Lindita Nikolla: Qëllimi i opozitës është të pengojë negociatat
Të martën pritet që një tjetër moment tensioni të përfshijë vendin. Mazhoranca do jetë në parlament për seancën e rradhës, ndërsa opozita do të protestojë kundër qeverisë. E gjithë kjo do të ndodhë në kohën kur katër kandidatë nga listat e LSI-së do bëjnë betimin në parlament si deputetë të rinj, të cilët tashmë janë konsideruar si opozita e re. Për të dhënë më shumë detaje rreth aktualitetit politik në të cilin ndodhet vendi ynë, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qene deputetja e PS-së Lindita Nikolla.
Nesë parlamenti do të jetë përballë protestës së opozitës sërish. A mund të kemi normalitet në parlament në kushtet kur gjysma, pra opozita ndodhet në rrugë?
Shqipëria i është larguar kauzit dhe papërgjeshmerisë, por për fat të keq opozita ende vuan papërgjegjshmerinë. Aktet e opozitës të PD-së dhe të LSI-së së fundmi janë akte të pastra anti demokracisë kushtetuese dhe funksionale duke djegur mandatet dhe duke ofruar dhunë. Të gjitha këto shkojnë kundër rrugës që po përshkon Shqipëria, mos të harrojmë se në qershor pritet të hapen negociatat, për Shqipërinë dhe gjithçka që po ndodh dhe po dëgjojmë që të flitet nga kampi opozitar ka të bëjë me zbrapsjen e disa reformave të rëndësishme në të cilat është përfshirë Shqipëria, ka gjithashtu të bëjë të mundur një imazh negativ të vendit nëpër botë dhe gjithashtu të furnizojë të sinergjizojë edhe skeptikët e disa prej vendeve anëtare për hapjen e negociatave.
Ju po thoni që qëllimi i opozitës është të pengojë negociatat?
Po sigurisht veprimet e fundit të opozitës që lidhen me djegien e mandateve janë qartazi antikushtetuese dhe antidemokratike, edhe në lançimin tuaj vumë re se si SHBA, vendet e BE-së bëjnë thirrje për përgjeshmeri dhe se demokracia funksionale funksionon brenda institucioneve jo dhunës, pra gjithçka që ofrohet sot nga opozita është qartazi kundër frymës së SHBA-së , kundër shteteve të BE me ato forca që janë anti Bashkimit Evropian, le ta themi pse jo edhe Rusisë që kërkon destabilizimin e Ballkanit, për të shtrirë influencën e vet.
Kjo është akuzë e rëndë, zonja Nikolla të vendosës Rusinë pas këtyre zhvillimeve.
Po si mund të shpjegohet ndryshe, që ende bëhet thirrje për protesta të dhunshme ende bëhet thirrje për dalje nga sistemi demokratik, ndërkohë që partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë ftojnë të kundërtën madje thonë që anëtarë të tjerë që janë pjesë e listës zgjedhore të këtyre partive të marrin detyrën dhe të fillojnë punën aty ku duhet në parlament.
Këta deputetë që hyjnë nesër në parlament dhe marrin mandatin, janë konsideruar nga zonja Spiropali si opozita e re. A mund të jenë ato opozita e re në këto kushte?
Në qoftëse në zgjedhjet e 2017 PD-ja dhe LSI-ja ku kanë shpallur kandidatët e tyre e kanë pasur me gjasme kjo është histori e tyre, kandidatët në një fushatë elektorale janë pjesë e një skuadre dhe për secilin bëhet ftesa.
Por ato kanë qenë pjesë e një besimi politik dhe për sa kohë që PD-ja dhe LSI-ja vullneti politik ka qenë për të qenë jashtë, si mun d ato të zëvendësojnë opozitën?
Patjetër se ato janë pjesë e vullnetit dhe përfaqësojnë popullin nuk përfaqësojne partitë, kjo është demokracia funksionale dhe kushtetuese dhe nga ana tjetër përsa na takon neve, fakti i mungesës së opozitës klasike. Këto kanë dalë si skuadër, pyetja që duhet të bëjmë është kush janë arsyet dhe pse duhet që deputetët e opozitës të PD-së dhe të LSI-së të dalin në akte të tilla të paprecedenta. Akte të tilla të paprecedenta qoftë edhe teorikisht të djegies së mandateve nuk është në asnjë lloj teorie të demokracisë funksionale. Ndërkohë që mazhorancës i rritet edhe më shumë përgjegjshmëria dhe qëndrimi ynë për të ecur më shumë dhe më shpejt në atë që ne e quajmë dhe besojmë fortë bashkëqeverisja me njerëzit dhe për njerëzit.
Zoti Meta këtë të hënë ka bërë një deklaratë ku ka kërkuar dialog mes palëve dhe ka konsideruar se Shqipëria ndodhet në krizë politike dhe institucionale, ndani të njëjtin mendim me presidentin?
Unë dua të them se dialogu është arma e vetme e veshjes së mendimit dhe veprimit në një shoqëri demokratike, në një shtet të së drejtës. Kryeministri i Shqipërisë ka qenë i pari që ka bërë ftesën dhe kjo mazhorancë ka shtrirë dorën për dialog, në kushtet patjetër të një kornize ligjore dhe kushtetuese dhe jo në negociata për të ndryshuar pushtetin në tavolinë. Por për një dialog me rregulla të barabarta loje dhe besoj që kjo mazhorancë ka dhënë shembullin ekselent në 2017-ën. Atë që kurrsesi nuk mund ta bënte as Sali Berisha as Lulzim Basha bashkë në kohën kur qeverisnin, ne lëshuam mbi gjysmën e qeverisë, disa institucione të rëndësishme në 2017-ën, për ti dhënë garanci.
Por tashmë jemi në një situatë të re do të lëshoni?
Ftesa jonë për dialog, në kushtet e një kornize ligjore dhe kushtetuese të një demokracie funksionale. Kalendarin elektoral e vendos vota dhe popullli në 2017-ën, ka përcaktuar kalendarin elektoral vitin 2021.
Si po ecën zhvillimi i paktit për universitetin?
Studentët nuk janë harruar, përkundrazi në detyrat funksionale të qeverisë jo vetëm në atë të ministrisë së Arsimit por në një sërë ministrish që kanë ndërtuar një partneritet me shumë Universitete publike në vend, pakti i universitetit po ndërtohet sëbashku me pedagoget dhe me studentët për të kaluar më pas në një kontratë të qeverisë me secilin universitet ku qeveria merr përsipër detyra e veta dhe besoj se do të ketë një hov të cilësisë.