Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Joschka Fischer: Ballkani Perëndimor me rëndësi strategjike për BE

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 12:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë ekskluzive për DW e Joschka Fischer, ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë, që mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, zhvilluar në Tiranë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Z. Fischer, ju dhe politikanë të njohur të vendeve anëtare të BE- Francë, Itali, Gjermani, që në një mënyrë ose tjetër keni luajtur një rol në zhvillimet postkomuniste në Ballkan – bashkë me kryeministrat e gjithë vendeve të rajonit po merrni pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po zhvillohet në Tiranë. Po synohet të arrihet një konsensus për projektet strategjike, që rajoni si një i tërë do të paraqesë në Takimin e Vjenës, në kuadër të Nismës së re të BE-së për Ballkanin Perëndimor, lançuar gushtin e kaluar nga kancelarja Angela Merkel. Sa i rëndësishëm është për BE-në një Ballkan që po i thotë ”JO” konfliktit dhe “PO”bashkëpunimit?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 19 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Ballkani dhe sidomos Ballkani Perëndimor është jashtëzakonsisht i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Europë. Kjo nuk është thjeshtë një ide por një fakt. Nëse shikoni historinë, për t'iu larguar traditave të konfliktit dhe ecur drejt një mënyre të re bashkëpunimi, që konsiston në të qenit bashkë në rrugëtimin drejt BE, kjo është shumë e rëndësishme për gjithë të Europën.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë përpjekje të rajonit për të lënë pas të shkuarën e konfliktit, shkrirja e akujve në marrdhëniet mes Beogradit dhe Tiranës po shihet si një tregues ”par excellence” për hapjen e një faqeje të re në marrdhëniet mes vendeve fqinjë në Ballkanin Perëndimor. Cila është dobia rajonale madje europiane e kësaj që po ndodh në marrdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve?

Shqiptarët dhe Serbët, para së gjithash, janë popuj fqinjë. Le t'i drejtohem përvojës sonë, të Gjermanisë me Francën. Franca ka qënë armikja e Gjermnanisë për gjyshin, stërgjyshin apo katragjyshin tim dhe ne kemi qënë armiku i Francës. Kësaj armiqësie i erdhi fundi kur burra shteti me kurajo, vendosën që jo konflikti por bashkëpunimi duhet të ishte faktori mbizotërues në marrdhënier me fqinjët, sepse fqinjësia nuk mund të ndryshohet, edhe nëse ti e urren vendin tënd fqinj, apo e do fort, je i intersuar për atë apo nuk do t'ia dish, ai mbetet fqinji yt. Prandaj, mendoj që bashkëpunimi është e vetmja përgjigje e arsyeshme, që Beogradi dhe Tirana të ecin përpara dhe të forcojnë marrdhëniet mes tyre. Mendoj që zhvillimi i marrdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë ështe shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin. Ka ndikim pozitiv për Kosovën dhe shumë pika të tjera të nxehta. Dhe kjo është e rëndësishme për Europën gjithashtu. Europa duhet t'i japë një mbështetje të plotë dhe të fuqishme këtij zhvillimi.

Z.Fischer, në mënyrë unanime të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit po i drejtojnë BE dhe Komisionit Europinan të njëjtin apel nga Tirana: mbështesni me financimin e projekteve rajonale strategjike paqen e shumëpritur por të brishtë në Ballkanin Perëndimor, që ajo të mos rrezikohet. A do ta dëgjojë BE këtë apel pa humbur?

