Kërcënoi se do hidhej nga pallati, po të mos e ftone Fevziu në emision: E bëra për famë
Blendi Fevziu ka pasur të ftuar dje një 24-vjeçar nga Balldreni i Lezhës, i cili hipi në një pallat tetë katësh dhe kërcënoi se do hidhej, nëse Fevziu nuk e ftonte në emisionin “Opinion”.
Ai ka thënë se këtë gjest e ka bërë për famë.
Ndërkohë, ai tha se voton PD-në dhe është i pakënaqur me rendin dhe sigurinë.
Cili është shqetësimi që ke?
Shqetësimi që kam është se nuk kemi rend dhe siguri, po kemi shumë probleme.
Çfarë të shqetëson ty, nga Balldreni të hipësh në majën e një pallati për të fol për rendin dhe sigurinë, ca domethënë kjo?
Për të sqaruar se vendi ka humbur, ktu është katastrofë.
Ke probleme personale?
Jo personale s’kam.
Pra vetëm kjo ishte arsyeja?
Arsyeja është vetëm kjo.
Pse e bëre gjestin?
Që të bëhem sa më i njohur.
Kjo ishte të bëhesh i njohur?
Po kshu jan ndonjëherë gjërat në jete.
Cili është shqetësimi yt?
Shqetësimi është kjo që qeveria shqiptare ka rrit taksat e cmimin e energjisë, kjo do i bëj apel qeverisë.
I paguan taksat ti?
Ato pak taksa i paguaj.
Me se merresh?
Kam mbaruar gjimnazin në vitin 2009.
Nuk je i punësuar?
Për momentin jo. Jetoj ku të na dalë, me ndërtim,kur s’kemi punë lëvizim, shëtisim, kalojmë kohën.
Kur ke ardhur në Tiranë?
Sot kam ardhur në Tiranë.
Ku e le blerë megafonin?
Megafonin e kam blerë tek tregu elektrik.
Ku të prek ty rendi?
Sot kto të rinjtë na janë bërë shumë problematike nuk merren me hallet e tyre por me punët e të tjerëve, vetëm me vjedh, me hap një biznes këtu s’ke siguri.
Për kë voton?
Votoj për atë parti që është i drejtë, njerëz me besë. Do ta bëj publike, kam votuar për Partinë Demokratike se ata janë më të komunikueshëm, më të rregullt.
Po a e di ti që edhe ti ke krijuar një situatë që është në shkelje të ligjit, kur del dhe shan të tjerët për rend e siguri?
Nuk i bëra kujt dëm, e bëra me qetësi.
Po sikur të thosha nuk do vish?
Do zbrisja dhe do vazhdoja jetën time
A merresh me politikë?
Faktikisht nuk merrem me politikë, por kur skena ca bëj edhe merrem.