Jacques Attali: Gjithkush duhet t’ia nisë nga vetja

 

Nga intervista ne emisionin KAPITAL ne Vizion Plus e ish këshilltarit të presidentit fancez Mitterrand dhe themelues i BERZH me Aleksander Furxhi

 

Jacques Attali ju morët titullin Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës, këtu në Shqipëri. Cfarë përfaqësonte për ju Shqipëria, para kësaj vizite?
Takimi i parë me Shqipërinë ka ndodhur para shumë kohësh, rreth njëzet e pesë vjet me parë, nëpërmjet veprave të Ismail Kadaresë që më pas u bë miku im. Adhuroja “Prillin e thyer”, “Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”,… “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, është një roman që më ka prekur shumë. Pastaj zbulova dhe lexova “Dosja H” që më preku gjithashtu. Pastaj pata një privilegj, si drejtor i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të vija dy herë këtu dhe njoha një vend pasionant, i cili kishte dalë nga një periudhë e acartë dhe sot e shoh që është një vend tjetër, që ka hyrë në modernizëm.
 Në Shqipëri dhe ndër shqiptarët në përgjithësi në Ballkan ka ekzistuar një perceptim sipas të cilit Franca dhe francezët preferojnë dhe kanë preferuar më tëpër serbët sesa shqiptarët. Cfarë mendimi keni?
Kjo nuk është e vërtetë. Francezët mendoj se nuk e dinë ndryshimin ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në përgjithësi.

Mbase politika, institucionet në Paris…

Jo nuk është kështu. Më parë Shqipëria dhe Serbia kanë qenë të dyja nën diktaturat e Titos dhe Hoxhës. Mund të themi që Franca ka preferuar më tepër Serbinë sesa Kroacinë, nëse mund të themi kështu, por Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë grindje të fokusuar vetëm në qëndrimin gjatë luftës së viteve 40.

 

Pas rënies së diktaturës në Shqipëri, rreth 25 vjet më parë , shqiptarët ëndërronin të integroheshin në Evropë… që prej 5 vitesh ata kanë mundësi të lëvizin lirshëm në Evropë, pa viza…por anëtarësimi në BE është akoma ëndërr. Pesimistët thonë se kur Shqipëria të integrohet në Evropë, BE nuk do të ekzistojë më. Si mendoni?

Shqipëria nuk është akoma gati që të jetë pjesë e BE. Duhet te realizohen një sërë reformash , shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe shembuj si Greqia tregojnë se cfarë ndodh kur i bëjmë gjërat shpejt e në mënyrë të nxituar
Por, mos u shqetësoni, BE do jetë akoma më i fortë. Duhet patur një frikë e kundërt, sepse Shqipëria vjen drejt BE por, në një farë mënyre, BE avancon dhe nëse ai avancon më shpejt se Shqipëria, ajo do ta ketë gjithmonë e më e vështirë të arrijë BE. Nuk duhet të shikohet BE si një tren që ngadalëson dhe Shqipëria që ecën më shpejt, por e kundërta. BE integrohet shumë shumë shpejt. Që prej krizës financiare kemi shumë projekte, janë realizuar më shumë reforma në Evropë sesa në ShBA dhe vende të tjera. Bashkimi Bankar është më i fundit dhe duhet që Shqipëria të dyfishojë forcat. Eshtë në interesin e Shqipërisë sepse kur njihesh në BE të gjithë mendojnë se të investosh në Shqipëri, të punosh në Shqipëri do të jetë e lehtë, normale , e zakonshme dhe të gjithë do mendojnë se është vend me perspektivë të mrekullueshme dhe zhvillimi i Shqipërisë do të përshpejtohet.
Përsa i përket Ballkanit dhe jo vetëm Shqipërisë, ndërsa zgjerimi I BE me vende si Shqiperia Maqedonia, Bosnja, Kosova bëhet më I vështirë , konstatojmë përpjekje nga ana e Turqisë që të ketë një prani më të madhe në këtë zonë të Evropës. A duhet të shqetësohet Europa për këtë apo jo?

