Intervistë/ Dragoti: Më shumë psikologë për një shoqëri të stabilizuar

1. Çfarë nuk shkon në  “sytë” e adoleshentëve?

Adoleshentët në thelbin e tyre duke pasur nevojën për të krijuar identitetin e tyre personal janë vazhdimisht në luftë me autoritetin e familjes dhe shoqërisë.Duke frustruar këtë lloj autoriteti ato distancohen nga marrëdhëniet e varësisë me të tjerë dhe krijojnë ose i japin mundësi vetes për të krijuar një status të ri, një emër të tyre, një identitet të tyre ndryshe nga të tjerët. Është shumë e natyrshme që ata të rebelohen për këtë arsye dhe të kundërshtojnë vazhdimisht autoritetin e prindit, familjes e me shoqërinë dhe nga ana tjetër janë idealistë ndaj zgjidhjeve pozitive optimiste në shërbim të perspektivës dhe të ardhmes së shoqërisë.

Të rriturit e shoqërisë tonë që janë prindërit në përgjithësi apo mësuesit nëpër shkolla si dhe politikanët në nivelin shtetëror duhet t’i bashkojnë këto dy elementë të rëndësishëm të këtij brezi, për t’i dhënë orientim dhe drejtim pozitiv shoqërisë së nesërme. Kjo natyrisht bëhet duke iu ofruar atyre shance dhe mundësi për të zgjedhur në jetë rrugën që duhet ndjekur. Realizimi i saj bëhet duke iu ofruar atyre kapacitete të plota të shoqërisë për tu arsimuar dhe punësuar dhe për të ëndërruar për një realitet më ndryshe.

Kur shoqëria atyre u ofron dhe kur familja në përgjithësi i ofron tolerancë, kaos, liri pa kufi, pasivitet për të konsumuar cdo gjë, kohën , hapësirën, paratë dhe çdo gjë tjetër atëhere i shndërron këta të rinj në numra pa identitet, pa vlera të veçanta, në të rinj që nuk kanë prespektiva dhe nuk kanë ambicie dhe ego në jetë dhe i vë ata në mënyrë mizerable të rrezikuar nga e ardhmja e tyre.

2. A përkthehet kjo në nevojë për psikologë apo punonjës socialë në treg?

Natyrisht sot, për psikologë dhe punonjës socialë që ofrojnë shërbime të natyrave të ndryshme, individuale, klinike e shoqërore është gjithmonë e nevojshme, për prindërit e tyre, për edukatorët e tyre.

3. Cila është nevoja kryesore e të rinjve të sotëm?

Të rinjtë e sotëm janë ata të rinj që kanë nevojë të orientohen në jetë që ato ideale dhe ëndrra, pasione të tyre që i kanë dhe kanë nevojë t’i shfaqin duhet t’i orientojnë në rrugën e drejtë dhe persperktivës personale.

Rruga e krimeve, duke vjedhur, duke vrarë janë rrugë të shkurtra që nuk kanë të ardhme, janë rrugë të shkurtra që vijnë për hir të shpejtësisë dhe realitetit. Këta të rinj nuk kërkojnë mundësi të zhvillimit personal.

Zakonisht njerëzit preferojnë jo vetëm rrugën e shkutër, por edhe të shpejtë për sigurimin e pasurisë dhe të ardhurave në mënyrë të shpejtë , apo për të kryer krime dhe shkelur ligjin, janë pikërisht të motivuar nga këto preferenca.

Kur shoqëria e të rriturve u ofron atyre modele negative të sjelljes, natyrisht që ata do t’i referohen këtyre modeleve.Prandaj ne të gjithe duhet të ofrojnë modele pozitive, dhe të ofrojmë modele që udhëheqin në jetë, që drejtojnë drejt modelit pozitiv këta të rinj, dhe njerëz të specializuar që janë psikologët apo punonjësit socialë është shumë e rëndësishme t’u ofrohen këtyre të rinjve, t’u shërbejnë, të përfshihen në strukturat dhe komunitetet e të rinjve.

4. Pra ju z. Dragoti pohoni nevojën për të pasur më shumë punonjës socialë dhe psikologë?

Po. Punonjësit socialë dhe psikologët janë sektorët më të kualifikuar dhe specializuar, pra janë të licencuar për drejtime të duhura për t”iu ardhur në ndihmë shoqërisë.

5. A po përjeton shoqëria shqiptare një krizë morale?

Shoqëria e sotme shqiptare është vazhdimisht duke ecur në rrugën e konflikteve dhe përplasjeve të vazhdueshme për shumë arsye. Në momentin që ne po mohojmë sistemin e kaluar , një sistem vlerash, një sistem kulture dhe mënyre të menduari dhe po kërkojmë një mënyrë të re e cila kërkon mohimin e një kulture të sjelluri kjo sjell konflikt.

Ky pra, është një konflikt i ri i shfaqur gjithandej, në familje dhe tek individët tanë. Shoqëria jonë në këtë moment kërkon stabilitet, pra mungesa e ekuilibrave emocionalë për të cilat krijohen mënyra dhe mëndesi ku ligji shihet si një mënyrë që nuk ka ekzistuar dhe nuk ka funksionuar, pra kur njerëzit nuk kanë qënë të gjithë të barabartë për ligjin.Krimet dhe shkeljet e ligjit që janë bërë nga instancat më të larta dhe nuk janë ndëshkuar, ndërkohë që ndëshkohen vetëm ata nga inctanca të ulëta apo nga shtresat më të ulta të shoqërisë, bën që ligji të mos funksionojë. Sot shoh një përpjekje për të rregulluar ekuilibrat e shoqërisë dhe tendencë e frymë të re për të vlerësuar rolin e ligjit dhe një përpjekje për t’i vënë të gjithë përpara ligjit.Ky është modeli më i mirë që mund të parandalojë sjelljen personale dhe të paarsyeshme apo mungesën e përgjegjësisë.

6. Roli i psikologut dhe punonjësit social në Shqipëri nuk kuptohet drejtë, pasi impakti që kanë njerëz të caktuar që frekuentojnë psikologë në seanca të ndryshme është negative. Çfarë duhet të bëjmë për të kuptuar drejtë konceptin e psikologut?

Në përgjithësi psikologët dhe punonjësit socialë janë njerëz që ofrojnë shërbimet e tyre për individë ose grupe e komunitete. Janë individë të specializuar në profesione të cilat japin këshilla, orientojnë. Secili prej nesh mund të kryejë rolin e psikologut së pari me veten e tij.  Kjo duke bindur veten për diçka, një situatë të caktuar ku ne duhet të marrim një vendim, që ky vendim apo kjo zgjidhje është për këtë rast. Është shumë e rëndësishme dhe shumë e nevojshme që secili prej nesh të takojë psikologun dhe të kërkojë shërbimet që ofron, pasi kjo është një ndihmesë që mund të marrë secili për t’u orientuar drejt.

SHKARKO APP