Mimi Kodheli: Vlerësoj mënyrën si po zgjidhen kandidatët në PD
E ftuara e radhës në emisionin “60 Minuta”, të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN ishte deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar zonja Mimi Kodheli. Duke folur për zgjedhjet në 2021, zonja Kodheli tha se PS do të marrë 74 mandate deputetësh për të qeverisur e vetme. Kodheli vlerësoj mënyrën se sip o zgjidhen kandidatët për deputet të Partisë Demokratike, që duhet ta bëjnë edhe partitë e tjera opozitare. Ndërsa socialistët, do ta organizojnë me një process që do kalojë në disa faza të përzgjedhjes po nga anëtarësia, ku do të jepen vlerësime me zë dhe figurë për kandidatët për deputetë. Në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Europian që ka diferencuar vendin tonë nga Maqedonia e Veriut, për mbatjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Kodheli argumentoj se kjo lidhet me situatën brënda Unionit dhe me situatën e brëndëshme.
INTERVISTA:
1. Një asamble e Partisë Socialiste ku priteshin shumë zhvillime, por që kaloi tek një fjalim i gjatë i zotit Rama pa vendime të tjera. A ka pasur ndoshta diçka tjetër që mund ta ndajmë me publikun?
Jo, sepse asambleja ishte e hapur, jo vetëm për median por edhe e hapur në kuptimin “fizik”. Për shkak të pandemisë ishte e detyruar që asambleja të zhvillohej në mjedise të hapura. Unë besoj që mbledhja erdhi në momentin e duhur. Ishte folur prej shumë kohësh që do të kishim një mbledhje edhe për shkak të respektimit të statutit, të deadline-ve lidhur me mbarimin e kohës së veprimitarisësë kryesisë dhe sekretarit të përgjithshëm, por sigurisht edhe në respekt të të gjitha ngjarjeve të fundit politike siç janë: miratimi i Kodit Zgjedhor, përgatitja e ekipit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme etj. Besoj kishte mjaftueshëm arsye për të patur një diskurs politik të kryetarit por edhe për disa ndryshime që kishin të bënin me strukturimin dhe organizimin e brendshëm të partisë.
2. Çfarë u vendos në fund të asamblesë? A pati kryesia pati ndryshime?
Jo, si kryesia edhe sekretariati mbetën të njëjtët për një periudhë një vjeçare. U pa e panevojshme të hynim në zgjedhje apo votim të një kryesie të re. Në përgjithësi jetojmë në një situatë anormle dhe nuk do të ishte një risi risjellja e një kryesie të re apo e zgjedhjeve të reja brenda strukturave të larta të partisë në një kohë që shumë shpejt jemi pothuaje në prag zgjedhor.
3. Po flitet në media për ndryshimet e reja në kabinetin qeverisës. A duhet të ketë ndonjë ndryshime sipas jush? Apo me ndryshimet që ndodhën në ministrinë e Arsimit mund të quhet e ezauruar pjesa e ndryshimeve të kabinetit?
Ky është një target i Kryeministrit. Unë besoj që të gjithë jemi në dijeni të vlerësimeve që Kryeministri bën herë pas here, vlerësime që vijnë nga disa fronte. Ka disa pika fundore ku ministrat kërkojnë dhe duhet të mbërrijnë, disa objektiva që i kanë vënë ata vetes apo Kryeministri, i vë si kreu i qeverisë lidhur me realizimin e reformave të ndryshme ashtu siç ka një vlerësim që vjen edhe nga grupi parlamentar. Shpesh herë ka një përballje të detyrave që qeveria realizon dhe mënyrën që e realizon e vlerëson edhe grupi parlamentar. Po, kam mikpritur shumë mirë, jo vetëm si individ zonjën Kushi, por edhe si veprim politik ministren e re të arsimit. Kur them vendim politik nënkuptoj që është një zonjë që vinte nga grupi, është një zonjë që drejton partinë socialiste në qytetin e Elbasanit, një zonjë e përgatitur, një profesoreshë në profesion, ish-dekane. Pra, më ka qëndruar mirë ky emërim i fundit i kryeministrit Rama. E shikoj të qetë në punën e saj në qeveri. Nuk shikoj asnjë arsye pse duhet të ketë ndryshime të tjera.
4. Si do të zgjidhen kandidatët e Partisë Socialiste? Do të kemi ndonjë risi sepse kemi parë që në zgjedhjet e kaluara ka patur gjithmonë risi?
Ju keni të drejtë. Ne në përgjithësi jemi përpjekur të jemi në avangardë të gjetjes së mënyrave të reja për përzgjedhjen e kandidatëve. Kemi provuar dhe kemi testuar disa mënyra. Unë politiksht kam mirëpritur edhe një mënyrë tjetër zgjedhjeje të kandidatëve në Partinë Demokratike, të njëjtën gjë do të mirëprisja edhe për partitë e tjera. Ashtu siç mirëpritëm sot edhe një mënyrë interesante të vlerësimit të deputetëve në çdo qark, vlerësimit midis nesh, vlerësimit të qeverisë nga ana deputetëve dhe marrjes së opinionit tashmë në mënyrë të sofistikuar elektronike nga ana e antarësisë së PS. Jemi akoma në hapat e para, po e testojmë soft-in. Gjithsecili do të ketë kutinë e vlerësimit.