Jo aspak, unë jam pro pranisë së Turqisë në BE. Mendoj se Europa duhet të zgjerohet në Turqi, Ukrainë, Moldavi , Gjeorgji… mbase një ditë edhe me Rusinë. Mendoj se të githë duan të zgjerohen sa më tepër dhe fakti që Turqia zhvillohet në Ballkan nuk është keq pasi, për mua, Turqia është një vend Europian. Atë që ne quajmë kultura greke dhe filozofë grekë, në të shumtën e rasteve janë filozofë turq. Milet është një qytet i Turqisë dhe të gjithë filozofët para Sokratit ishin nga Joni, nuk ishin nga Athina apo ndonjë qytet grek. Turqia është në Europë dhe Ballkani është në Europë. Kur Turqia punon me Ballkanin nuk është një lajm i keq.

Por në Europë ka rethe politikanësh dhe filozofësh që mendojnë se doktrina e neotomanizmit e përhapur nga qeveria aktuale e Turqisë, në një farë forme është një gjë që mund të mos shihet mire…
Sipas meje nuk është kjo që e ka penguar hyrjen në Europë të Turqisë por islami, jo pushteti ottoman. Franca është një superfuqi, është në Europë, dhe nuk e kundërshton, Gjermania një superfuqi, Britania e Madhe po ashtu dhe këto vende nuk janë kundër. Një fuqi si ajo e Turqisë nuk është pengesë por e forcon Bashkimin Europian.
Problemi per Turqinë, sipas disave, jo për mua, është frika që të kenë 80 milion myslimanë në BE . Eshtë gabim, sepse ta shtysh Turqinë jashtë BE do të thotë ta çosh drejt rrugëve që të çojnë drejt islamizmit, fondamentalizmit, gjë që nuk është në interesin e askujt, as të Evropës, as të Turqve, as të botës. Bota do shohë të rilindin fuqi të lashta si Turqia, perandoria otomane, Egjipti, Persia.
Rivaliteti në rajon do të jetë mes perandorisë otomane, Turqisë së sotme dhe perandorisë së Persisë, Iranit të sotëm dhe Egjiptit, …dhe I fuqisë së katërt, Arabisë Saudite myslimane, vene keto që janë në një situate konflikti, rivaliteti, koordinimi,… do ta shohim. Ne si europianë duhet ta konsiderojmë që Turqia bën pjesë në BE edhe pse është myslimane. Kjo nuk është pengesë për këtë. Islami është I pranishëm në Europë të paktën që prej shekullit të 9.

Atentatet e janarit në Paris kanë tronditur gjithë Europën dhe jo vetëm,.. cilat janë mësimet që Evropa mori sipas jush prej tyre ?
Cdo atentat ka nuanca dramatike. Nga njëra anë u prekën gazetarët, nga ana tjetër hebrejtë,…ishte dyfish e ndjeshme. Mësimi I marrë është që duhet të jemi shumë vigjilentë. Ju folët per Turqinë por I gjithë kalimi nga Turqia në Siri është një pikë nevralgjike që duhet ta kontrollojmë. E rëndësishme është të bëhet një punë per te rritur sigurine dhe kontrollin në vendet e veriut dhe perëndimit. Policia e vendeve europiane dhe vetë këto vende duhet të punojnë sëbashku si ne kuadrin Europolit etj. Kjo eshte shume e rendesishme.

 

Pak më parë përmendëm Greqinë, një vend në kufi me Shqipërinë, një ndër vendet më të prekura të krizës globale. Cfarë mendoni ju për zgjidhjet që u imponuan Greqisë nga kreditorët e saj, pra nga Europa?

