Legalizimet në Lezhë, Pashk Luka: Në 10 muaj arritëm bilancin e 8 viteve

Flet drejtori i ALUIZNI-t, Qarku Lezhë, Pashk Luka për objektivat e arritura dhe prioritetet në procesin e legalizimeve

 Viti 2015 duket se është mbyllur me sukses sa i takon punës që është bërë në zyrat e ALUIZNI-t të Qarkut Lezhë. Po aq optimiste shfaqet edhe fillim-puna për vitin 2016. Këtë të paktën tregojnë rezultatet e punës, të cilat krahasuar me qeverisjen e shkuar janë tejet të dukshme. “Shpejtësia e lëvizjes, ritmet e punës të ALUIZNI-t sot janë shumëfish më mirë se ato të qeverisjes së shkuar. Në 10 muaj të këtij viti, ALUIZNI-Lezhë ka realizuar treguesit e punës aq sa është bërë në 8 vitet e qeverisjes së mëparshme. Besoj se ky fakt nuk ka nevojë për argumente shtesë. Kuptohet, janë dy çaste që janë të dallueshme shumë nga njëra-tjetra. Qeverisja e sotme ka shpallur prioritet madhor procesin e legalizimit dhe po punohet me seriozitet për ta përmbushur këtë qëllim. Nëse krahasojmë konkretisht me të gjitha vitet e qeverisjes së shkuar në Qarkun e Lezhës janë dhënë 1393 leje, që me një llogari të thjeshtë, ky ritëm procesi i legalizimit do të zgjaste, apo do të përfundonte pas rreth një shekulli”, tregon për gazetën “Koha Jonë” drejtori i këtij institucioni, z. Pashk Luka. Më tej ai ndalet edhe tek prioritetet dhe objektivat që ALUIZNI -Lezhë do t’i realizojë me përpikmëri.

Si e mbylli ALUIZNI-Lezhë vitin 2015 z. Luka?

Në vlerësimin tonë realist e të besueshëm ky vit ishte me tregues të kënaqshëm dhe pozitiv. Kjo analizë bëhet në raport me detyrat, për të cilat ne monitorohemi nga Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, Tiranë, pasi nuk ka asnjë vlerë të krahasohemi me vitet e shkuara.

Në ç’kuptim e shprehni këtë?

Të mirëkuptohemi, shpejtësia e lëvizjes, ritmet e punës të ALUIZNI-t sot janë shumëfish më mirë se ato të qeverisjes së shkuar. Në 10 muaj të këtij viti, ALUIZNI-Lezhë ka realizuar treguesit e punës aq sa është bërë në 8 vitet e qeverisjes së mëparshme. Besoj se ky fakt nuk ka nevojë për argumente shtesë. Kuptohet, janë dy çaste që janë të dallueshme shumë nga njëra-tjetra. Qeverisja e sotme ka shpallur prioritet madhor procesin e legalizimit dhe po punohet me seriozitet për ta përmbushur këtë qëllim. Nëse krahasojmë konkretisht me të gjitha vitet e qeverisjes së shkuar në Qarkun e Lezhës janë dhënë 1393 leje, që me një llogari të thjeshtë, ky ritëm procesi i legalizimit do të zgjaste, apo do të përfundonte pas rreth një shekulli.

Konkretisht, cilët janë treguesit e këtij viti për ALUIZNI-Lezhë?

Në vitin 2015 janë dhënë për qytetarët 1600 leje, janë mbi 1800 leje të hedhura në sistem, gjithashtu, edhe 2100 dosje të kualifikuara dhe rreth 5000 matje të kryera në terren. E megjithë këtë pasqyrë në muajt e fundit, ne nuk kemi arritur të ndjekim dinamikën e detyrës së shtuar nga Drejtoria e Përgjithshme, por në kushtet e tanishme nuk mendoj se ka pasur rezerva për të ecur më shpejt.

Kryeministri Rama deklaroi në Kamzë se, në vitin 2016 shifrat e legalizimit do të jenë disa herë më të larta se ato të vitit 2015. Si mendoni ju t’i arrini këto objektivë?

Këshilli i Ministrave më 28 dhjetor 2015 ka marrë dy vendime të rëndësishme që si të thuash i japin frymëmarrje procesit, e çlirojnë atë nga praktika bllokuese, apo pengesat që janë ndeshur gjatë procesit të legalizimit. Nuk mund ta analizojmë në detaje, por gjëja që ia vlen të evidentojmë është se vendimi i Këshilli të Ministrave vendos një marrëdhënie të re funksionuese ALUIZNI–ZRPP, përcakton përgjegjësitë dhe cakton afate detyruese të ndërsjella. Gjykojmë se është bërë zgjidhja e domosdoshme dhe se kjo do të ndikojë dukshëm në përshpejtimin e procesit dhe me këtë vendim do të korrigjohen mjaft nga praktikat e mbetura peng dhe përgjegjësitë që nuk e vesh askush kur ajo nuk adresohet siç duhet.

Meqë ra fjala, si ka qenë bashkëpunimi i juaj me ZRPP-në?

Me ZRPP-në nuk kemi pasur të njëjtën shpejtësi lëvizjeje, më saktë këto marrëdhënie kanë qenë shumë penguese, sidomos me ZRRP-Lezhë dhe ZRRP-Laç, ndërsa më korrekte me ZRRP-Mirditë. VKM  e miratuar së fundmi zgjidh pengesën më serioze, mospërputhjen e hartave të ALUIZNI-t me ato kadastrale dhe ngarkon me përgjegjësi ALUIZNI-n, që disponon harta që kanë saktësi dhe fotografim real dhe kryen njëkohësisht edhe verifikim në terren të dërgojë në ZRPP zyrtarisht rregullimin jo më individuale, por mbi bazën e blloqeve kadastrale. Kjo ka qenë hallka më e vështire bllokuese dhe zgjidhja e saj kualidon dhe përshpejton procesin e legalizimit, duke ju ngarkuar palëve përgjegjësi dhe afate detyruese.

Luka, në opinionin qytetar është krijuar mjaft shqetësim pengimi, apo mos legalizimi në zonën arkeologjike B, ndërkohë që, në këto vite kanë vazhduar të bëhen ndërtime me leje. Cili është komenti i juaj për këtë?

Po, ky është një shqetësim real, madje, një zemërim i thellë qytetar. Brenda kësaj vije shtrihet 70% e qytetit të Lezhës dhe gjithë kjo sipërfaqe është pushtuar nga pallate të ngritura para dhe pas viteve ‘90. Bazuar në VKM 280, datë 01/04/2015 procesi i legalizimit në këtë zonë lidhet me miratimin më parë nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik Tiranë, leje, e cila nuk është dhënë në asnjë rast me gjithë kërkesat tona të përsëritura. Fakti që ky institucion përgjegjës i kualifikuar ka dhënë gjithnjë leje edhe brenda Zonës Arkeologjike A dhe pengimi i legalizimeve nga ana tjetër, ka krijuar një shqetësim të ligjshëm. Në këto kushte fjala “mbrojtje” tingëllon më shumë një absurditet, sesa vullneti i shprehur realisht për të mbrojtur vlerat arkeologjike nga institucionet përgjegjëse.

Si mendoni se ka qenë shërbimi ndaj qytetarëve nga ALUIZNI-Lezhë, z. Luka?

E shpreh me bindje dhe vërtetësi se kemi bërë gjithçka me seriozitet dhe përkushtim, me etikë zyrtare për t’i ofruar shërbimin e mundur qytetarëve në çdo orë nga e gjithë administrata jonë.

SHKARKO APP