Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Inva Mula: Jeta ime me Antonin dhe Ninën

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 18:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

– Rikthehesh në Tiranë për të drejtuar një festival operistik. Ky është festivali që ti e ndjen si tëndin?

Sigurisht që është pjesë e profesionit, dhe kur mikja ime Zana Çela më bëri ftesën, unë i thashë menjëherë ‘Po’, nuk reflektova. Pavarësisht se jam shumë e zënë, mendova se një aktivitet i tillë, një kompeticion ndërkombëtar duhet të ketë vazhdimësi dhe jetëgjatësi. Tashmë Festivali Operistik “Marije Kraja” është kthyer në traditë, por ne të gjithë duhet të japim një kontribut që ky aktivitet të ekzistojë, gjë që po ndodh realisht me shumë sukses, por edhe me shumë vështirësi.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

– Vështirësi të cilës natyrë?

Swiss Digital

Vështirësia kryesore është ajo financiare. Duke qenë një konkurs i përmasave ndërkombëtare, ka nevojë për mbështetje të fuqishme. Prandaj mendoj se këto aktivitete, në radhë të parë e kemi për detyrë t’i mbështesim.

– Çfarë do të ndryshojë te festivali “Marije Kraja” nën drejtimin e Inva Mulës?

Ky format është shumë i suksesshëm për arsye se nuk mbetet thjesht në formatin e një kompeticioni ku artistët vijnë për të marrë një çmim në fund. Jo, ky është një spektakël i cili i thyen pak barrierat e muzikës vokale klasike që është për një publik të kufizuar, sepse spektakli ka dhe konkurrimin e këngëve nga e gjithë bota, një gjë e bukur që ne nuk e kemi parë në spektakle të tjera të këtij lloji.

Duke qenë se kam qenë dhe anëtare e jurisë në edicionet e kaluara, mund të them se dhe vetë juria, që është një juri prestigjioze, e cila merr pjesë në kompeticione të ngjashme në botë, befasohet kur sheh një festival-spektakël që bëhet edhe televiziv dhe kësisoj më i afërt me publikun. Besoj se kjo është një gjetje që e sjell publikun në Opera. Prandaj nuk është qëllimi im për të sjellë diçka që nuk është bërë deri më sot. Qëllimi im është që ky festival të vazhdojë të mbahet në këtë nivel dhe të kemi një konkurrim në nivele sa më të mira.

– Sa shërbejnë në 2016-ën formatet e festivaleve? Ka qenë tjetër kohë kur këto lloj formatesh shërbenin si plate për të evidentuar talentet. Sot, më shumë se festivalet, duket se janë menaxherët që e çojnë përpara karrierën e një artisti?

Në radhë të parë artisti i ri ka nevojë të konkurrojë. Unë e kam këtë nga përvoja ime. Në fillimet e karrierës sime kam provuar të kem lidhje me menaxherë të cilët më dërgonin të bëja audicione, por kjo nuk ishte performanca ime absolute më e mira, sepse më e mira del vetëm në konkurrim kur ty të duhet të ballafaqohesh me dikë. Vetëm kështu ti nxjerr më të mirën, atë që ndoshta as ti vetë nuk ia njeh vetes.

– Angazhimi me këtë festival do të thotë për ty më shumë kohë qëndrimi në Tiranë mes miqsh dhe kolegësh dhe po aq kohë larg familjes. Në fakt, si funksionon kur ti ke angazhime artistike, vjen familja ku je ti, apo ti shkon ku është familja?

Jo, unë familjen e marr me vete. Kam familje lëvizëse (qesh). Nuk mund të jetoj dot pa familjen kur qëndrimi zgjat më shumë se një javë. Vajzën tani e kam çuar këtu në kopsht në Tiranë, domethënë është një jetë që unë e spostoj sa herë që mundem, sidomos tani që vajza është e vogël.

-Vajza është bëmë baba të të ngjaj, por sytë i ka të tuat?

Ndoshta shprehjen, por jo ngjyrën.

