Juratoviç: Gjermania i ka hapur derën Shqipërisë për në BE
Nga Luljeta Progni
“Durimi i Gjermanise nuk do të jetë i përjetshëm dhe dera e hapur do të mbyllet sërisht”, kështu është shprehur deputeti gjerman Josip Juratoviç. Në një intervistë për Tema Tv, Juratoviç thekson se Ballkani Perendimor ka marrë një shans të vetëm, që Gjermania, një anëtare me peshë në Bashkimin Europian, të kujdeset për rajonin, por se vendet e rajonit duhet ta shfrytëzojnë efektivisht këtë shans. Deputeti gjerman flet për rëndësinë e vizitës së kancelares gjermane në Tiranë, por edhe në Beograd. Juratoviç shprehet se Shqipëria duhet të bëjë hapa cilësorë për reformën në drejtësi, duke theksuar gjithashtu se konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës është me shumë rëndësi për t‘i dhënë vendit një imazh tjetër nga ai i deritanishmi, atë të bashkëpunimit mes palëve për të bërë hapa cilësorë drejt Bashkimit Evropian. “Kryeministri Rama nuk mund ta bëjë i vetëm Shqipërinë të gatshme për Bashkimin Europian, përkundrazi kjo është një detyrë e gjithë vendit. Imazhi i Shqipërisë jashtë është i formuar nga kundërshtitë e mëdha midis qeverisë dhe opozitës. Këto nuk janë kushte të mira për nje rrugë të shpejtë drejt Bashkimit Europia” shprehet deputeti gjerman i angazhuar si raportues në Bundestagun gjerman, për Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.
Vizita e zonjës Merkel në rajonin e Ballkanit është pritur me interes të veçantë. Cili ishte mesazhi i kancelares me anë të kesaj vizite për vendet e këtij rajoni?
Me vizitën e saj zonja Merkel e bën edhe njëherë të qartë: E ardhmja e Ballkanit perendimor është në Bashkimin Europian. Me anë të kesaj vizite ajo ripohoi angazhimet e Selanikut në vitin 2003. E rëndësishme është vizita e saj në Beograd. Nese Serbia, si vendi më i madh në rajon, bën përparime në procesin e saj integrues në BE, atëherë kjo shpalos efektin e saj në të gjitha vendet e rajonit.
Konferenca e Berlinit për vendet e Ballaknit Perendimor tregon qartë se Gjermania është e angazhuar dhe prezente në rajon. Çdo të thotë ky proces për perspektiven e rajonit?
Ballkani Perendimor ka marrë një shans të vetëm, që Gjermania, një anëtare me peshë në Bashkimin Europian, të kujdeset për rajonin. Megjithatë Gjermania është vetëm hapësi i derës. Në derën e BE-së duhet që vendet e Ballkanit Perendimor të kalojnë vetë. Aktualisht Europa ka me të vërtetë probleme të tjera ndryshe nga Ballkani Perendimor dhe durimi i Gjermanise nuk do të jetë i përjetshëm dhe dera e hapur do të mbyllet sërish. Për këtë arsye vendet e Ballkanit Perendimor duhet ta shfrytëzojnë kohën dhe në mënyrë konstruktive të shtrojnë shpejt rrugën drejt BE.
Nga pikëpamja juaj, çfare roli ka Shqipëria në rajon?
Një Shqipëri konstruktive mund të jetë motori për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në BE. Vizita e zj. Merkel në Tiranë dëshmon që Europa i beson Shqipërisë. Krahas gadishmërisë për reforma të brendshme politike, i rëndësishëm është edhe bashkepunimi me Serbinë dhe distancimi nga nacionalizmi. Të gjithë aktorët e rëndësishëm politikë duhet të bëjnë të qartë heqjen dorë nga një përfytyrim romantik i Shqipërisë së Madhe dhe të shprehen qartë për pandryshueshmerinë e kufijve në Ballkanin perendimor.
Sa i përket investimeve gjermane, çfare duhet të bëjë Shqipëria për të tërhequr sa më shumë investitorë gjermanë?
Investitorët janë prezentë në ato vende ku rreziku është më i ulët. Një pranim i të gjithë aktorëve politikë mbi integrimin në BE dhe përparimë të rregullta në procesin e anëtarësimit në BE janë për Shqipërinë rruga më e mirë për t’u bërë tërheqëse ndaj investitorëve. Më e rëndësishme së vështrimi drejt Gjermanisë është vështrimi në rajonin e afërm. Shqiptarët krenarë duhet të kenë të drejtën, të jenë më shumë se një bankë pune për BE-në. Ekonomia shqiptare para së gjithash do të rritet nëse marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perendimor do të përmirësohen.
Sa i përket hapave përpara drejt BE, Shqipëria sapo ka mbyllur një proces zgjedhor, atë të 21 qershorit. Si e vlerësoni ju këtë proces në raport me zgjedhjet e shkuara?
Rezulati i zgjedhjeve tregon se kryeministri Rama ka një mbështejte të madhe për politikën e tij dhe kursin e tij në rrugën drejt BE-së. Nga njëra anë kjo është për tu përshëndetur. Nga ana tjetër tregon gjithashtu një defiçit të madh: me aq sa unë mund të gjykoj, për zgjedhjet lokale ishin vendimtare temat e përgjithshme dhe jo ato të problematikave vendore. Një demokraci funksionale përbëhet nga shume fusha politike sovrane. Shume çeshtje të cilat i prekin njerezit drejperdrejtë vendosen në instancat lokale. Zgjedhesit duhet të vendosnin edhe nga pikepamjet lokale. Këtë ata mund ta bënin nëse partitë do të hynin në zgjedhje me programe lokale. Gjithasthu nuk është demokratike nëse kryetarët e partive emërojne kanditatët për bashki. Në vend të kësaj duhet të jetë detyra e anetarëve lokale të partisë të zgjidhnin me një proces demokratik një kandidat për bashki. Defiçitë ka edhe në kulturen demokratike brenda partive shqiptare.
Reforma e sistemin të drejtësisë është kushti paraprak më i rëndësishëm për të filluar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. A mendoni ju se Shqipëria në vjeshtë do të jetë gati, siç premtoi kryeministri Rama?
Është e mundur. Megjithatë Shqiperia duhet të bëjë përpjekje të mëdha. Kryeministri Rama nuk mund ta bëjë i vetëm Shqipërinë të gatshme për Bashkimin Europian, përkundrazi kjo është një detyrë e gjithë vendit. Imazhi i Shqipërisë jashtë është i formuar nga kundërshtitë e mëdha midis qeverisë dhe opozitës. Këto nuk janë kushte të mira për nje rrugë të shpejtë drejt Bashkimit Europian. Nëse të gjithë aktorët politikë në Shqipëri do të mendonin seriozisht, do të linin pas armiqësitë dhe bashkarisht t‘ia dilnin mbanë për të plotësuar kushte për fillimin e procesit të negociatave.