Knut Fleckenstein: S’njoh asnjë vend ku kërkohet testi i drogës

 

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka deklaruar gjatë një interviste se klima politike në Shqipëri është e ashpër. Kurse në lidhje me dekriminalizimin, ai tha se votimi për dekriminalizimin do të bëhet në fund të vitit ose në fillim të 2016. “Një vit, – tha Fleckenstein, – është i mjaftueshëm për diskutim”

Intervista e plotë

Zoti Fleckenstein , fillimisht më lejoni t’ ju falenderoj që pranuat këtë intervistë për Ora News.

Faleminderit shumë për ftesën tuaj

1-Cila është arsyeja e vizitës suaj? Kanë kaluar 10 muaj që kur negociuat marrëveshjen e dekriminalizimit mes partive politike në Shqipëri, por kjo marrëveshje nuk është votuar ende. A e dini arsyen, pse? Cfarë ju kanë thënë palët politike për këtë?

Partitë më kanë thënë se deri më tani duhet të diskutonin përmbajten dhe nuk kanë rënë dakord për formulimin. Por kam përshtypjen se tani janë shumë pranë njëri tjetrit.  Dhe shpresoj se në fund të dhjetori, ose në fillim të vitit të ardhshëm, ata do të kenë një zgjidhje të përbashkët për këtë.

2-Sipas jush, pse ka një lloj hezitimi, mes klasës politike për të votuar dekriminalizimin?

Nuk mund ta them unë. Pyetini ata. I keni këtu për ditë. Por për mua është e rëndësishme, që një vit pasi arritëm një marrëveshje, ajo të finalizohet. Tani kanë mbaruar fjalët, dhe kanë filluar veprat. Dhe mendoj se duhet të votojnë për dekriminalizimin. Sicc edhe e thashë, janë pranë njëri tjetrit edhe pse mund të thonë tjetër gje, shpresoj se shumë shpejt do të vendoset.

3-Në fund të dhjetorit po thoni?

Do të ishte shumë mirë. Edhe për faktin se 1 vit është mjaftueshëm për të diksutuar një ligj, mendoj se mund të jetë e arritshme.

4-Keni ndërhyrë ju për ti afruar palët, drejt votimit të dhjetorit?

Mendoj se është një ligj i rëndësishëm. Por besoj se politikanët shqiptarë, e gjejnë zgjidhjen pa ndërhyrjen e kolegëve të Brukselit. Nëse jo jam i sigurt se zoti Flenkenshtajn dhe unë janë gati për të ndërmjetësuar. Por vërtet kam opinionin dhe shpresën, se tani, pas shumë diskutimesh dhe disa “mosmarrëveshje” jo të dobishme, ata do të gjejnë një zgjidhje.

5-Sipas PD puna për dekriminalizimin ka ndaluar, për shkak se ndryshimimet ligjore për këtë objektiv, i kanë kaluar 2 strukturave të tjera parlamentare. A do të negocioni sërish, që palët politike të arrijnë konsesus për këtë?

Nuk jam në dijeni të detajeve dhe proçedurave por e di që kanë negociuar , di që janë shumë afër dhe shpresoj që tani, më në fund të gjejnë një rrugë të përbashkët. Mendoj se njerëzit në Shqipëri e duan këtë gjë, dhe tani politika duhet të bëjë atë që i takon.

6- Dy partitë e mëdha, kanë arritur një marrëveshje, kanë arritur një marrëveshje për shenjat e gishtërinve për kandidatët në zgjedhje. Tani, nuk bien dakord për testin e drogës.  Si e vlerësoni këtë kërkesë  nga opozita aktuale? A është një praktikë e përdorur në vende të tjera? A mendoni se kandidatët duhet ta kalojnë këtë test?

Nuk njoh asnjë vend ku kërkohet testi i drogës. As edhe një. Në gjithë botën, jo vetëm në Europë.

7-Kjo i jep të drejtën shumicës të mos pranojë këtë kërkesë nga opozita?

Nuk dua të ndërhyj. Ju më pyetet nëse kjo është një procedurë e zakonshme dhe përgjigja ime është jo nuk është një procedurë e zakonshme, por sigurisht Parlamenti këtu në Shqipëri është i lirë të bëjë rregulla, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, por nuk është një rrugë e zakonshme.

8-Si e gjetët klimën e klasës politike në Shqipëri?

Siç e thashë edhe disa muaj më parë, klima politike në Shqipëri është e ashpër. Ne vendin tim, unë vij nga Gjermania, është pak më këndshëm mënyra se si politikanët punojnë me njëri tjetrin. Por në fund, palët ose duhet të gjejnë një kompromis, ose duhet të pranojnë shumicën. Janë votuesit që vendosin kush është pakica dhe kush është shumica. Unë mendoj se aktualisht, me reformën në drejtësi që është reforma më e rëndësishmë që mund të bejë ndonjëherë ky vend,politika të gjejë një rrugë, dhe është e detyruar ta gjejë, sepse duhet të ndryshojë Kushtetutën për shembull.