– Inva, a ka vajza juaj Nina vesh muzike?

Ajo është shumë e vogël dhe ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes, dhe kjo ka shumë rëndësi. Ajo ta merr vëmendjen sikur do të të thotë: Unë jam këtu.

– Antoni është djalë shumë i talentuar në muzikën elektronike. Të kesh një mama që merret me muzikë operistike dhe djali trashëgon dashurinë për muzikën, por të një tjetër zhanri… bashkëjeton ti me këtë?

Unë jam tani një fanse e djalit im dhe do të thosha se për mua është një ndriçim që më bëhet në një fushë tjetër të artit e cila ishte komplet e panjohur por që unë e njoha përmes djalit tim. Njeriu nuk paska limite.

Muzikën e Antonit unë e dëgjoj në çdo moment. Ai ma dërgon gjithmonë për një gjykim timin, që sigurisht që nuk mund të jetë profesional, por mënyra sesi ai ma shpjegon muzikën e tij dhe mënyra sesi ndërtohet teknikisht kjo lloj muzike është shumë interesante, ndaj më pëlqen. Po mësoj ta shijoj, ta kuptoj.

Kur teknologjia bashkohet me një njeri pasionant për muzikën, i cili gjithë jetën ka dëgjuar ariet e mamit dhe sot merret me këtë zhanër muzike, për mua kënaqësia është akoma më e madhe.

– Janë disa njerëz që i mendon gjithmonë brenda disa kornizave… kur u shfaqe si publik në koncertin e Dua Lipës, shumë bënë çudi duke menduar se një soprano do ta kishte vështirë për të shijuar një tjetër lloj muzike nga ajo klasike?

Përkundrazi, kam shumë dëshirë të shkoj. Mbaj mend se me Antonin kemi shkuar në një koncert të Sting dhe mbaj mend se kemi ndenjur më shumë se katër orë në këmbë, dhe për mua ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Dëshira ime në të ardhmen është që të jem spektatore e djalit tim, përkrah gjithë atij publiku të rinjsh, dhe të zbuloj një univers të ri të muzikës së sotme.

– Vetëm se atje nuk mund të shkosh me veshje klasike, siç p.sh. ndodh në hollet e operave. Të duhet të veshësh ndoshta një palë xhinse të grisura apo një xhaketë lëkure?

Hahaha, po po, do të përshtatem.

– Pas kaq vitesh karriere dhe suksesi, flisni me të njëjtin pasion për muzikën. A është ky profesioni që do zgjidhje gjithmonë apo ka pasur momente që ke menduar se mund të kishe zgjedhur një tjetër rrugë?

Jo, nuk kam asgjë pishman. Unë do të zgjidhja sërish muzikën klasike sikur të ndodhte ta ribëja jetën time. E vetmja gjë që më mundon është se unë kam pasion shumë gjëra; për të bukurën, për dizajnin, për pikturën etj., dhe ndoshta muzika më ka vënë disa kufij. Sidomos muzika klasike, që është shumë profesionale dhe nuk të lejon të dalësh nga konturet, për shumë vite më ka mbyllur në atë guaskën e saj. Në këto momente të jetës sime kam shumë dëshirë që unë të eksploroj zhanre të tjera, por sigurisht pasioni, dashuria për artin tim, mbeten sërish më të rëndësishmet.

– Pas angazhimeve profesionale, kur e kyç ditën Inva? Si janë mbrëmjet e tua me vajzën dhe bashkëshortin?

Mbrëmjet e mia janë nga më të bukurat; duke treguar përralla dhe duke i lexuar histori vajzës sime Nina. Nuk kam asnjë dëshirë dhe njeri nuk më ka parë (përveçse kur kam shfaqje) pas orës 19:00 jashtë, sepse unë në atë orë gjendem vetëm në shtëpi me vajzën time. Ky është dhe momenti më i bukur i ditës sime, dhe është një kënaqësi e jashtëzakonshme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 6 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 9 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 5 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.