Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Milva Ekonomi: ‘Doing Bussiness’ tregoi se reformat janë në drejtimin e duhur”

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 23:32
Milva Ekonomi: ‘Doing Bussiness’ tregoi se reformat janë në drejtimin e duhur”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministra e Ekonomisë, Milva Ekonomi shpjegon rëndësinë e indeksit Doing Bussines për ekonominë shqiptare dhe cilat ishin fushat që ndikuan në përmirësimin e këtij indeksi. Çfarë do të thotë kjo për bizneset e huaja dhe reformat e ndërmarra për të përmirësuar sipas saj ekonominë shqiptare. “Raporti tregon se Shqipëria po punon me shumë këmbëngulje në drejtim të lehtësive të të bërit biznes, duke ofruar një platformë të mirë për investitorët e huaj në zgjedhjen e destinacionit të investimeve të tyre”, tha Ekonomi për MAPO.

***

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Një nga akuzat e artikuluara fort nga opozita për qeverinë vitin e kaluar ishte rënia në vlerësimin e Doing Bussines të BB, por situata sivjet është e ndryshme, çfarë ka ndodhur dhe cilat janë arsyet e përmirësimit?

Swiss Digital

Luhatjet  në vlerësimin Doing Business ndodhin për disa faktorë: (i) mungesa e reformave në një vend, (ii) shpejtësia e reformave të ndërmarra nga vendi, (iii) shpejtësia e vendeve të tjera për të njëjtat reforma. Në Doing Business nuk është e rëndësishme vetëm të performosh një reformë të mirë, por ta performosh atë edhe me shpejtësi. Ka raste që vlerësimi i një ekonomie në një reformë të caktuar të mos jetë pozitiv sepse hyjnë vende të reja në vlerësim, vendet e tjera ecin me ritme me të shpejta, ose koha në të cilën reforma konkrete ka hyrë në fuqi nuk lejon Bankën Botërore që të vlerësojë impaktin e reformës. Kjo e fundit është bërë edhe më e dukshme në tri vitet e fundit kur me metodologjinë e re të vlerësimit të Doing Business vlerësohet edhe cilësia e reformave, vlerësim i cili bëhet i mundur vetëm duke matur impaktin e reformës në lehtësitë e të bërit biznes. Në raportin e vitit të kaluar (DB 2016) Shqipëria u penalizua si rezultat i moratoriumit të lejeve të ndërtimit dhe të angazhimit të qeverisë shqiptare për të kontrolluar territorin dhe për të ndaluar ndërtimet pa leje. Kjo bëri që Shqipëria të konsiderohej në statusin “no practice” në këtë indikator duke bërë që renditja e Shqipërisë në të ishte në vendin e fundit (189), vend i cili pas ripeshimit nga Banka Botërore është 186. Renditja në këtë indikator solli të gjithë ndryshimin e renditjes së Shqipërisë në Doing Business 2016. Arsyet e përmirësimit ne DB 2017  janë disa: 1. Reformat e ndërmarra janë në drejtimin e duhur dhe këtë e konfirmon vlerësimi i cilësisë së reformave matur nga treguesi i distancës nga  praktikat  më të mira  për reformat e ndërmarra nga vendet pjesëmarrëse në vrojtim, i cili duhet të jetë në shkallën 100 pikë. Ky  lehtësim në  vitin 2017  u rrit nga 61.3 në raportin e vitit të  shkuar në 68.9 këtë vit. 2. Reforma e lejeve të ndërtimit konsiderohet një reformë madhore e cila ka dhënë ndikimin e vet më të madh në renditjen e sivjetshme të bërë nga raporti. 3. Gjithashtu, reformat në marrjen e energjisë, duke përmirësuar eficiencën në marrjen e një lidhjeje të re të energjisë dhe pagesën e taksave, me futjen e sistemit të pagesave online, gjithashtu kanë ndikuar në përmirësimin e renditjes së këtij viti.

Me gjithë fitimin e një numri vendesh, pozicioni i Shqipërisë në rajon (përjashto Kosovën) nuk është më i miri, çfarë mund të bëhet për një përmirësim të mëtejshëm?

