Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:19 Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit Real Madridi ka nisur lëvizjet për të blinduar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për Jude Bellingham, me klubin madrilen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mavraj: U bënë pazare kundër Shqipërisë

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 15:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mavraj, ju dhe shokët tuaj shqiptarë keni luajtur ndeshjen e fundit në grup të dielën dhe si e treta e Grupit A keni qëndruar për tre ditë para televizorit duke shpresuar për raundin tjetër. A ishte kjo të paktën një eksperiencë e mirë në komunitet?

E gjithë kjo ishte paksa e çmendur. Sigurisht ishte gjithashtu edhe një eksperiencë e madhë për ne si skuadër, pasi ne jemi ulur gjithmonë pasdite për të parë ndeshjet së bashku. Për shembull, ne nuk e kemi ditur gjatë ndeshjes së Turqisë me Republikën Çeke se për kë të bënim tifo. Një barazim do të na ndihmonte, ose një fitore 1- 0 e turqve. Çfarë të bënim kur të ishte 1-0 për Turqinë? Disa shpresonin që çekët të barazonin, të tjerët trembeshin që çekët pastaj do të shënonin edhe golin e fitores, i cili në vetvete do të ishte i keq për ne. Kemi sharë shumë dhe kemi mëkatuar verbalisht gjatë të gjithë ndeshjes. Më pas ishim të zhgënjyer.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mënyra se si raundi tjetër ndërtohet nga katër të tretat më të mira të 6 grupeve krijon kryqëzime të ndryshme me kundërshtarë të ndryshëm. A e kuptoni këtë sistem?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

U desh të ma shpjegonin një herë pas ndeshjes me Rumaninë. Pastaj e kuptova se do të na duhej të dridheshim për tre ditë para televizorit. Ky nuk mund të jetë kuptimi i një turneu që të ketë ndryshime të tilla. Ne luajtëm kundër Francës dhe Zvicrës, ndërsa të tjerët përballë kundërshtarëve më të dobët. Të tjerët e dinin saktësisht se si duhej të luanin për të na kaluar, meqë ne kishim mbaruar. Ky është shtrembërim i aktivitetit. Turqit, nëse do të kishin luajtur bashkë me ne të dielën, ndoshta nuk do të kishin arritur asnjëherë në 2-0, por do të ishin munduar të mbanin fitoren 1-0. Por ata e dinin se duhej të shënonin gol. Është e njëjta gjë për Portugalinë, të cilës mund t’i shërbente një 0-0. Ashtu siç nuk është e drejtë që të luash në një turne dy ndeshje të dobëta dhe pastaj të bësh një ndeshje të mirë për të kaluar turin.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

A nuk mallkuat edhe ju dëshpërimisht para televizorit, pasi gjermanët humbën aq shumë raste? Një 4-0 ndaj Irlandës së Veriut do të ndihmonte edhe ekipin tuaj…

Gjatë kësaj ndeshje ne po stërviteshim dhe e mësuam vetëm falë zëdhënësit për shtyp se Gjermania po dominonte. Që ata kishin pasur kaq shumë shanse, e kuptova vetëm në mënyrë indirekte. Kur e pashë më vonë në televizor, unë u mërzita.

A ju ka kërkuar falje për rastet e humbura Shkodran Mustafit, futbollisti i Gjermanisë me origjinë shqiptare?

Mua jo. Por ai nuk ka asnjë arsye pse. Ne e dimë se ai na ka uruar fat. Dhe djemtë bënë gjithçka që të shënonin shumë gola dhe ndoshta të na ndihmonin. Lëv vetëm mund ta fuste Shkodranin si sulmues. Ndoshta ashtu mund të na kishte dhënë një ndihmë më shumë. Nëse do të kishit kaluar, Gjermania mund të kishte qenë kundërshtari… Do të kishte qenë e shkëlqyer. Unë do t’i kisha kërkuar trajnerit të luaja në krahun e djathtë që të përballesha me shokun tim te Këln, Jonas Hektor.

A nuk e merrni më seriozisht këtë Europian?

Jo, jo, nëse do të na fusnin në aktivtet tani do të luanim me seriozitet. Gjithsesi, nuk mund ta luajmë me seriozitet të plotë, pas tre ditëve të kaluar mes drithërimave. Pas fitores së Turqisë, na kanë rënë bateritë. Ishim të gjithë të zhgënjyer pasi kjo ishte shpresa jonë e madhe.

A ju la trajneri pak më të qetë për shkak të këtyre përllogaritjeve?

Në ekipin tonë ishte një situatë shumë e veçantë. Gjithçka është bërë shumë njerëzore pasi askush nuk mund të tallej me situatën që kalonim. Trajneri ynë është italian dhe na ka stërvitur gjithmonë shumë taktikisht, i përqendruar te kundërshtari i radhës. Tani nuk ka më një kundërshtar apo ndeshje të radhës. Ai përsëri u mundua të mbante rutinën tone ditore. Ndaj ne u stërvitëm gjithmonë në orën 18 dhe humbëm ndeshjet në TV. Por shihet edhe me të që entuziazmi ka rënë.

A është e vështirë të dorëzohesh pas tre ditësh pritje?

Të dorëzohesh është gjithmonë e vështirë. Për ne, është pak më e lehtë, pasi e kemi fituar ndeshjen e fundit. Pasi ne ishim shumë të lumtur që kemi bërë kombin dhe tifozët tanë të shkëlqyer shumë krenarë. Kjo është arsyeja pse do të na presin mirë në Tiranë. Fatkeqësisht, shumë ditë pas asaj fitoreje.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 10 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 17 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Para 18 minutash

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 20 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.