Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Madeleine Albright: Janë rusët ata që po provokojnë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë? Kjo është pyetja qendrore në Konferencën e Sigurisë në Munih. SHBA duhet të sigurojë armë dhe mjete të blinduara për Kiev. Kjo është thirrja e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Madam sekretare, sa pranë jemi një lufte të re në mes të Evropës?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Unë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Evropa ka vuajtur në shekullin e 20, në fazën më të përgjakshme të historisë. Marrëveshjet ndërkombëtare midis shteteve, të tilla si Marrëveshjet e Helsinkit duhet të respektohen. Ajo çfarë kanë bërë rusët është e papranueshme.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A duhet të furnizojë qeveria e SHBA Ukrainën me armë të rënda vdekjeprurëse?

Po, unë jam e bindur dhe këtë e kam thënë publikisht. Ukrainasit janë të sulmuar dhe kanë të drejtë të vetëmbrohen. NATO ka demonstruar publikisht se armët ruse janë përdorur nga rebelët në këtë konflikt dhe që rusët janë thellësisht të përfshirë. Ukraina ka një histori të keqe pas vetes, unë isha vetëm një vit më parë, në zgjedhjet që u zhvilluan, madje kam qëndruar edhe në sheshin Mejdan. Atje, njerëzit kanë vdekur për vendin e tyre të lirë dhe të pavarur. Askush nuk dëshiron një luftë, por në qoftë se dikush sulmohet nga jashtë, ai patjetër që ka të drejtë të vetëmbrohet.

Me çfarë armësh, mendoni ju?

Për shembull me armë të blinduara. Me armë që do të ishin efektive për t’iu kundërvënë armëve që hyjnë nga Rusia.

Po a nuk do të shkaktonte kjo një cikël të ri përshkallëzimi të luftës? Si do të reagonin rusët?

Këtë unë nuk mund ta di, por di që ata nuk po veprojnë me shumë përgjegjshmëri. Por ky nuk është problemi im. Nëse dikush thotë që ju nuk duhet të provokoni rusët, unë i përgjigjem: Janë rusët ata që po provokojnë! Janë ata që filluan gjithçka. Është interesante se ukrainasit dëshironin që të takoheshin me Evropën, por në të njëjtën kohë ata e dinë se duhet të kanë një marrëdhënie pune me fqinjët e tyre lindorë. Por kjo nuk është mënyra për t’i kombinuar të dyja.

Evropianët, duke përfshirë edhe kancelaren gjermane, deri më tani kanë kundërshtuar dërgimin e armëve të rënda.

Çmimi politik i dërgimit të këtyre armëve ndoshta do të ishte një ndarje midis SHBA dhe Evropës.

Unë shpresoj se nuk do të ndodhë. Rusët do ta duan një ndarje, sepse kështu do të kishin arritur më në fund atë për të cilën janë përpjekur gjatë gjithë kohës. Unë besoj se Putini dëshiron të destabilizojë rajonin, përgjatë kufirit të tij perëndimor. Ajo që ai dëshiron më shumë është të fusë një pykë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Atëherë, logjikisht ju do u bënit thirrje europianëve që të pranonin furnizimin e ukrainasve me armë.

Unë nuk jam më diplomate, por shpresoj se do të ketë një marrëveshje. E vërteta është se ne jemi të gjithë shtete të pavarur, me marrëdhëniet dhe interesat e veta, dhe nuk ka asnjë rregull që të gjithë duhet të veprojmë njësoj. Unë respektoj vendimet e qeverive demokratike.

Vitin e kaluar, Presidenti amerikan Barak Obama është kritikuar ashpër për politikën e jashtme shumë të përmbajtur. Sa jeni e kënaqur me presidentin tuaj?

Presidenti ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kushte shumë të vështira. Lufta e Irakut ishte një nga gabimet më të mëdhenj të politikës së jashtme amerikane në përgjithësi, dhe Obama duhej të përgjigjej edhe për luftën në Afganistan. Në të njëjtën kohë, Presidenti ka arritur të sjellë rritje për ekonominë e SHBA, si dhe të reduktojë papunësinë. Unë mendoj se ai është duke bërë një punë të madhe.

Një vit më parë, Obama e krahasoi Shtetin Islamik me një ekip të vogël shkolle të mesme. A ka ai përgjegjësi për rritjen e grupit terrorist?

Jo, unë nuk mendoj kështu. Nëse ka një përgjegjësi për rritjen e IS, atëherë atë e ka secili prej nesh. Lindja e Mesme është një nga skenat më të komplikuara të historisë. Shumica e amerikanëve nuk e kuptojnë dallimin në mes sunive dhe shiitëve, problemet mes arabëve dhe persëve, dhe pasojat e luftës në rajon. Ne të gjithë kemi supozuar gabimisht se bota do të kujdeset vetë për atë situatë. Për këtë, Obama nuk është përgjegjës.

A mundeni ta imagjinoni përdorimin e trupave tokësore amerikane në Siri apo Irak?

Unë e di se ka diskutime rreth përdorimit të forcave speciale, por populli amerikan ka përvoja të këqia nga luftërat në Afganistan dhe Irak keq. Në Amerikë nuk ka mbështetje për përdorimin e forcave tokësore në atë rajon të botës.

Sulmet nga ajri nuk do të jenë të mjaftueshëm. Në Irakun e veriut, për të luftuar me ushtrinë irakiane kundër IS janë edhe kurdët.

Por në Siri, ushtria siriane nuk ekziston më. Kush do ta mposhtë ISIS-in?

Atëherë a do të shkojnë gjermanët në luftë?

Me shumë gjasa jo.

E shihni pra. Presidenti ynë e ka shprehur qartë se nuk dëshiron të përdorë trupa tokësore amerikane. Unë e di që do të ketë diskutime, mjafton të pyesni senatorin McCain. Megjithatë, ashtu sikurse unë besoj se ukrainasit kanë të drejtë të vetëmbrohen, jam gjithashtu e bindur se shtetet kanë një angazhim për Lindjen e Mesme, mbi të gjitha për të mbrojtur veten e tyre. Roli i shteteve të tjerë duhet që të jetë ai i mbështetjes me instruktorë dhe logjistikë. SHBA me siguri do të kritikohen nëse do të ndërhyjnë. Por Amerika mund të ndihmojë me trainime dhe logjistikë. Këtë duhet të bëjmë.

“Spiegel”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.