Procesi i reformave me ndikim në klimën e biznesit dhe ofrimin e lehtësirave në bërjen biznes është një proces i cili është i lidhur ndër të tjera edhe me detyrimet e procesit të integrimit evropian dhe negociatave për anëtarësim të vendeve të rajonit, proces në të cilin përafrimi legjislacionit më atë të BE, sa më afër i afrohesh anëtarësimit, lejon cilësi më të mirë të ligjeve dhe rregulloreve dhe rrjedhimisht edhe vlerësim më i mirë në lehtësitë e të bërit biznes. Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbia janë më të avancuar në procesin e negociatave me BE dhe tërësia e ligjeve dhe rregulloreve të tyre është e përafruar në masë më të madhe me acquis krahasuar me ne, duke sjellë një ndryshim jo të konsiderueshëm gjithsesi. Ne miratuam një plan masash 2014-2016 i cili na solli në rezultatin që kemi sot. Ndërkohë, duke qenë të bindur së duhet vijuar më reforma të tjera për lehtësitë e të bërit biznes, ne e kemi update planin e masave për periudhën 2016-2018 duke propozuar masa dhe politika konkrete sipas indikatorëve. Gjithashtu, ne kemi krijuar një grup ndër-institucional, i cili drejtohet nga Ministri i MZHETTS dhe ka përfaqësues nga të gjitha institucionet përgjegjëse sipas indikatorëve. Ky grup monitoron në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e masave si dhe bën analiza sipas indikatorëve për të ofruar propozime dhe rekomandime konkrete sipas fushave. Sa më lart, ne jemi të bindur që kemi  krijuar platformën e nevojshme institucionale dhe kuadrin e masave për të garantuar qëndrueshmëri në reformat me ndikim në lehtësitë e të bërit biznes.

Indeksi tregon se Shqipëria, me gjithë përmirësimin e dukshëm është larg mesatares sa iu përket elementëve të domosdoshëm (sigurimi i një lidhjeje energjetike dhe marrja e një leje ndërtimi). Ka plan qeveria për të përmirësuar këto pika dhe çfarë po bëhet në këtë drejtim?

Duhet thënë se Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë tashmë aksione të tjera të cilat nuk janë reflektuar në raportin e këtij viti, por që ne kemi bindjen se do të reflektohen në vlerësimin e vitit që vjen. Kështu: 1. ERE ka miratuar së fundi Rregulloren për marrjen e lidhjeve të reja dhe lidhjen me rrjetin duke ofruar një përmirësim një qasje të konsoliduar dhe përmirësuar për marrjen e lidhjeve të reja. Kjo rregullore është miratuar 10 tetor 2016 dhe i përket periudhës së vlerësimit të DB 2018 (1 qershor 2016-31 maj 2017). Ky përmirësim nuk është reflektuar në këtë raport. 2. Lejet e ndërtimit do të kenë akoma përmirësim. Kjo sepse e-permit nuk është vlerësuar plotësisht në këtë raport. Kjo sepse e-permit filloi më 1 prill 2016 ndërkohë që edhe aplikimi “hard copy” ishte i zbatueshëm deri më 31 gusht 2016. Që nga 1 Shtator 2016 aplikimi për marrjen e lejes së ndërtimit është vetëm online. Periudha 2-mujore e aplikimit online (prill-maj) nuk lejoi matjen e impaktit dhe si rezultat ky hop cilësor do të mund të vlerësohet vitin tjetër. 3. Ligji i falimentit, i cili u miratua në parlament dje, pjesë e planit të veprimit, do të ndikojë në indikatorin “Zgjidhja e Paaftësisë paguese”. 4. Ndryshimet e fundit të miratuara nga parlamenti për ligjin e barrave siguruese do të sjellë përmirësimin e indikatorin marrja e kredisë. Kujtoj se në raportin DB 2015 marrja e kredisë, indikator me renditje të mirë, u përkeqësua nga ndryshimet e bëra në këtë ligj në maj 2013. Iniciativa e fundit ligjore e ka korrigjuar këtë situatë dhe ne presim që renditja në këtë indikator të përmirësohet.

Çfarë do të thotë ky raport sa i përket investimeve të huaja në vend dhe si duhet të lexohet?

Ky raport për investitorët e huaj është garanci që në këtë vend ja vlen të investosh. Raporti tregon se Shqipëria po punon me shumë këmbëngulje në drejtim të lehtësive të të bërit biznes, duke ofruar një platformë të mirë për investitorët e huaj në zgjedhjen e destinacionit të investimeve të tyre.

Raporti sa i përket pozicionit të Shqipërisë, edhe pse renditja e fundit është më e mira në vite, tregon luhatje jo të vogla, a mund të themi që ky përmirësim i fundit do jetë i qëndrueshëm?

Siç u shpjegua më lart, luhatja e ardhur në raportin e vitit 2016 erdhi nga reforma në lejet e ndërtimit. Kjo nuk përbën bazë të fortë argumentuese për të thënë që renditja është e paqëndrueshme. Ka shumë raporte ndërkombëtare që masin performancën ekonomike, konkurrueshmërinë, progresin social, lirinë ekonomike të cilët konfirmojnë vlerësime të qëndrueshme dhe plotësuese të njëra-tjetrës. Pra janë më se evidente shenjat që Doing Bussines 2017, nuk ishte një rastësi. Edhe treguesi i distancës nga praktikat më të mira të vlerësuara nga DB2017, që është tregues në rritje konfirmon se cilësia e reforma është e mirë dhe kjo garanton qëndrueshmërinë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.