Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:51 5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona Barcelona do të përballet këtë të mërkurë me skuadrën e Sabah nga Azerbajxhani, në një ndeshje të veçantë të Champions League. Përballja mes dy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Karpushin: “Panama Papers” synoi destabilizimin e Rusisë

Intervista E mërkurë, 21 Prill 2021 01:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori i Rusisë në vendin tonë, Alexander Karpushin konsideron se “Panama Papers” është një operacion i financuar nga SHBA, që sipas tij, kishte qëllim goditjen e udhëheqjes ruse dhe destabilizimin e Rusisë. “Kjo fushatë e parapërgatitur ka synuar udhëheqjen e Rusisë, edhe pse nuk e arriti qëllimin e saj. Kishin si qëllim kompromentimin e presidentit rus dhe destabilizimin e Rusisë. Mbështetja e presidentit nga popullsia ruse vetëm u rrit”­, deklaroi ai në një intervistë për “News 24”.

“Panama Papers”

“Ky material u publikua si me urdhër nga të gjitha mediat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe mediat shqiptare. Në qendër të këtij kolazhi fotografish u vendos portreti i presidentit rus Vladimir Putin, kurse rreth tij ishin foto të vogla të figurantëve të tjerë. Nga 11 milionë e gjysmë dokumente emri i presidentit rus nuk përmendet fare, madje nuk jepet asnjë provë se Putin ka shfrytëzuar shërbimet e kompanive off­shore. Pikërisht prandaj besojmë se kjo fushatë masive e parapërgatitur ka synuar udhëheqjen e Rusisë, edhe pse nuk e arriti qëllimin e saj. Besoj se organizatorët e këtij aksioni kishin qëllim komprometimin e presidentit Rus dhe destabilizimin e situatës në Rusi. Por në fund të fundit, mbështetja e popullsisë ndaj presidentit Rus u rrit. Edhe diçka interesante nga këto dokumente, kryeministri britanik, zoti Cameron, pasi ishte zgjedhur në postin e kryeministrit ka përdorur kompanitë off­shore. Kurse presidenti ukrainas Poroshenko edhe deri në ditët e sotme po vazhdon përdorimin e këtyre fondeve. Ndërkohë ka aludime se nxjerrja e sekreteve nga Snowden është bërë nën influencën e shërbimeve ruse. Çfarë është duke ndodhur? A kemi tani një lloj të ri spiunazhi ku sekretet bëhen publike? Kohët e fundit, gjatë qëndrimit të zotit Snowden në Rusi, ku ka përfituar azil, që në vitin 2013, mediat perëndimore kanë nxjerrë materiale të shumta ku argumentohet se ish­punonjësi i agjencisë kombëtare të Sigurisë nuk ishte në gjendje të përdorte këto dokumente pa ndihmë nga jashtë. Por të gjitha këto versione janë vetëm spekulime, supozime dhe hipoteza dhe nuk ka asnjë fakt. Vetë Snowden vazhdon të mohojë në mënyrë kategorike lidhjet me shërbimet sekrete ruse. Kur Snowden mbërriti në Moskë, ai ndenji në atë aeroport për 40 ditë. Ai planifikonte të fitonte azil në Amerikën Jugore, Kubë, Ekuador ose Bolivi, por në fund të fundit kërkoi azil në Rusi. Nuk ka asnjë provë që ai ka lidhje me Shërbimet sekrete ruse. Po të kishte arritur Snowden të fitonte azil në Amerikën Jugore, sot akuzat identike për implikim në këtë skandal do ti lëshonte Amerika në drejtim të këtyre vendeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rusia ka kritikuar perëndimin për një axhendë agresive edhe ndaj vendeve të tjera, për shembull për krizën politike në Maqedoni. Si e shikoni situatën atje dhe si e sheh Rusia rolin e saj në Ballkanin perëndimor?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë dua të them në radhë të parë, që Gadishulli i Ballkanit tradicionalisht ka zënë një vend të veçantë në hartën ekonomike dhe politike të Europës. Jo më kot e quajnë shpesh herë, barku i butë i Europës dhe një fuçi baruti, çka dëshmon për një potencial të madh konfliktual të këtij rajoni. Ne të gjithë i mbajmë mend ngjarjet e përgjakshme që ndodhën pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Rusia analizon me vëmendje të gjitha informacionet që vijnë nga rajoni i Ballkanit dhe me shumë shqetësim Rusia i ka marrë njoftimet për përshkallëzimin e ballafaqimit politik në Maqedoni. Ne e dimë që situata është përkeqësuar dhe konflikti është shumë i ashpër, prandaj Ministria e Jashtme Ruse ka shprehur qëndrimin e saj dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve për dialog. Pala ruse u shpreh për domosdoshmërinë për të parandaluar rrëshqitjen e situatës në Maqedoni drejt skenarit të Ukrainës. një skenar i tillë mund të shkaktonte destabilizimin e gjithë Ballkanit. Rusia u bën thirrje partnerëve të saj, që perëndimi të mos ndërhyjë në punët e brendshme të shteteve sovrane. Kemi marrë disa njoftime, se BE po shqyrton mundësinë për të vendosur sanksione kundër udhëheqjes maqedonase. ka edhe informacione se gjoja e ardhmja euroatlantike e Maqedonisë është vënë në rrezik. Këto njoftime të bëjnë të mendosh për ndërhyrje në situatën e brendshme në Maqedoni. Pavarësisht të gjitha problemeve, të gjitha halleve, Rusia dhe Maqedonia vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona
Para 2 minutash

5 sekrete që duhet të dini para ndeshjes Sabah-Barcelona

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Para 18 minutash

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Para 18 minutash

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 19 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.