Ingrit Gjoni, rrefehet për Koha Jone si “mbreteresha” e bukurisë së kengës

Doktori Flori iku nga botë e bukur, por plot halleshumë. A mendon se artisti do të iki edhe ai nga kjo botë apo ikja është vetëm fizike, pasi lë pas vetes një arkiv me art dhe nuk e ndjen ikjen?

Po flasim për një qënie njërëzore në radhë të parë, kurse në rradhë të dytë humbja  e Florit na ka tronditur të gjithëve. Bashkohem me dhimbjen e familjarve të tij. Ishte një shokim. Unë e kam përjetuar shumë keq lajmin , ai ishte miku im dhe më vjen shumë keq që iku nga jeta shumë shpejt. Dhimbja e tmerrshme që përjeton e ëma , nusja, fëmijët dhe të afermit e tij është e pamasë; e nuk  e di çfarë të them më tepër. Nuk kam fjalë të them për një mik që largohet nga jeta në një moshe fare të re. Është drithëruese dhe e dhimbshme e nuk ka fjalë që dalin nga zemra për një ikje të tillë të Florit nga kjo botë. Iku herët, por la pas një emër të madh në botën e artit.

Me motren, Inisin, jeni vetëm motra apo edhe shoqe, mike?

Jemi motra shumë të ngushta, jemi tamam ashtu siç mund të thuhet  fjala “motër” me plot kuptimin e saj. Shoqe jemi pak me pak dhe pse ndajmë çdo gjë bashkë, por e dua dhe e adhuroj si motër se është  e shkelqyer. Unë kam edhe një motër tjetër më të madhe ,dhe mendoj që jemi trekendeshi përfekt i motrave ideale.

Çdo artist ka një datë fillimi të karrierës. Po ju mund të thoni për lexuesit pikëfillimin në botën e muzikës e të artit, pra kur keni filluar  është pyetja?

Në boten e artit kam filluar 9 vjeçe duke kërcyer,kurse në moshen 17 vjeç kam filluar të këndoj në një nga emisionet më të ndjekura të asaj kohe të Ardit Gjebreas, për herë të parë. Më pas ka evoluar karriera; mbarova Akademine e Lartë për aktrim, por imenjimin më të madh të kohes ma zë muzika.

A mendoni se bukuria fizike ju ka dhënë një shtysë edhe me të madhe në botën e artit apo mbetet thjesht një gjë më shumë në karrietën tuaj?

Hahaha! Është mirë të jesh edhe e bukur.Bën punen e vet edhe ajo pjesë , ndonëse asnjëherë nuk konkurova për Miss prap më ka ndihmuar bukuria, besoj. Apo jo?

Besoj nuk keni droje të na thoni se cili artist shqiptar të pëlqen me shumë? Nëse të japim të na rreshtoni deri në tre emra , mund të na thoni se cilët janë?

Nuk do më mjaftonin vetem tre, por mëqënëse më keni caktuar tre atëhere po ju them: Ardit Gjebrea dhe  një  gjeneratë tjetër e re. Për momentin më pëlqen Dafina Zeqiri, por ka  dhe shumë të tjerë. Ju doni tre emra ! U dhashë dy, por herën tjetër mund t’ju jap të tretin…

A të ka mikluar ndonjëherë ideja për të hyrë në botën e politikës?

Jo, asnjëherë! Nuk kam dashur ta çoj nëpër mend ,dhe pse si një qytetare e thjeshtë jap mendimin tim për politiken vetem kur bëhet fjala për mënyrën e qeverisjes.Opinioni i  imi është që objektivin e parë politika e ka të hahen me njeri tjetrin dhe jo të çojnë  vendin përpara. Nuk më pëlqen fare politika që bëhet,dhe nuk merrem fare me të. Do isha e gatshme të ngrihesha vetem sa i përket gjërave sociale që ky vend të ecte përpara.

Nëse mund të na thoni për cilin ose cilën politikan(e) do të votoje hapur e pa ndonjë merak?

Për asnjërin!

Jetoni në Shqipëri apo silleni brenda idesë për të ikur jashtë shtetit?

Jojo ! Më pëlqen vendi im ,më pëlqen bota ta shëtis vetem në mënyren time, por jo të largohem nga Shqipëria.

Nëse do të ishe vetë  kryetare komisioni për vlerësimin e artistëve. Çfarë note do ti vendosje vetes?

Nuk ndodh të vlerësosh veten. Nuk ka një kryetar komisioni që voton për veten! Artistit, notën , ia vendos publiku. Fakti që ju thoni se videoklipi i fundit është pritur shumë mirë atëhere notën ju e dini!

Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tënde? Po më i bukuri? Apo përherë jeta të ecur shkuar “vaj”?

Jeta nuk ka se si shkon “vaj”. Ka momente  të mira dhe të keqija. Të këqijat si humbja e njëzërve më të afërt dhe të dashur nuk po i kujtoj tani. Të bukurat janë plot; karriera ,familja ,dhe mbi të gjitha Zoti deshi që më dhuroi një engjell të vogel që quhet Parid .Kjo është jetë për t’u jetuar më të mirat dhe të keqiat që ofron kjo jetë.

Së fundi mund të thonë ndonjë që nuk e keni thënë nga 12 pyetjet?

Ju puth shumë

SHKARKO APP