Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Justina Aliaj: Rikthehem në skenën ku më larguan 45 vjet më parë

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 11:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe më mosbesuesit, ata që janë në kufij të mbijetesës, kanë ëndrra! Mund të zgjedhin të mos i ndajnë me të tjerët, për të mos e lënë botën të tallet, por ëndrra kanë! Ndryshe, asnjëri prej artistëve të dënuar e të flakëruar fshatrave o kampeve të përqendrimit, nuk do të mbijetonte. Aktorja e këngëtarja Justina Aliaj gjithmonë e ka ditur se do të vinte kjo ditë kur do të mund të këndonte këngën që i pëlqente asaj, do të zgjidhte fustanin e pëlqyer, do të recitonte poezinë e dashur. Në të gjitha ditët e jetës pas Festivalit të 11­të, e dinte! Sigurisht, nuk ishte e rastit t’i ndante ëndrrat e mendimet me të tjerët, por vetë, me vete, me to merrte frymë. Pak ditë më parë, në Teatrin e Operës dhe Baletit, Justina Aliaj e vijoi këngën atje ku i ishte ndërprerë 45 vite më parë. “Në ekranin e televizorit” hapi koncertin e saj “Justina Aliaj show” po aq bujshëm sa ç’e mbylli dikur. Ishin aty miqtë e saj artistë, shkodranët e dashur që kishin ardhur me autobusë, e plot të tjerë që do të kishin dashur ta dëgjonin Justinën në të gjitha kohët. Ndryshe nga viti i shkuar, kur projektet e saj u fokusuan tek aktrimi, këtë herë aktorja këngëtare realizoi ëndrrën e 45 viteve me po atë zë të fuqishëm si në festivalin e famshëm ku iu pre në mes. Tani që e kemi takuar, Justina është e çlodhur. As asaj nuk i besohet që ka realizuar dëshirën e madhe e mund të pushojë në ballkon pa menduar për një mijë e një gjërat organizative të përpara koncertit..

***

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Një vit më parë, pas shumë kohësh mungese, jeni shfaqur në Teatrin e Metropolit me koncertin “Justina i kreh flokët me këngë”. Çfarë ngeli pa përmbushur atëherë që erdhët me një tjetër koncert?

Swiss Digital

Kjo ishte ëndrra ime e të gjitha kohërave. “Justina Aliaj show” ishte i përmasave të tjera, ishte ajo që kisha dëshiruar, ashtu siç e kisha dëshiruar. Hyra në skenë symbyllur, njësoj siç u largova. E kisha lënë publikun të veshur në ngjyra të errëta, dhe kur hapa sytë, gjeta një publik plot ngjyra. Recitova poezinë e dashur të Migjenit “Dy buzë”, këndova këngët italiane e franceze, këndova këngë të mikeshave të mia, sepse, më në fund, isha e lirë të bëja atë që doja.

Prej sa kohësh punonit për këtë koncert?

Gjithmonë, në çdo kohë, kam punuar për këtë koncert. Ishte në mendimet e mia qysh kur m’u ndal e drejta për të kënduar. Ishte gjithmonë në sirtar. Edhe nëse rrugës dilnin gjëra të tjera që mund t’i mbivendoseshin, ai ishte aty.

A mendonit dikur, pasi ju transferuan në Dukagjin, se do të vinte dita kur do të ishit e lirë të bënit gjithçka?

Artisti nuk mund të jetojë ndryshe. Edhe atëherë kur gjërat duken të errëta e pa shpresë, ai gjithmonë ëndërron se do të vijë dita e tij. Unë kështu kam jetuar, ndryshe nuk do t’ia dilja.

Pse pritët kaq gjatë?

Në këto 26 vite, mund ta kishit realizuar ëndrrën më herët… Menjëherë pas ardhjes së demokracisë unë u largova bashkë me familjen. Isha aq e lodhur dhe e ngarkuar nga gjërat që kishin ndodhur këtu, saqë nuk mund të rrija më gjatë. Pastaj, kur vitet e para kaluan, situata në Shqipëri u rëndua edhe më tepër. Politika nuk po e linte artin të jetonte. Të gjitha trazirat, mungesa e stabilitetit, të bënte të mendoje se veç për koncerte nuk e kishte mendjen njeri.

Prej shumë vitesh tashmë, njerëzit strehohen nëpër koncerte…

Më vjen mirë për këtë, por për mua nuk ka qenë aq e thjeshtë. I kam bërë të gjitha gjërat vetë, pa pasur asnjë mbështetje dhe kjo i vështirëson punët. Sapo vë një gur, bie një tjetër. E kam ndërtuar këtë koncert si një puzzle, një copë një herë, e një copë një herë tjetër. Punoj për të prej pesë vitesh dhe vetëm tani munda ta mbyll.

Ndoshta sepse gjatë kësaj kohe jeni marrë edhe me aktrim?!

Jo, nuk ka qenë kjo pengesa. Koncerti ka qenë gjithmonë aty, edhe në rastin e roleve, thjesht nuk jam marrë me kohë të plotë kur më është dashur të punoj për rolin, por nga mendja kurrë nuk është larguar asnjë ditë. Vjet pata dy role, atë të Zonjës Pernelë, te komedia “Tartufi” e Molierit, dhe të Silvës, te drama shqiptare “20 vjet, 2 javë dhe 2 ditë”. Nuk duket të keni gëzimin e realizimit të koncertit, kur vjen fjala te rolet!

A duhet të mendojmë, nisur edhe nga ëndrra e gjithhershme për ta realizuar, se kënga është më e dashur se aktrimi?

Jo, nuk është kështu. Për mua janë njësoj, do t’i zgjidhja të dyja në çdo kohë. Asnjëra nuk ka penguar tjetrën. Interpretimi ishte gjithashtu pjesë e koncertit tim, recitova poezitë që i dua shumë, mes të cilave “Dy buzë” të Migjenit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Para 1 minute

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 5 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 10 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 10 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 32 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.