Ja çfarë thotë sot stërnipi i Duçes për Shqipërinë
Ka ndezur mjaft debate politike, mediatike e publike kandidatura në zgjedhjet evropiane të majit 2019 të stërnipit të ish diktatorit të Italisë Fashiste Benito Mussolini.
Caio Giulio Cesare Mussolini është kandidati i Partisë së djathtë Fratelli d’Italia për parlamentin e ri europian.
Para mediave të huaja në Romë ai prezantoi kandidaturën e tij duke u shprehur krenar për mbiemrin e familjes së tij. Ish stërnipi i Duçes konsideron epokën fashiste si një periudhë komplekse, e cila nuk mund të përkufizohet e drejtë apo e gabuar , ndërsa për stërgjyshin e tij shprehet se ishte një politikan, dhe lufta e provokuar nga fashizmi si të gjitha luftërat janë interesa politike.
Caio Giulio Cesare Mussolini ka qënë ushtarak në Marinën Italiane e sot punon menaxher në një shoqëri private.
Stërnipi i Duçes deklaron se dhe pse është debutimi i tij i parë në politikë, përherë ka qenë simpatizant e përkrahës i së djathtës italiane. Por shfaqet gjithashtu një njohës i mirë i vendit tonë Shqipërisë.
Gazetarja e RTV Ora në Romë Alba Kepi ka mundur të realizoj një intervistë të shkurtër me të.
A e njihni Shqipërinë? E keni vizituar?
Mussolini: Po e njoh Shqipërinë, Kam qënë në Shqipëri në vitin 1998-1999 me anijen time, kur isha Komandant i Marinës ushtarake Italiane. Kam vizituar Vlorën, Durrësin, Ishullin e Sazanit.
A e dini se në Tirana ka mjaft ndërtesa të ndërtuar në epokën e Italisë fashiste, pra të stërgjyshit tuaj?
Mussolini: Po i kam parë. Madje vura re se me gjithë periudhën e komunizmit këto ndërtesa janë ruajtur. Vura re një vëmendje e një lidhje të fortë të Shqipërisë me Italisë gjë që ën vendet e tjera nuk e kam parë.
Kanë kaluar 80 vite nga prilli i 1939 kur Italia fashite pushtoi Shqipërinë. Ka ende një sensibilitet të lartë në Shqipëri për vuajtjet e viktimat që shkaktoi kjo luftë. Cili është mendimi juaj mbi këtë periudhë?
Mussolini: Nisemi duke ju thënë se Shqipëria ishte një vend mjaft pranë Italisë. Shqipëria ishte mjaft e lidhur me Italinë dhe nga këndvështrimi kulturor kishte një lidhje të fortë. Sigurisht lufta ishte një gabim. Unë mendoj se lufta ishte një gabim. Kanë kaluar 80 vite, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Shqipëria e sotme në krahasim me Shqipërinë që unë kam njohur 10 vite më parë është një vend modern, një vend që tërheq investitorët italianë, një vend ku studentët italianë shkojnë për të studiuar por dhe një vend ku pas viteve në emigrim shqiptarët kthehen në vendin e tyre. Pra ajo që dua të them është se Shqipëria po ecën shumë mirë.
Shqipëria është në pritje të hapjes së negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian. Nëse fitoni zgjdhdhjet e jeni deputet i Parlamentit të ri Evropian si do të votonit për Shqipërinë?
Mussolini: Sigurisht qe do të votoja në favor pra jam pro pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mendoj se vlerat parësore e nismëtare të krijimit të idesë së Evropës sot mbështeten nga Shqipëria e nga mazhoranca e shqiptarëve. E ky është një fakt i bukur.
Shqiptarët janë ndër komunitetet më historike të emigrantëve në Itali. Çfarë mendoni për politikën shpesh të ashpër të Partisë tuaj Fratelli d’Italia ndaj emigrantëve?
Mussolini: Ne jemi për një emigracion të kontrolluar e jo për një pushtim të pakontrolluar emigrantësh klandestinë. Muret që ngrihen kundër emigrantëve kanë porta që lejojnë hyrjen me një normativë të rregullt të emigrantëve
Kujtoj një periudhe kaotike të fillim viteve 90, të anijeve me emigrantë shqiptarë që mbërrinin në Itali, kujtoj anijen Vlora si dhe për fat të keq dhe tragjedi në detin Adriatik. Sot unë njoh mjaft shqiptarë që i janë mirënjohës Italisë, janë integruar mjaft mirë e mendoj se është një shembull i qartë i një integrimi të suksesshëm të emigrantëve.