Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koloneli që denoncoi paktin detar me Greqinë: Shqiptarët po humbin edhe me kufirin e Malit të Zi

Intervista E premte, 30 Prill 2021 04:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Koloneli që denoncoi paktin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë flet për marrëveshjen e debatueshme për kufirin tokësor ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ai shprehet se duhet të veprohet mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare. Kolonel Myslim Pashaj në intervistën për gazetën “Shekulli” del kundër miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit, për ndarjen e kufirit tokësor ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, duke dhënë njëherësh dhe arsyet se pse qeveria e Prishtinës ka vepruar në mënyrë të atillë që favorizon palën malazeze.

***

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Mos ndoshta ka mospërkim me opinionin ndërkombëtar, se ajo që është e sotme, Kosova e fitoi nga mbështetja që i dhe SHBA dhe NATO çështjes së lirisë dhe shtetit të Ri të Kosovës? Ne duhet të tregojmë mirënjohje, apo jo?

Swiss Digital

Le të vijojmë me këtë thelb logjik, të ngërthyer përmidis me mirënjohjen e shqiptarëve dhe pavarësinë e shtetit ndaj asaj që bëri SHBA dhe NATO. Ajo që ndodhi është një realitet i epërm i fitores, por në momentin kur Kosova është shtet dhe i Mosvarur, dhe si e tillë duhet të jetë e barabartë, krahë njëri-tjetrit, edhe pse Mali Zi ishte Republikë, kurse Kosova krahinë Autonome…Mirëpo ja ç’na doli : se Kosovën e kërcënon sërish ‘Kutia e Pandorës’, që është futur te pakoja “Ahtisari”, “kufijtë si në ’74-ën” Dhe ja ku mbërrijmë tek Isa Mustafa i sotëm, i cili si kryeministër, flet për atë që ka mbetur në ‘Kutinë e Pandorës’. Prandaj, Mustafa nuk foli me gjuhën dhe kuptimin e tij për kufirin, sepse ai e di fort mirë se ku është ky kufi, por Isa Mustafa foli me gjuhën e politikës së detyruar. Ai është ‘in synchrony’ me diktatin. Kësisoj , në atë ballafaqim ai ishte një kukull që deklaronte dhe tregonte fraza të përmendësh, “se Kosova nuk i ka humbur asnjë milimetër katror” dhe po kështu me shpejtësi të deklaronte fitoren ndaj oponencës së studiuesve.

Kjo është një shfaqje e turpshme dhe ajo është një hije e zezë që pushton njëri pas tjetrit të gjithë fytyrat dhe mendësitë e injektuara të deputetëve një pjesë e të cilëve është “unik” e “sup më sup” me Demarkacionin dhe nënshtrim me pushtimin e Qafës së Çakorrit historik.

Në atë “biçim” ballafaqimi nuk u pranua historia, as gjeohistoria, as natyra me morfologjinë e saj, por u gjet çelësi i kufirit që sillte ai pushtim deri në Krahinë, duke përdorur Kadastrën si shpëtim. Kjo nuk ndodh kurrkund në botë.

Ky është një kriter që duhet marrë parasysh si më i miri, apo jo?

Kjo është vetëm një “gjetje” për Kosovën. Dhe tani unë po iu afroj t’i kujtoni disa ditë më parë, kur një autobus me kosovarë ishte nisur për të vizituar stanet e dikurshme në Zhleb. Ju e patë se ç’ndodhi ? Autobusi u ndalua, policët me armë i shtynë njerëzit që kërkonin arat dhe livadhet e tyre historike. Pra kufiri është ndarë, ajo pjesë është e pushtuar. Kurse këtu bëhet ballafaqim i turpshëm brenda “vendit”. A ka tregues më të mirë se sa kjo ngjarje e cila ndodhi dy ditë pas asaj që Isa Mustafa shpalli në ballafaqim? Duket se Kosova nuk është shtet i Mosvarur, ai s’është i barabartë. Ja ku del edhe pika e Demarkacionit.

