Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 08:40 Edhe sot kryeministri poston video: Dialog! Kryeministri Rama nuk resht që kërkuari DIALOG. Edhe sot ka postuar video ku në vend të karrikes që ia thyen apo dogjen, janë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta: Ligji ka edhe arrestime, ka edhe dënime

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 10:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

se gjysma vidhet në zonën industriale tek bizneset. Nëse do të vazhdojmë në këtë mënyrë që të humbasin çdo vit qindra milionë euro kot, ndërkohë që me to mund të investojmë për të zhvilluar bujqësinë, mund të investojmë për shkolla më të mira për shërbim shëndetësor më cilësore dhe për infrastrukturë më të mirë dhe për rrugë më shumë. Patjetër dhe të gjitha këto do të shkojnë në interes të gjithë Shqipërisë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Po nëse ka një shtresë që nuk e paguan dot, do futur në burg dhe këta? Ti e di që edhe në Itali dhe në një pjesë të vendeve të botës, në momentin që një qytetar evropian nuk ka mundësi që të paguajë energji, shteti atje jo vetëm që nuk e fut në burg, por edhe kur ia pret energjinë i lë minimumin ndriçimin dhe një televizor.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Të mos marrim shkas nga ngjarje e caktuar, por të izoluara të bëra mediatike për t’i përgjithësuar. Mund të ketë sjelle të pakujdesshme  të  policëve lokalë me veprime të pathelluara shumë, por absolutisht që këto nuk e  zhvlerësojnë këtë aksion që është i një rëndësie kombëtare dhe strategjike për zhvillimin vendit dhe për të bërë një shkëputje të madhe. Kështu që duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë arsye.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së dyti, për 200 e ca  familje të cilat kanë probleme ekonomike dhe janë këto shtresa që janë më të prekurat, shteti do t’i subvencionojë. Pra do të vazhdojë për atë diferencë që do të ketë një ndryshim të çmimit. Kjo gjë është bërë publike lidhur me heqjen e fashës.

Por ajo është në disfavor?

Absolutisht për ata kjo do të jetë një favor, do të jenë të mbrojtur për diferencën.

Cila do të jetë favor për ata që nuk e paguajnë dot? Si i keni identifikuar?

Janë me lista të gjithë. I ka Ministria e Mirëqenies Sociale dhe janë të identifikuar të gjithë.

Më thanë që s’kam më vend në burgje, është e vërtetë? A ka menduar qeveria për burgje të reja?

Këtë nuk e kam parasysh, por po bëhen ca burgje të standardeve evropiane sepse në kuadër edhe të të drejtave të njeriut duhet të jetë një situatë sa më normale edhe në burgje.

Dy gjëra mungojnë sot në Shqipëri, varrezat dhe burgjet? Pra qeveria i di këto?

Po, i di dhe besoj se do të bëjë gjithçka për t’i zgjidhur.

Në fakt po flisnim për ato që perceptohen në publik, disa krisje të vogla në koalicion midis jush dhe Partisë Socialiste. Ju thatë që nuk kishte asnjë problem. Më konfirmuat qëndrimin tuaj se ju preferonit më shumë lopatën se sa kazmën. Nëse ju do të ishit kryeministër do të kishin një qasje tjetër. Është shumë e çuditshme afrimi i Edi Ramës me çamët, me Shpëtim Idrizin sa herë që ka kështu krisjesh siç ju e mohoni. Del në sfond PDIU, me 5 deputetët e saj e gatshme për tu bashkuar koalicionit qeveritar duke i dhënë Ramës shumicën. Sipas mediave Shpëtim Idrizi po mbledh të pakënaqurit e Partisë Demokratike në PDIU për të nxjerr jashtë loje LSI-në. Mjafton shfaqja e tij me Mesila Dodën kur dorëzoi ligjin për dosjet, flitet edhe për përafrimin e 2-3 deputetëve të opozitës. Sa shanse ka të ndodhë një skenar i tillë. Ju që njiheni si një politikan kurajoz, trim, njeri që kur krijohet një problem i madh ju krijoni përplasje. A mund të zëvendësoni nga PDIU e Shpëtim Idrizit me pak vota më shumë se sa 70 +1 ?

Nuk do të doja të përmendja emra partish dhe kolegësh deputetë sepse nuk mund të merrem me spekulimet e mediave.

