Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jorida Tabaku: Basha-Meta, më mirë të takohen sesa jo

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 11:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ftesa e Metës ndaj Bashës, si e cilësoni?

Unë u njoha para disa minutash me ftesën e Metës, roli i LSI gjithmonë ka qenë dytësor. Meta ka në fund të ditës gjithsesi 20 deputetë pavarësisht se deputetët e LSI nuk kanë mbajtur ndonjë qëndrim të fortë. Unë nuk kam edhe sot ndonjë ide të qartë se çfarë qëndrimi mbajnë ata ndaj përmbajtjes së draftit të reformës.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Ju po thoni që është i panevojshme takimi Meta-Basha?

Swiss Digital

Unë nuk thashë këtë, që është takim i panevojshëm, por mendoj se ata nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim të fortë ndaj reformës. Ata gjithsesi kanë 20 deputetë që do të votojnë reformën.

Ju keni informacione, a do pranojë Basha të takohet?

Letra është bërë publike para pak orësh. Lideri i PD Basha ndodhet në një vizitë në Berlin, por sigurisht që Partia Demokratike do të bëjë publike një qëndrim zyrtar lidhur me këtë ftesë.

Kur kthehet zoti Basha, pasi Meta ka caktuar afat deri të hënën për takimin?

Problemi nuk besoj se është kohor, është i zgjidhshëm. Basha do të flasë për këtë çështje sapo të informohet për ftesën.

Në këndvështimin tuaj a është mire të pranojë Basha këtë takim?

Nuk dua të flas konkretisht, pasi është akoma një takim hipotetik. Por në parim më mirë është të takohen edhe të diskutojnë sesa mos të takohen. Unë shpresoj ne të gjithë në këtë proces t’i përmbahemi Komisionit të Venecias. Ne jemi pro reformës në drejtësi.

Ju keni një kusht për vendët e rezervuara?

Ne kemi një kusht që të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne i qëndrojmë parimit të fillimit, atë të moskapjes së sistemit të drejtësisë. Ne duam një sistem të drejtë.

Basha ka thënë se palët kanë ngecur tek vendet e rezervuara, nëse në takimin Basha-Meta nuk përmbushet sërish kushti, do të refuzoni reformën?

Unë nuk mund të parashikoj çfarë do të ndodhë në takim. Komisioni i Venecias e le të hapur për palët politike të arrijnë tek zgjidhja por konsensusin e jep qeveria jo opozita.

A është cënuar imazhi i PD-së në sytë e ndërkombëtareve pas qëndrimit se ju nuk jeni treguar fleksibël ndaj reformës?

Në këtë proces PD ka qënë konsistente. Ne i kemi qëndruar në frymë dhe në gërmë draftit të Komisionit të Venecias. Unë besoj që PD ka bërë një punë të mirë, sepse kemi kërkuar që Komisioni i Venecias të jetë i balancuar mes palëve. Ne jemi vonë në këtë reformë sepse qeveria nuk ka pranuar.

Ju thoni qe nuk do e votoni, si mund ta çonte më parë qeveria këtë reformë në parlament?

Ne themi që të miratojmë një platformë bashkarisht. Jo thjesht të shkojmë të ngremë duart për diçka që nuk jemi dakort.

A ka të tjera kushte PD përveç vendeve të rezervuara?

Në bazë të diskutimeve vetëm kjo çështje ka mbetur mes palëve, por mund të kenë mbetur elementë të tjerë që lidhen me ligjet qe shoqërojnë paketën kushtetuese.

A jeni në një pozitë të vështirë me SHBA-në ?

Nëse ka një palë që ka qëndruar konstante në këtë process është Partia Demokratike. Ne po mundohemi që të bëhët kjo reformë.

Sipas Ramës, Berisha ndikon në vendimarrjen e grupit parlamenatar dhe jo Basha. A është e vërtetë që Berisha ndikon në vendimarrjen tuaj?

Në takim me Ramën ishtë zoti Basha mesa di unë, me propagandën e qeverisë jemi mësuar. Nuk është diçka e re tashmë.

 A e ka zbutur klimën ky takim?

Unë mendoj se ky ishtë një zhvillim pozitiv pavarëisht se nuk arriti një rezultat konkret.

Takimi Rama-Basha, pati ndonjë diskutim tjetër përtej reformës?

Nuk di të them, di të them për pjesën publike. Rama shkoi i parapërgatitur për të dështuar.

Në qoftë se votohet pa konsensuin tuaj, a mendoni se kalon kjo reformë?

Unë do të doja të kalonte me konsensus, sepse BE kërkon që për hir të këtij procesi palët duhet të ulen dhe të bien dakort. Pavarësisht kush është në qeveri janë disa procese më të rëndësishme se palët.

A është një grup i unifikuar PD?

Vlera e PD është që ka mendime ndryshe dhe ne diskutojmë. Kjo është një gjë shumë e mirë. – “Report TV”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Tani

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 4 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 9 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 9 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 31 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.