Ju më impononi një përgjigje në pyetjen tuaj dhe nuk më pëlqen kur më imponojnë përgjigjen time në pyetje. Ju thatë “imponuar”. Nëse merrni borxh në bankën tuaj për të blerë një shtëpi, një pallat të mrekullueshëm dhe bankieri zbulon se nuk keni mundësi ta paguani këtë shtëpi është normale që do jua marrë, pra kushtet nuk janë të imponuara, ai shpreson që do ta rimbursoni. Pra arkëtari s’ka pse të paguajë për debitorët . Grekët për faj të tyre, ,por edhe per faj të atyre që kanë dhënë gabimisht borxh shumë para , kanë jetuar gjatë pa bërë gjë kundër korrupsionit. Dhe situata është katastrofike.
Sot grekët e pranojnë që reforma duhej bërë, nuk u është imponuar. Ju sjell një shembull… Kam njohur miq në vendet baltike që më thonë: Grekët duan që t’ju japim hua paraprakisht, ose t’ju japim dhuratë atë që u kemi dhënë. Pse të kontribuojmë ne në vendet baltike, qe ju të paguani rrogat apo pensionet e grekëve kur rroga ime dhe pensioni im eshte me i vogel se i grekeve?? Pse kontributet e mia duhet të paguajnë rrogat edhe pensionet e grekëve më tepër se unë. Ajo që ju quani kreditorë që imponojnë janë kontribues që refuzojnë t’u paguajnë grekëve atë që grekët nuk janë të aftë vetë që t’i paguajnë. Eshtë normale. Sigurisht që ekziston një solidaritet europian dhe Greqia ka marrë dhe do vazhdojë te marrë akoma shumë gjera dhe evropianet janë gati të bëjnë edhe më tëpër pasi u intereson që Greqia të qëndrojë në BE dhe zonen euro, por duhet që greket te tregojne se janë gati te perpiqen mjaftueshëm per te kthyer borxhet.
Sipas jush, a është qeveria greke në rrugën e duhur, a mund ta nxjerrë ajo vendin nga kriza me këtë qëndrim që mban aktualisht ?
Cdo dite qe kalon situata ndryshon, cdo ditë që kalon pozicioni i qeverise greke ndyshon, keshtu qe nuk mund te di se si do te jete pozicioni i qeverise greke pas nje ore, 3 oresh, pas 6 ditesh apo nje jave. Për momentin qeveria greke po avancon në një pozicion më të arsyeshëm sesa para disa javësh, kështu duket. Nuk duhet të presin që ne t’u bëjmë dhurata, sepse psh kontribuesit franceze u kanë dhënë hua, pervec 40 milion euro nga bankat. Nomalisht qe pyesim veten si do te shlyhemi. Pra, qeveria e sotme greke po evoluon ne drejtimin e duhur por rruga e saj është akoma e gjatë.
Jacques Attali, ju konsiderojnë si një pesimist. Thuhet se keni thënë që qytetërimi sot po jeton një kthim drejt barbarisë…
Nuk jam pesimit. Pesimist ose optimist janë qendrime të spektatoreve. Me ndodh shpesh te marr shembull ndeshjen e futbollit. Nese shihni nje ndeshje futbolli të ekipit që ju mbeshtesni mund te jeni pesimist ose optiminst teksa mendoni se mund te humbase. Por nese jeni lojtar I ndeshjes, nuk jeni as optimist as pesimist por doni te fitoni ndeshjen. Ne këtë rast ju masni forcat e kundershtarit, gjeni taktikat per te fituar ndeshjen. Fjalia që sapo cituat do te thotë që bota është e kërcënuar nga kjo gjë, por nuk do të thotë se kemi humbur dhe që është e paevitueshme. Asgjë nuk është e paevitueshme. Ne jemi të kërcënuar, mund t’ju jap plot shëmbuj , rritje e korrupsionit, e kriminalitetit, levizja e popullisisë në të gjitha drejtimet, mungesa e sundimit të ligjit që po ndodh në Mesdhe në këtë moment, rritja e ekonomisë kriminale kudo në botë. Po. Ne jemi të kërcënuar nga kthimi i barbarizmit, me shpejtësi të madhe, por kjo nuk do të thotë se është e pashmangshme, perkundrazi.

 