Spekulime nuk janë sepse ka dalë Rama me Idrizin dhe kjo është parë

Mesila Doda është deputete e Shqipërisë, Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Tani nuk jemi në 1992, që po të dilte dikush nga mazhoranca me dikë nga opozita, kjo është tradhti e madhe. Nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë nga LSI, për një skenar të tillë. Marrëveshja jonë me Partinë Socialiste është një marrëveshje programore, nuk është një marrëveshje numrash dhe që kushtëzohet nga numrat. Së dyti, LSI është një forcë politike që nuk është krijuar duke qenë në pushtet, përkundrazi, është krijuar duke ikur nga pushteti. Është kalitur në opozitë. Është e vërtetë që ka qenë për një periudhë kohe me Partinë Demokratike, por përsëri përpara zgjedhjeve ka ikur nga pushteti dhe ka dalë në opozitë edhe pse i kanë hequr edhe një përfaqësues që kishte në KQZ, dhe LSI është një parti që është rritur përmes sakrificave dhe nuk ekziston një shqetësim i tillë dhe çdo shtim i mazhorancës nuk ka asnjë problem. E rëndësishme është që mazhoranca të eci mirë.

Duket sikur këtë kurajo Edi Ramës ia jep ti, sepse po të kishte vetëm 71 vota mbase nuk do të ishte kaq arrogant, do të ishte më i kujdesshëm.

Unë mendoj që situata është kritike. Në kontekstin se duhet të zbatohet ligji. Unë flas për ligjin. Ligji ka edhe arrestime, ka edhe dënime ka edhe sanksione të tjera

Pra i jep mbështetje pa kushte?

Ne kemi vendosur të mbështesim zbatimin e ligjit. Kur shkelet ligji duhen mbajtur qëndrime ndaj atyre që shkelin ligjin. Filozofia e qeverisë është që të zbatohet ligji. A ka njerëz të caktuar që shkelin ligjin? Patjetër që ka. Ka pasur drejtor të OSHE-së që në kulmin e aksionit për të mbledhur borxhet e energjisë elektrike kanë rezultuar vetë debitor dhe janë marrë masa ndaj tyre. Kështu që për çdo rast kur shkelet ligji do të merren masa edhe ndaj atyre që janë përfaqësues të kësaj mazhorance apo kësaj administrate dhe kjo besoj se është pozitive.

Edhe 20 e 30 të vijnë mirë do të ishte se do të bëjmë edhe disa reforma të tjera në fushën e drejtësisë. Rëndësi ka të mos humbasin orientimet e saj kryesore që kanë të bëjnë me forcimin e ligjit, të cilat kanë të bëjnë me forcimin më të shpejtë ekonomik.

Ju jeni konsideruar si Kryetari i Kuvendit më tolerant për opozitën, që e lije Berishën në një kohë të pafund. Tani që opozita nuk është më, edhe pse ti pranove disa amendime, a je i qetë që je vetëm?

Si t’ia prisja fjalën doktorit? Unë e ndiej mungesën e opozitës dhe të doktorit në mënyrë të veçantë. Tani kuptohet që Parlamenti pa opozitën nuk është si Parlamenti me opozitën.

Pse nuk ia lë vendin Vagjel Dules tani që nuk është opozita por shkon vetë?

Sepse kur jam në detyrë s’kam pse të mungoj. Kur ka një arsye. Tani ne do të bëjmë detyrën tonë dhe nuk do ta humbasim besimin që opozita do të rikthehet me energji të reja, me zgjedhje të reja. E kam fjalën për zgjedhjet e reja në parti.

Si i shikoni zgjedhjet e reja në Partinë Demokratike?

Janë zgjedhje të Partisë Demokratike. Unë vetë nuk do të isha shumë i besueshëm po të shprehesha, pasi do të paragjykohesha. Megjithatë janë figura që do të gëzojnë respektin tim maksimal, pasi janë zgjedhur nga Partia Demokratike. Më vjen keq që në kryesi nuk ka dalë doktori. Besoj se është akti i tij. Më duket kryesia e paplotë me thënë të drejtën.

Pse, ti do doje që doktori të ishte në kryesi?

Pse ti nuk do të doje? Si të duket ty, kryesia, tavolina pa doktorin, si të duket? Duket sikur nuk shkon. Duket sikur ka dy kryesi, një kur del doktori dhe një kur del kryesia.

Ti ke pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Lulzim Bashën që është kryetari aktual i PD dhe ndërkohë keni kohë që nuk takoheni më? Për shembull Lulzim Basha akuzon gjithmonë “Rama-Meta” tani jeni bërë një dyshe e pandarë.

Unë sa herë që kam mundësi ta takoj e përshëndes. Nuk kam asnjë shqetësim, nëse kjo e ndihmon atë për të bërë më mirë politikën e partisë së tij, është zgjedhja e tij. Përsëri unë nuk marr asgjë personale.

Unë si Kryetar i Kuvendit nuk ndikohem asnjëherë nga ajo që thotë kryetari i Partisë Demokratike apo çdo deputet i Partisë Demokratike.

“Zonë e Lirë”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 13 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.