E kuptoj shumë mirë pozicionin e Ballkanit Perëndimor. Ky rajon po pyet: Çfarë po bën konkretisht BE? Ok, konferencat dhe seminaret e BE janë të mira për rajonin po ku është produkti, rezultati, substanca? Dhe për këto pyetje përgjigjen duhet ta japë Brukseli. Natyrisht, është një çështje e progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e tyre drejt anëtarësimit në BE, që lidhet ngushtë me financimin e projekteve të rëndësishme strategjike për rajonin. Lidhja mes vendeve të rajonit shumë e rëndësishme, nëse dëshiron të kesh bashkëpunim rajonal të duhet të kesh rrugë, autostrada, linja hekurudhore dhe kjo është e rëndësishme të kuptohet në Bruksel. Pastaj zbatimi bëhet këtu, në terren, në vendet e rajonit. Shpresoj që konferenca e ardhshme e Vjenës, që vijon konferencën e Berlinit , që u zhvullua në gusht të vitit të kaluar, do të sjellë progres në këtë drejtim, Nga perspektiva gjeo-politike kjo është shumë e rëndësishme. Europa është për momentin në një situatë jo shumë të mirë, kemi krizën në Europën Lindore, në Ukrainë , kemi krizën financiare që vijon në Greqi por nuk duhen lënë mënjanë sfida të tjera. Duhet kohë, duhet angazhim, nuk është një zbavitje afatshkurtër, nuk është një vrapim disa qindra metraah, por është një maratonë. Kjo nuk duhet harruar. Duhet një presion i vazhdueshëm ndaj Brukselit duke mbrojtur interesat e rajonit. Dhe prandaj konferenca e Vjenës do të jetë shumë e rëndësishme.

Kanë mbetur rreth dy muaj nga zhvillim i kësaj konference. A do ta ketë rol drejtues Gjermania si lançuese e Nismës së re të BE për Ballkanin Perëndimor?

Kjo nismë ishte inisiativë e kancelares Angela Merkel. Kjo nuk duhet harruar. Mendoj, që personalisht, vetë kancelarja është shumë e interesuat për këtë process. Edhe pse nuk kam votuar kurrë për atë, mendoj që me Nismën për Ballknain Perëndimor, kancelarja Merkel, bëri gjënë e duhur.

Z. Fischer, BE ka “lodhje nga zgjerimi”, Ballkani Perëndimor po thotë me këmbëngulje se ka rrezik t'i mbarojë durimi i pritjes së gjatë për ditën kur do të bëhet pjesë e BE. Ku mund ta çojnë Europën dhe rajonin këto dy vektorë ?

Nga njëra anë lodhja nga zgjerimi është fakt, nga ana tjetër, situata gjeopolitike në Europë nuk e lejon këtë lodhje. Në gjeo-politikë nuk ka vaakume. Europa ka interes, Ballkani Perëndimor është një rajon që i përket Europës. Nëse europianët nuk i kuptojnë interesat e tyre kjo do të krijojë problem për të gjithë ne, jo vetëm për rajonin e Ballkanit. Prandaj mendoj se është një mundësi e mirë që kriza gjeo-politike përqark Europës, të mprehë ndërgjegjësimin e liderëve europianë për rëndësinë gjeo-politike të rajonit, gjë që duhet të përdoret pa humbur kohë.

 Z. Fischer, ju keni qenë i lidhur me rajonin, më 1999 ju mbështetët pjesëmarrjen ushtarake gjermane në Luftën e Kosovës duke lënë mënjanë filozofinë pacifiste të të Gjelbërve, forcës politike ku ju bënit pjesë atëhere. Sot jeni në Tiranë mes gjithë kryeministrave të vendeve të rajonit. Çfarë ndjeni nëse meditoni për atëhere dhe tani?

Jam sot në Tiranë shumë i emocionuar nga pjesëmarrja në Forumin Ekonomik të Vjenës e gjithë kryeministrave të rajonit, dhe nuk kam sesi të mos sjell ndërmend kur isha ministër i Jashtëm i Gjermanisë, në kohën e Luftës së Kosovës dhe pas përfunimit të saj. Tani rajoni ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme, ju përmendët në krye të kësaj interviste marrdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë. Këmbëngul ato janë faktori kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo është fantastike dhe jam vërtet i emocionuar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.