Ç’thonë standardet ndërkombëtare për këtë proces?

Në negociata hidhet gjithçka në diskutim. Aty nuk ka diktat dhe kusht. Përzgjedhja e metodës varet nga të dy palët. Kadastra e pranuar nga Komisioni Shtetëror është humbje e interesave të shtetit të Kosovës, por edhe e gjithë kombit shqiptar. Kurse për Malin e Zi është pranimi i dikurshëm i pushtimit të staneve, livadheve, kullosave, pyjeve, kur nuk ishin të barabartë dhe kur Mali Zi ishte Republikë dhe ata krahinorë të humbur… Gjithçka zgjidhet me zyrat hipotekore, të cilat nuk kanë qenë të barabarta. Kështu kuptohet se kosovarët s’kanë dokumente, dhe stanet e tyre janë pushtuar zyrtarisht. Këtë pushtim firmosin sot kosovarët. Dhe ujërrjedha historike…

Për cilën ujë-rrjedhë e keni fjalën…?

Kufiri në botën e djeshme dhe të sotme ka pasur dhe ka kritere gjeografike në ndarje të tij, një prej të cilave është se ai përkalon kurrizeve, kreshtave, ujëndarëseve kryesore, të enklavave, rajoneve, krahinave. Kjo është morfologjia e Dheut.

Ja: Vija ndarëse natyrore e ujë-rrjedhës më të epërm është që nga Marlula e kapuçit tragjik ndarës të vitit 1913, ( atje ku ndodhi dhe pazari me Vermoshin nga Zogu ) përmes kurrizit të Bjeshkës së Namuna, në kërsh të shkodranëve e zbret në Qafë të Kaçorrit, e pastaj në Kullë e drejt lindjes për të ndarë Rugovën, Belluhën, Lumbardhin që përfshin Komunën e Pejës në vijim. Fshatra kosovare, me një jetë të mbrojtur aty, ku është ngjizur jetë dhe jo më kot thuhet se tiparet njerëzore formohen në bashkësinë që mbështjell një ujë-rrjedhë. Kjo është morfologjia. (Mali i Zi këndon një këngë për trojet e tij që historikisht nuk janë të tijtë dhe kënga thotë se ky kufi ndan në Çakorr …) Këtë Isa Mustafa e di fort mirë. Ky përjashtim bëhet vetëm për Kosovën dhe për gjithë vendet që pushtohen prandaj është atipike. Më thoni , a ndahet vallë Bjeshka e Namun, gjymtyra jonë e mbijetesës historike ? Ja këtë e ka bërë kadastra ndarëse dhe Bjeshkën e jetës dhe dhimbshme e ka prerë rishmëzi.

Çfarë ka negociuar keq Komisioni shtetëror i Kosovës, dhe si mund t’ia provonim Malit të Zi se territori në fjalë është i Kosovës…

Sa thamë më sipër, në tregon se s‘ka pasur negocime, por vetëm hapje fletësh të shkruara, dhe diktim gjurmësh, se ngjan që Mali i Zi nuk ka nxjerrë asnjë lloj harte, por vetëm ca dokumente pronash dhe një “vijë në harta jugosllave“ të cilat nuk përkojnë me këtë kadastër për të cilën thuhet se ky është kriter bazë, e në fakt sipas vëzhgimeve tona, ana e parcelave kullosore apo livadheve, nuk është mbyllje vije kufitare. Mbasi në krahun e trojeve kosovare, nuk ka dokumente ose ato janë shumë larg, apo mungojnë se kadastra është përdorur ku ka qenë e leverdishme. Ndërkaq hartat historike sipas provës së arkivave dhe studiuesve rrëfejnë vijën ndarëse në kreshtin ujëndarës në harta të malit të Zi, të ish Jugosllavisë, të Rusisë, të Austro-Hungarisë dhe ato të Luftës së Dytë Botërore.

A mund të këputet dhe ndahen Bjeshkët e Namuna?

