Majlinda Bregu: Rama-Meta, çift i palumtur që s’dinë si do ecin, PD humbi nga LSI

“Është problem shumë i madh ndoshta ky menaxhim i emocioneve kur dy armiq, dikur miq, armiq të vjetër, kjo lloj pjesë e politikës që bëhet lojcake në armiqësi dhe miqësi shpeshherë, sot nuk e ndjejnë veten rivalë, por në frikat e brendshme duhet ta shohin akoma tjetrin si armik”.

Nuk bën parashikime për një rikthim të mundshëm PD-LSI, por është kritike për bashkëpunimin që këto dy forca politike kanë lënë pas. Sipas deputetes demokrate, bashkëjetesa PD-LSI nuk fuksionoi dhe PD humbi duke patur një parner të tillë.

Duke u ndalur në vlerësimin e Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit, Bregu thotë se Rama “shet” shumë më mirë se demokratët, ndërsa për Metën të vetmen cilësi që ja njeh është qetësia, por që sipas saj me Ramën e ka humbur dhe këtë dhe të dy bashkë kanë prishur qetësinë e shqiptarëve.

Pjesë nga intervista

Bregu: Nga ai çifti i lumtur që dukej se po ecte përpara këtu më duket se kemi një çift të palumtur që nuk e di si do ecin.

Nano: Mund të bëhen të palumtur më vonë, deri tani nuk është se më janë dukur të palumtur.

Bregu: Kam përshtypjen që janë të palumtur qysh në fillesa, madje po të mos ishte foto e juaj bashkë do të mjaftonte që për të gjykuar njërin apo tjetrin do të mjaftonte të merrje dhe të lexoje faqet e Kurbanit të zotit Rama se çfarë thotë për Ilir Metën dhe të dëgjoje Ilir Metën se çfarë thotë për zotin Rama për të kuptuar sesa të palumtur janë në bashkimin e tyre. Megjithatë kanë krijuar një mazhorancë si pasojë e makjavelizmit politik.

Nano: Ju mendoni që Ilir Meta ka qenë më i lumtur me partnerin e pare, apo me këtë partner që ka sot?

Bregu: Unë besoj se sot nuk e ndjejnë veten si…, do të ishte shumë më kollaj për ta thënë ndryshe nëse Edi Rama dhe Ilir Meta do ta ndjenin veten rivalë politikë. Kanë vendosur për të çuar përpara një projekt pa larë hesapet me njëri-tjetrin. Të dy i shoh në atë pozicionin e dyluftimit, ku presin se kush do të bëjë gjuajtjen i pari. Më duket se nuk ndjehen rivalë ,në brendësinë e tyre të dy duan që të ndjehen lider. Dhe është problem shumë i madh ndoshta ky menaxhim i emocioneve kur dy armiq, dikur miq, armiq të vjetër, kjo lloj pjesë e politikës që bëhet lojcake në armiqësi dhe miqësi shpeshherë, sot nuk e ndjejnë veten rivalë, por në frikat e brendshme duhet ta shohin akoma tjetrin si armik.

Nano: Ilir Meta mund të ndodhë që të flirtojë prapë me PD?

Bregu: Nuk bëj dot parashikime dhe as kam ndërmend, por besoj që mandati i bashkëjetesës së PD me LSI 2005-2009 rezultoi tejet problematik. Është pesha e atij mandati në të cilin vendimi për të lexuar një votë të qytetarëve dhe për të vazhduar për të qeverisur për reforma të mëdha justifikohej në 2009, por rezultati në 2013 tregoi se këto lloj ngjizjesh artificiale nuk funksionojnë nuk them, por nuk funksionuan në rastin tonë. PD humbi duke patur LSI parner në qeverisje dhe LSI fitoi duke patur partner PD.

 

Nano: Sikur t’ju kërkoja të thonit një cilësi të mirë të Edi Ramës, çfarë do të thonit?

Bregu: Mendoj që pjesa e marketingut politik, apo të punëve që bën dhe nuk bën por që shiten më shumë sesa bëhen. Si quhet mediakraci, mediakracia e demokracisë është pjesa e mirë. Pjesën e marketingut e kanë shumë më të mirë. Besoj se është një nga prioritetet dhe këtë gjë e bën shumë më mirë se ne që ishim shumë më të fokusuar për të bërë punë sesa për të shitur.

Nano: Po një cilësi e mirë e llir Metës?

Bregu: Dikur në fakt edhe sepse kam punuar, kemi qenë kolegë, do të thoja qetësia.Por kam përshtypjen që sot Ilir Meta nuk është i qetë dhe nuk mund t’ia atribuoj as këtë. Ndërsa të dy bashkë kanë prishur rëndë qetësinë e qytetarëve shqiptarë dhe për mua ky është problemi më i madh.

SHKARKO APP