Në librin tuaj, ‘Të bëhesh vetëvetja’ ju e përshkruani botën të ngjashme me atë c’ka qenë Somalia para 25 vitesh në 1991…kaos I plote…
Bota mund t’i ngjajë por nuk do të thotë që është e pashmangshme. E them pasi Somalia eshte I vetmi vend në botë që nuk ka patur qeveri për 20 vite dhe kur shohim që nuk ka qeveri dhe sundim të ligjit sundon kriminaliteti dhe ekonomia e pabarabartë . Per kete arsye perdor fjalën somalizim në vend të globalizim.
Cfare duhet të ndryshojmë per te evituar një skenar pessimist per boten, nga se duhet te fillojme… nese duhet te bejme nje liste?
Gjithkush duhet ta nisë nga vetja.Në jeten personale, ne jeten e vendit dhe marredhneiet nderkombtare. Në jetën personale gjeja e parë që duhet të bëjmë para se t’i japim mend të tjerëve është të jemi të ndershëm, te pacenueshem, te kujdesemi për brezat e ardhshëm dhe të mendojmë për të ardhmen, te jemi altruistë. Keto gjera duhet të bëhen nga secili prej nesh. Nuk shërben aspak nese mendojme se duhet te bejme gjera në grup kur nuk bëjmë gjë vete ne. Secili nga spektatoret duhet të pyese veten, a jam i ndershëm, a jam I korruptuar, a jam korruptues, a vjedh, a bej krime, a I bindem ligjit, a kujdesem per brezin e ardhshëm. Duhet pra, të bëjmë këtë checklist ashtu si piloti avionit para se te niset. Nuk mund të niset duke neglizhuar pjesen tjetër. Duhet si fillim të beje kete. Pastaj duhet të kujdesemi per vendin, dhe nese do të isha shqiptar do të thoja që prioriteti nr 1 është të vendosim një shtet ligjor teresor, domethene të luftojme akoma më tepër. E di që kemi nisur ta bëjmë kundër korrupsionit,… të vendoset nje administratë efikase dhe transparente, rregullat e funksionimit të shtypit të jenë akoma më të lira dhe ky vend t’i ngjajë akoma më tepër demokracisë që ai ëndërron.
Per me teper se 20 vjet i dëgjojmë, i perserisim dhe ja themi vetes këto fjalë por duket shume e veshtire për t’i zbtuar…
Po, ka progres, por nuk mjafton. Shqiperia ka avancuar në disa kritere, natyrisht nuk behen të gjitha në një minute. Ne kriterin e shtetit ligjor, ne planin ekonomik po ashtu Shqiperia ka perparuar. Ajo nuk ka perparuar në luftën kundër korrupsionit. Nuk duhet të hiqet dorë, gjërat janë shumë të ngadalta. Shqipëria është një vend i vonuar, është bërë i pavarur vonë. Kjo do kohen e saj, do të vazhdojë, jeni në drejtimin e duhur.
Keni qene per 10 vjet keshilltar I afert I presidentit François Miterrand. Cfarë përfaqëson ai për ju? Mbase jua kanë bërë këtë pyetje shume herë, por është hera e parë në Shqipëri…

Kam qenë këshilltar special I tij për 10 vjet, bashkëpunetor I parë, drejtori i kabinetit te tij kur ishte në opozitë, dhe ishte një nga gjerat që bëja pasi isha edhe professor, shkrimtar dhe bëja edhe shumë gjera të tjera. Ka qënë një person I vecantë dhe kam patur privilegjin e madh të jem pranë tij dhe bashkëpunetori kryesor. Ishte moment I rëndësishëm në ndërtimin e Bashkimit Evropian, koha e rënies se murit të Berlinit dhe duke qenë pranë tij dhe duke jetuar këtë ishte nje privilegj. Ka qenë një burrë shumë I vecantë. Në botë nuk kam njohur shumë burra shteti të atij niveli.

Thuhet se per vite me radhe cdo mengjes ju linit në tavolinën e tij shenime, ide keshilla,..si I pranonte, si funksiononte?
Zyra ime ishte pranë të tijës, dhe kishte vetëm një derë që na ndante, që vizitorët e tij duhet të kalonin nga zyra ime si fillim. Kemi patur një marrëdhënie shumë private dhe nuk ishin thjesht shënime por biseda, diskutime. Idete viinin shpesh nga ai dhe të tjerë dhe jo vetëm nga unë..
Jua bëra këtë pyetje sepse në Shqipëri bëjmë shaka sepse sic thuhet, këtu këshilltarët në vend që të japin këshilla I marrin ato nga shefat…
Më ka ndodhur dhe mua, kam mësuar shumë nga Francois Miterrand , jashtëzakonisht shumë, kam mësuar të shkruaj më thjesht, pasi për të duheshin në mënyrë të thjeshtë. Kam mësuar shumë për Francën që ai njihte, më mirë se unë pasi kishte një kulturë franceze, njihte Provansën Franceze, qe une nuk e njihja, kam mësuar historinë e luftës së unë nuk e kisha jetuar. Kam mësuar shumë, principe për menaxhimin e kohës, mënyrën e mbrojtjes nga evazioni. Kam mësuar shumë prej tij.
Ju keni bashkëpunuar edhe me presidentin e se djathtës Nicolas Sarkozy. Mund të bëni një krahasim të dy presidentëve?
Me Francois Miterrand unë isha këshilltar dhe per dhjetë vjet në një zyrë pranë me te, kemi qenë të afërt. Me Nikolas Sarkozi ka qenë tjetër gjë. Unë jam I së majtës, nuk kam votuar kurrë për Nikolas Sarkozi. Ai më kerkoi të isha pjesë e një komisioni bipartisan per te propozuar reforma per vendin. Ai respektoi që unë të isha I lirë dhe nuk do të kisha zyrë në Elize, isha totalisht I lire. Ishte nje situate krejtesisht tjeter. Une e udhehoqa këtë komision partisan, janë aplikuar një pjesë e reformave që ne kemi propozuar, ne fakt me pak nga ato që unë deshiroja . Ka qenë totalisht të ndryshëm. Të dy ishin shumë inteligjent, kishin inteligjence, dashuri për vendin, ernergji të mëdha për të bërë gjerat por ishin totalisht të ndryshëm.
Ne fakt nuk është e zakonshme që një këshilltar të jetë I afërt me presidente të së majtës dhe së djathtës, si e shpjegoni këtë gjë?
Është rastësi e jetës, Nikolas Sarkozi është një mik personal dhe jo një mik politik dhe mund të kemi miq personalë që nuk janë miq politikë. Dhe kam shumë miq të tillë.