Mirë që ma kujtuat. Në ballafaqimin e përzishëm, e përmendën edhe Bjeshkën e Namuna dhe Parkun e saj… po nuk e thanë asnjë fjalë se si është thyer formacioni më historik i Albanideve: Bjeshkët e Namuna… O Zot i epërm! Bjeshka ka gojë dhe do të flasë në një moment të duhur.

Nëse çështja e Demarkacionit duhet të rinegociohet në mënyrë të drejtë dhe transparente, pa i marrë tokë asnjë shteti, dhe pa i dhuruar territor, asnjë shteti tjetër, si mund të bëhet kjo gjë?

Është një përpjekje që mund të mos sjellë asgjë nga ajo ç’është vendosur. Por studiuesit e pavarur, (po ama, jo institucionet e kapura…që s’bëzajnë… ) bënë detyrën e tyre që ngelet në historinë e mëtutjeshme.

Sipas mendimit tim asgjë nuk është qartësuar as nga ballafaqimi jo dhe jo. Komisioni Shtetëror ka pranuar se “ nuk ka pasur status të rindajë kufijtë…” Kjo është e qartë. Mali i Zi bënë një ‘heshtje të bukur’ dhe “dashamire” (siç e thotë zoti Mustafa) dhe filloi t’i nxjerrë policët pa u bërë ende ratifikimi…

Nuk mund të flitet për rinegocim, por bëhet fjalë për ratifikim…(që duhet të jetë mos ratifikim), nuk mund të ketë ratifikim. Ky nuk është sakrilegj… kështu duhet kuptuar, ka një zgjatje edhe më tej për kuptimësinë e shtetit të ri, për kufijtë e tij, për të bërë hulumtime dhe për të pasur një pozicion të barabartë dhe të tejdukshëm. Është problem i interesave shtetërore dhe kombëtare. Do kërkojë një farë zgjatjeje, në dashamirësi me Malin e Zi dhe në kuptimësinë e plotë. Deri sa të vijë maturia në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare në ndarje të kufijve. Në këtë pikë refleksioni, s’ka pse të bëjë trysni dhe diktat partneri ndërkombëtar.

Krerët e opozitës kanë deklaruar se cilitdo popull në botë, po të provonin që t’ia ndryshonin kufijtë pa vullnetin e tyre, do të jenë të gatshëm të nisin edhe luftë. Si i komentoni ju këto deklarata?

Shoqëria njerëzore e cila ka ardhur gjer në ditë të sotme, ka bërë luftëra për të zotëruar hapësira. Lufta për hapësirë është në natyrën njerëzore, fatkeqësisht. Kombi ynë ka qenë jo pushtues hapësirash, por përkundër ka duruar…Për këtë hapësirë s’ka se pse të bëhet luftë: e kemi në dorë vet, kemi maturinë e durimin historik që të vërtetojmë më dokumente se ajo që është bërë është atipike, ajo që është bërë është pjesë pushtimi, prandaj ajo në klimën e sotme pa luftë, mund të ndalet dhe të ndriçohet e vërteta. Ajo çka duket qartë është : Vetvetja e shformuar e politikës së sotme kosovare. Si mund të falet sovraniteti?

* * *

Koloneli që mbrojti detin

Myslim Pasha, është Koloneli i Detit, që kontribuoi në rrëzimin e marrëveshjes së Delimitimit të Kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai është profesor i “Remote Sensing” në Universitetin Politikenik të Tiranës. Ai denoncoi me forcë paktin detar të qeverisë së atëhershme të drejtuar nga PD-ja me kryeministër Sali Berishën, që u rrëzua nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Zgjidhje e maturuar”

Kolonel Pashaj tejkalimin e kësaj situate e sheh me hedhjen e hapave të studiuara mirë për tejkalimin e kësaj situate. Ai shton se Kosova nuk mund të jetë nën diktatin e ndërkombëtarëve. “Kurse Kosova nën diktat: Ratifiko! Hapat e maturuar, kam bindjen, se do të shmangin ratifikimin duke gjetur më vonë zgjidhjen e duhur”, shton Pashaj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.