9-Le të flasim për reformën në drejtësi. Amendamentt i janë dërguar për opinion Komisonit të Venecias. A jeni optimist për një aprovim bipartizan pas vërejtjeve të Presidentit Nishani dhe PD për influencën e lartë poltike të ekspertëve që e kane përgatitur atë?

Do të thoja, le të presim se cfarë do të thotë Komisioni i Venecias. Di që qeveria ka marrë asistencën e KE, Ambasadës Amerikane, dhe do të thoja, të presim çfarë do të thotë Komisoni Europian. Di që komisoni do të shohë dhe amendamentet e opozitës, di që edhe partia e zotit Meta ka disa amendamente. Kur refoma të kthehet pas me aprovimin e Venecias, besoj se nuk do jetë e vëshitrë të gjehet një rrugë e përbashkët për një ligj kaq të rëndësishëm. Nëse të gjithë në Parlament e duan këtë ndryshim ata duhet dhe do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, nëse jo do të ishte një fatkeqësi, nëse kjo reform nuk do të zbatohet, për shkak se nuk do të marrë votat e mjaftueshme për ndryshimet në Kushtetutë.

10-Çfarë nënkuptoni kur thoni një fatkeqësi, e keni fjalën për rrugën integruese të Shqipërisë?

Po po, do te ketë një efekt shumë negativ, sigurisht. Do të jetë shumë negative për rrugën integruese, sepse ju nuk mund të luftoni krimin e organizuar, korruspionin, në rast se nuk keni bazat. Nëse nuk keni gjyqtarë, prokurorë, që janë larg  partive politike, nëse nuk gjeni drejtësi kur shkoni në gjykatë.. Po, mendoj se do jetë një dëm i madh.

11- A duhet mbajtur një referendum në rast se opozita nuk do të aprovojë draftin, edhe pas Komisonit të Venecias?

Hezitoj të jap këshilla për kolegët e mi shqiptar. Por nëse jemi përballë dy alternativave, një referendumi, apo një dëmi të madh për rrugën integruese dhe zhillimin e vendit, do ta konsideroja  referendumin, sigurisht.  Por në fakt, rruga tjetër, është ajo për të cilën, duhet të përpiqemi të gjithë.

12- Reforma në drejtësi, është vetëm një nga pesë prioritetet që i është vënë Shqipërisë në rrugën dretj BE. Si e konsideroni punën e bërë për 5 prioritetet?

Besoj se lufta ndaj krimit të organziuar dhe korrusionit është shumë e lidhur me reformën në drejtësi. Sepse të luftosh korrupsionin, nuk mjafton vetëm të tregosh me  gisht, se ai është i korruptuari, në rast se ai nuk shkon aty ku i takon, ndoshta në burg.  Kështu që reforma në drejtësi është vërtet nevojë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.  Sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, janë bërë shumë hapa, apo beteja me drogën, është e sukseshsme, Ndoshta jo mjaftueshëm, sigurisht, nuk mund të gjykoj, por të paktën kanë bërë diçka, dhe mendoj se kjo është e rëndësishme.

13- Patët një takim me Metën, dhe zyra e shytpit informoi se ju keni thënë se Progres Raporti do të ketë një vlerësim pozitiv për Shqipërinë. A mund të jeni me specifik, në këtë intervistë?

Komisoni nuk është gati, as për të ma dhënë mua paraprakisht raportin. Por më kanë thënë se janë të impresionuar, që qeveria dhe parlamenti nuk kanë ndaluar. Nuk kanë marrë pushime pas statusit të kandidatit, por se ata realisht vazhdojnë të punojnë, dhe ky është një zhvillim  shumë i rëndësishëm. Edhe pse tani nuk do ketë një rekomandim, sepse rekomandimi mendoj se është e arsyeshme të jepet pas implementimit të reformës në drejtësi.

14 –Kur mendoni se do të hapen negociatat me BE, për anëtarësimin e Shqipërisë në union?

Mendoj se në gjysmën e parë të 2016 reforma në drejtësi mund të implementohet,  në mendimin tim, ku do jetë moment i duhur për të hapur negociatat. Dhe shpresoj që edhe Këshilli i Europës, ta shohë në të njëjtën mënyrë.

15- Ju thatë se nuk ju pëlqen të jepni këshilla, por a mund ta thyeni këtë traditë, në këtë intervistë, dhe t’i drejtoni një apel politikës shqiptare?

Mund të apeloj vetëm qytetarët shqiiptarë, nëse jeni të interesuar që diçka të ndryshojë, nëse jeni të interesuar që reforma në drejtësi të zbatohet, nëse jeni të interesuar që të luftohet korrupsioni dhe krimi  i organizuar, ateherë shtyjini politikanët drejt një  qasje të përbashkët.

16- Faleminderit sërish për këtë intervistë zoti Fleckenstein . Ka qenë një kënaqësi për mua.

SHKARKO APP