Dicka me teper persa I takon mardhënies suaj juaj me presindetin Holland?
Ka qene asistenti im kur punoja me presidnetin Miterrand dhe ishim shumë të lidhur por sot nuk jam bashkëpunetor I tij.
Ju jeni themeluesi I Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, dhe presidenti I saj I parë. Si fillim banka u krijua per të ndihumuar ish Bashkimin Sovjetik qe po shembej apo jo?
Une kisha idenë të krijoja këtë bankë në qershor të 1989 në momentin kur Polonia nisi të ndryshonte kampin, para rrëzimit të murit të Berlinit, dhe propozova të krijonim një institucion që të mblidhte bashke vendet e Evropës Lindore dhe Perendimore dhe Bashkimin Sovjetik dhe të gjithë vendet e Evropës Qëndrore dhe Ballkanin.
Nuk ishte e specifikuar vetëm për Bashkimin sovjetik. Kishte një ide, është e vërtetë. Kur e propozova këtë ide Francois Miterrani e perdori në një fjalim të shtatorit 1989 para rënies së murit të Berlinit. E krijuam këtë bankë, nuk doja të isha presidenti I kësaj banke, doja të ishte në Paris, por fati bëri që të mos ishte në Paris. Kështu që e mora presidencën kunder vullnetit tim. Ishte nje institucion I tille qe të gjitha vendet e Evropes lindore t’i bashkangjiteshin Evropes edhe para se të jene pjese e Bashkimit Evropian.
Flasim tani për librin e fundit që është botuar në shqip” Të jesh vetvetja”
Shpresoj te mos jetë I fundit, por më I fundit..

Në mos gabohem është libri juaj i 65. Eshte e pabesueshme sesi mund te shkruani kaq shumë libra në rreth 40 vite.
Unë shkruaj disa libra në të njëjtën kohë, I shkruaj vetë, por I shkruaj shpejt dhe, punoj shume shumë shumë, dhe kam një mënyrë organizimi të kohës sime që më lejon të shkruaj. Kam një energji të brendshme që më lejon ta bëj. Ky libër është publikuar para 4 muajsh. Kam kohe pa publikuar por kam akoma 4 libra të papublikuara.

Duket e pabesueshme. Cili është mesazhi kryesor që doni t’i transmetoni lexuesit me librin e fundit?

Mos prisni asgje nga askush. Mund t’ia dilni mbanë në jetën tuaj dhe të zgjidhni sesi ajo duhet të jetë. Jo vetëm financiarisht por me tepër, te zgjidhni cfare fati doni, të keni kurajon të merrni jetën në dorë dhe të kuptoni se jeta është e shkurtër. Secili prej nesh ka të drejtën dhe mënyrat t’I a dalë mbanë në jetë dhe ta zgjedhë jetën dhe të këtë kriteret e daljes mbanë që janë personale dhe jo të imponuara nga të tjerët. Nuk duhet të pritet as nga shteti, shefi, babai apo komshiu, megjithëse është i mirë bashkëpunimi dhe puna me të tjerët, por, në fund të fundit, secili prej nesh është i vetëm. Lind i vetëm dhe vdes i vetëm dhe secili duhet të krijojë kushtet e realizimit personal.

