Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jeta Faqolli: Për muzikën kam sakrifikuar jetën private

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nuk ka shumë kohë që ka hedhur në treg këngën e saj të radhës të titulluar, “Party girl” dhe pas këtij projekti, i cili duket se është pritur mjaft mirë në publik, këngëtarja Jeta Faqolli është gati për një tjetër projekt. Bashkëpunim, apo jo kjo mbetet për t’u parë, por ajo çfarë premton këngëtarja është se do të jetë një këngë ndryshe dhe kur materialet muzikore vijnë ndryshe, sigurisht që i kuriozon edhe më shumë fansat. Me një thjeshtësi për t’u admiruar në bisedë dhe tejet e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, në intervistën e mëposhtme dhënë për suplementin “Koha Tjetër” në gazetën “Koha Jonë”, Faqolli nuk ndalet vetëm në aspektin professional…

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Party girl”, titullohet kënga e fundit, hedhur në treg para pak kohësh. Si ka qenë pritshmëria e saj nga publiku Jeta dhe çfarë kishte të veçantë ndryshe nga këngët e tjera kjo e radhës?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 21 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Kënga është pëlqyer shumë dhe kam marrë komplimenta vërtetë shumë. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë ndryshe nga stili im, por thjesht është punuar në mënyrë më profesionale se këngët e tjera dhe do të veçoja koreografinë që është bërë bashkë me balerina profesioniste.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E shoqëruar me klip, mund të na thoni bashkëpunëtorët e këngës dhe ku është realizuar klipi?

Produksioni i këngës është nga Alandi, njëri nga djemtë e grupit “Deep Sistem”, ku dhe e kam pasur një bashkëpunim me ta para 5 vitesh, ndërsa teksti nga Olti Curri dhe klipi “Max Production”. Klipi është xhiruar në ambientet e “Albi Nako Dance” dhe në studiot e “Max Production” gjithashtu dhe pjesa e makinës në qendër të Tiranës.

Si i përzgjidhni zakonisht vendet ku realizohen klipet? Jeni ju që sugjeroni, apo shtëpitë diskografike që i keni besuar këngën?

Gjithmonë jemi në bashkëpunim. Secili nga ne jep versionet dhe në fund vendosim më të mirën e mundshme.

Tekstet e këngëve janë një detaj thelbësor në suksesin e një kënge. Po ju si i përzgjidhni tekstet? A ka një kriter që duhet ta plotësojë patjetër autori që i besoni tekstin?

Edhe këtu, pra në këtë rast e diskutojmë me njëri-tjetrin, por gjithsesi në fund ia lë komplet në dore tekstshkruesit, sepse perderisa e kam zgjedhur kam besim tek ata.

"Provokimet", "Konkurrenca", "Vetëm me ty", etj. janë disa nga titujt e këngëve tuaja. Cila mbetet më e dashura për ju?

Ka disa në fakt, por do të veçoja “Konkurenca”, e cila u bë e famshme në Shqipëri në ato kohë, “Provokimet”, e cila u prit mjaft mirë në Maqedoni, Kosovë dhe diasporë që dëgjohej në diskot e tyre. Pastaj do të ndalesha edhe tek balada, “S'mundem të fal”, që mendoj është një produksion shumë i mirë dhe me një tekst të mirë, që unë e kam ndjerë shumë në të kënduar dhe sa herë e dëgjoj nuk mërzitem kurrë. Por s’do lija pas edhe disa të tjera që vijnë pas këtyre.

Jeta, ju keni marrë pjesë gjithashtu edhe në festivale, si “Top Fest”, “Nota Fest”, apo “Poli Fest”, por në këtë festivalin e fundit merrni edhe një çmim për “Interpretimin më të mire”. A ju motivojnë çmimet për një karrierë më të gjatë e të konsoliduar?

Po kam marrë pjesë shumë herë. Patjetër që çmimet të motivojnë dhe na mbajnë gjallë ne këngëtarët të punojmë edhe më shumë. Ndoshta kjo është arsyeja ndonjëherë që, kur nuk vlerësohemi të mos u drejtohemi shpesh festivaleve.

Para disa kohësh ju keni patur një bashkëpunim ne grupin rumun, “Deep System”, e cila rezultoi mjaft e dashur për publikun shqiptar. Keni ndërmend ndonjë bashkëpunim tjetër, qoftë me këtë grup, apo ndonjë tjetër të famshëm?

S’e di! S’e kam menduar më, sepse në fakt grupi është ndarë tashmë. Megjithatë patjetër që e kam në plan së shpejti dhe duhet ta kisha bërë me kohë një bashkëpunim të radhës, sepse nuk kam patur shumë. Bashkëpunimet sot po rezultojnë mjaft të suksesshme dhe s’duhet t’i lëmë menjanë.

E keni nisur karrierën muzikore që në vogëli. Tani që kanë kaluar shumë vite e ktheni kokën pas mendoni se do të vepronit po njësoj, pra t’i hynit botës së muzikës, apo mendoni se do të ushtronit një profesion tjetër?

