ne Itali.

Pyetje: Dhe nuk ike?

Presidenti Meta: Absolutisht, as nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje.

Pyetje: Ishe i gatshëm të arrestoheshe?

Presidenti Meta: Jo vetëm kaq, po hetuesit kur më thërrisnin thoshin që shiko merr masa se ditët që vijnë do të arrestojnë.

Unë, i thosha të më arrestoj tani ça po presin?

Pyetje: Nuk kishe frikë?

Presidenti Meta: Fare, zero.

Pyetje: Në këtë kohë a ka pasur një marrëdhënie midis Jush dhe Presidentit Berisha në vitet 1995, 1996 po themi?

Presidenti Meta: Nuk kemi pasur asnjë lloje marrëdhënie, veçanërisht në këtë periudhë që po flasim, për vitet 1992 deri në vitin 1994 apo në 1995.

Por, Berisha gjithmonë përpiqej të bënte një diversion midis të rinjve dhe midis të vjetërve, midis marksistëve dhe anti-marksistëve.

SHKARKO APP