Ju keshilloni që mos te presim asgjë nga të tjerët. Pse e këshilloni këtë gjë ?
Sepse duke pritur nga të tjerët është pretekst i mrekullueshëm për të mos bërë asgjë. Pas 10 vitesh mund të themi që të tjerët nuk më ndihmuan , kjo është arsyeja e dështimit tim. Jo. Nëse keni deshtuar, ka ndodhur sepse nuk keni berë ndonjë gjë për veten. Është mirë t’i bësh gjerat me të tjerët, por, si fillim, jeta jonë është e jona, është e vetmja që kemi. Së dyti, kolektiviteti është një kamuflazh i diktaturës. Është e mrekullueshme kur është në shërbim të secilit pjesetar të shoqërisë dhe brezave të mëvonshëm. Por nëse presim nga të tjerët gjithcka , ne nuk do bëjmë asgjë. Nese duam t’ia dalim mbanë në jetë duhet të ndërgjegjësohemi që nuk duhet të presim asgjë nga të tjerët. Nëse të tjerët na ndihmojnë, aq më mirë, është një ndihmë më tepër, por që të tjerët të na ndihmojnë duhet të kemi veten në dorë
Ju shkruani se borxhi publik eshte tregues I dobësisë së demokracisë. Në SHBA kemi nje borxh 100% të prodhimit kombetar, në zonën euro e kemi 96 % …por në Shqipëri organizmat ndërkombëtare kanë dhënë alarmin sepse jemi në nivelin 72 %. Si ta kuptojme këtë ?

Është e thjeshtë, sepse për një parlament, të rrisë shpenzimet është e mrekullueshme sepse i kënaq të gjithë,… ndertojmë më tepër ura, rrugë,… I japim më tepër ndihma njëri tjetrit dhe është pozitive. Tendenca naturale në demokraci është të rrisim shpenzimet dhe të ulim taksat, por kjo është e vështirë. Nje nga dobësite e demokracisë është kalimi permes shpenzimeve që rriten dhe taksave që ulen e që per rjedhoje sjellin borxhin publik. Një dobësi e madhe e demokracisë është në terma afatshkurter, domethenë kur punojme për të mirën tonë sot. Nuk duhet të mendohet vetëm për veten, por duhet të kujdesesh edhe per brezat e ardhshem. Është tepër e rëndesishme të kujdesemi per atë që unë e quaj ekonomi pozitive, që merr parasysh interesin e gjenerates së ardhshme, për të mos i lënë shumë borxhe. Shqipëria gjendet në një situate që jo vetëm ka një deficit publik tepër të rëndësishëm por ka edhe një deficit të jashtëm shumë të rëndësishëm, një tregti të jashtme shumë deficite. Që ben që Shqipëria të mos jetë shumë konkuruese,. Rrugezgjidhja vjen nga zhvillimi i investimeve të huaja ose shqiptarëve jashtë Shqipërisë që kane një rol të madh për të luajtur me kthimin e fitimeve dhe investimeve të tyre dhe integrimi i tyre në komunitetin europian.
Ne librin tuaj ju shkruani se asnje institucion nderkombëtar nuk është sot në gjendej të mbaje rregullin dhe paqen, dhe kjo është e vërtetë nëse shohim lufterat neper botë. Mos eshte ky nje fat I shkruar per njerëzimin ?
Jo është një konstatim që nuk do te thote se duhet të deshperohemi. Është një situatë e diteve të sotme por kundër së cilës mund të luftojmë. Është e frikshme ajo që ndodh sot në Mesdhe ku askush nuk vjen në ndihmë të njerëzve që po mbyten. Disa janë të lumtur që ata po mbyten sepse kujtojne se sa më shumë ata mbyten, aq më pak do të nxiten të tjerët që të vijnë. T’I lesh njerëzit të mbyten, është një cmenduri. Kjo situate provon që kemi akoma më tepër nevoje për një veprim të vërtetë ndërkombëtar. Kujtoj piraterine e madhe në bregun e Kenias dhe Afrikes lindore, nje pirateri shumë e rrezikshme për anijet e naftes që vinin nga Singapori per të kaluar në kanalin e Suezit, dhe e gjithë bota krijoi një flotë botërore ku kishte anije angleze, franceze,amerikane, ruse, kineze së bashku që luftojnë me shumë efikasitet kunder pirateve dhe që e iliminuan sepse bëhej fjalë per naftën. Pra është një shëmbull që kur duam, mundemi. Barbarizmi ndërkombëtar nuk është i pashmangshëm.

* Ish-keshilltar I presidentit francez Miteran, themelues I BERZH. I zgjedhur mes 100 intelektualeve me me influence ne bote nga revista Foreign Policy

SHKARKO APP