Pasioni është shumë i madh për muzikën dhe them që PO, do ta bëja sërish, pavarësisht problemeve të mëdha që kemi hasur. Por t’ju them të vërtetën ndonjëherë kur lodhemi psikologjikisht e mendoj që më mirë të kisha një profesion tjetër, pasi ashtu do isha më e qetë shpirtërisht, megjithatë kur i shikoj dhe njerëzit e tjerë me profesione të ndryshme nuhas që edhe ata kanë lodhje fizike, apo dhe psikologjike dhe them “hajt se s’ka punë pa vështirësi” e kjo më ngushëllon e qetësohem sërish.

Çfarë është muzika për ju, përtej frazave të konsumuara?

Pasion dhe dashuri. Për muzikën kam sakrifikuar dhe anashkaluar edhe jetën time personale. Dhe këtu mendoj kam bërë gabim që s’ia fal vetes, sepse karriera dhe familja duhet të ecin bashkë dhe aty do tregoja që isha një femër vërtetë e fortë dhe e suksesshme.

Çfarë keni fituar shpirtërisht nga profesioni juaj në muzikë dhe çfarë keni humbur?

Kam arritur famën, respektin si këngëtare, por siç e thashë më lart kam lënë pas dore jetën time private, që duhej të kisha krijuar familjen time me kohë.

Si i kujtoni fillimet tuaja në muzikë, të vështira për të depërtuar në treg, normale, apo një rrugë me shumë stërkëmbësha?
Në fillim m’u dukte e vështirë, e paarritshme, por në fakt depërtova shumë më shpejt nga ç’e prisja. Më mbrapa filluan vështirësitë dhe intrigat nga të tjerët, që besoj është normale të ndodhin në çdo profesion. Pra është më vështirë ta mbash veten në lartësi, sesa ta arrish atë.

Përveçse këngëtare e kërkuar në koncerte të ndryshme, jeni edhe një personazh me raporte të mira me gazetarët. Kujtoni ndonjë eksperiencë jo të mirë me median Jeta?

Po vërtetë ashtu është. Në fillim jam acaruar disa herë, por me të drejtë dhe thjeshtë jam tërhequr nga intervistat, por më vonë kam bashkëpunuar prapë. Nuk më pëlqejnë debatet me askënd, aq më tepër me gazetarët. Arsyeja e disa problemeve kanë qenë titujt e intervistave shumë provokuese dhe që s’kishin lidhje me atë çka unë thoja në intervistë.

Si ndjeheni kur e gjeni veten në faqet e showbiz-it dhe kur ju komentojnë negativisht?

Në fillim bëhesha keq, i përjetoja sikur çfarë kishte ndodhur. Kurse sot aspak, si për mirë si për keq është promovim. Sepse duhet t’i kuptojmë edhe portalet që përdorin tituj për të tërhequr sa më shume audiencë, përveç ndonjë shpifje që është problematike dhe që nuk do të toleroja.

Ju bëjnë përshtypje thashethemet?

Jo më! Thashethemet për njerëzit janë dhe njerëzit përgjithësisht janë bërë të zgjuar. Nuk ju besojnë fjalëve të kota, pa bazë.

Lajmi më i çuditshëm që keni dëgjuar për veten?

Ka qenë një, por jo në gazeta, apo portale. Ma ka thënë dikush gojarisht, që kishte dëgjuar që unë kisha fëmijë dhe e kam mbajtur të fshehtë dhe i jam përgjigjur që, “po të kisha fëmijë do isha krenare dhe s’do kisha turp që ta fshihja”.

Pse përgjithësisht personazhet shqiptarë e kanë problem të flasin për jetën e tyre private, ndryshe nga personazhet jashtë Shqipërisë?

Po, është e vërtetë dhe unë i kam pak këto komplekse, qoftë nga shoqëria, qoftë nga familja. Është mentaliteti këtu që nuk të lejon shumë të jesh e hapur, por mendoj se në të ardhmen do të rregullohet ky kompleks, të paktën nga brezi i ri që po rritet.

Ka një person në zemrën tënde aktualisht?
Jo akoma, jo diçka konkrete.

Keni thyer ndonjëherë “rregullat” dhe a do t’i thyenit prapë, qoftë edhe në një natë argëtimi me shoqërinë?

Përgjithësisht jam vajzë me rregulla strikte për veten, por edhe i thyej në momente të caktuara kur ia vlen vërtetë.

A është e bukur jeta juaj?

Jeta është si ta ndërtosh vetë. Në përgjithësi kam kaluar shumë bukur, por unë kurrë nuk kënaqem, sepse të mirat s’kanë fund.

Beson në dashurinë e vërtetë dhe të përjetshme?

Mmm… jo dhe aq! Ndoshta arsyeja është që, s’e kam gjetur akoma këtë dashuri të përjetshme dhe që nuk ka dashuri në ditët e sotme. Ka humbur me kohë kjo ndjenjë fatkeqësisht.

Jeni aktive në rjetet sociale? Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen nga ato?

Më përpara jo dhe aq, por tani më shumë, sepse ndonjëherë duhet të bësh si të tjerët, përndryshe nuk je në trend (qesh). Nuk është se jam dakord shumë me këtë pjesë, sepse jeta private nuk duhet të publikohet kaq shumë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 10 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.