Risia është që nëse dikush tjetër do të aderojë në parti dhe të jetë përfaqësuesi një pjese të mirë të qytetarëve duhet të përballet me një test me zë dhe me figurë, ku të prezantohet dhe të shpjegojë arsyet përse mund të përfaqësojë votuesit e majtë të paralamentit shqiptar. Kështu të mund të futet në një garë, ku mund të ketë mundësinë të futet në listën e ardhshme të deputetëve të parlamentit shqiptar, gjithmonë si përfaqësues të PS.
5. A mendoni se Partia Socialiste po shkon e sigurt drejt zgjedhjeve të 25 Prillit? Do kalohet “tradita e dy mandateve”?
Gjërat e mira, të qëndrueshme, të vërteta, të prekshme janë gjithmonë të vështira. Edhe thyerja e tabusë së të qenurit vetëm dy mandate është një vështirësi më vete sepse ka të bëjë me perceptimin. Nga ana tjetër nuk është e nevojshme të përdorim raste në Evropën Perëndimore që kanë më shumë se dy mandate. Por, ajo që unë mendoj se do të jetë risi në zgjedhjet që vijnë do të jetë një gjithëpërfshirje e madhe e qytetarëve dhe për pasojë edhe e të zgjedhurve në vendimmarjen e një qeverie të së nesërmes. E them këtë sepse Shqipëria duhet të fillojë të mësohet më idenë se mund të ketë edhe koalicione duke qenë se flitet për një emancipim të politikës shqiptare. Nga ana tjetër unë besoj se ka akoma shumë projekte që duhen bërë nga qeveria e PS edhe duhet realisht t’i shtyjë gjërat deri në përfundimin e këtyre projekteve madhore, për të treguar që është forca e duhur, forca më progresive, forca më mendje hapur dhe forca më e civilizuar e shoqërisë shqiptare. Unë besoj fort që ne do të arrijmë të marrim një mandat të tretë. Kjo duhet të na i shtojë maksimalisht përgjegjësitë për të mundësuar më të mirën sepse Shqipëria është në një nga momentet më të bukura por më delikate të peridhës së saj post-komunsite, që është hapja e negociatave.
6. A mendoni se sistemi mazhoritar është sistemi më i mirë që i duhet vendit për të hequr çfarëdo lloj debati politik?
Çdo sistem ka të mirat dhe të metat e veta. Nuk ka asnjë sistem perfekt, sepse po të kishte një sistem perfekt të gjitha demokracitë e zhvilluara perëndimore do të kishin një sistem të njëjtë. Mund të them të mirat por edhe anët negative të sistemit mazhoritar.
7. Cilat ishin anët negative të sistemit mazhoritar?
Sistemi mazhoritar nuk i ndihmon gratë të kenë një përfaqësi jo vetëm cilësore por edhe sasiore. Sasia nuk bën asnjëhetë cilësi, por prania e grave në parlament e zbut atënë një mënyrë apo në një tjetër. Nuk ka sisteme perfekte por ka zbatueshmëri perfekte të sistemeve. Prandaj ne çdo ditë duhet t’i afrohemi ligjit sa më shumë të jetë e mundur sepse ne nuk çalojmë tek sistemi por tek zbatueshmëria e legjislacionit dhe respektimit të institucioneve.
8. Si përfaqësuese e Partisë Socialiste sa mandate mendoni se do të marrë Partia Socilaiste?
Partia Socialiste do të marrë 74 mandate.
9. Duke qenë se jeni Kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, pak ditë më parë kemi pasur proges raportin, pozitiv, por nuk ka një datë për konferencën ndërqeveritare. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese mesa duket është “Thembra e Akilit”. Përse nuk e kemi Gjykatën Kushtetuese ende fuksionale, pasi ne ishim në dijeni që ishte një kërkesë e BE?
E para, besoj që strukturat që përgatisin progres raportin janë shumë prudentë kur flitet për periudha parazgjedhor. Ky është një fakt që duhet mbajtur parasysh për të mos ndikuar në rezulatatin e zgjedhjeve dhe për të mos u përdorur nga ata që janë në qeverisje, pra për ta përdorur si armë për tu future në zgjedhje në kushte të barabarta.E dyta, kur ditën që ne kemi filluar kemi vendosur bashkarisht 140 vota për të bërë reformën në drejtësi, e kemi absolutisht të ditur qëështë e gjatë, e vështirë, diku dikue pamundur. Por, i jemi futur kësaj rruge me besimin që kjo është diçka që duhej bërë dhe pa bërë këtë nuk mund të bënim asnjë progres tjetër. Vijmë te Gjykata Kushtetuese, rreth mbi 60% e gjyqtarëve që janë betuar kanë dalë jahttë sistemit. Kjo është një shifër alarmante. Problemi Gjykatës Kushtetuese sot është ngaqe ka një mandat prej 1 viti e pak, nuk mund të rikthehen në sistem mbasi të jenë bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, atëherë të gjithë janë tkurrur sepse mund të ketë njerëz që i plotesojnë të gjitha kriteret por nuk duan të rrinë me një mandat prej një viti e gjysmë dhe më pas të dalin nga sistemi. Besoj që jane duke punuar Ministria e Drejtësis, KLP DHE KLGJ me BE në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje qoftë duke u ndihmuar nga një ndryshim ligji apo amendim me qëllim që të mund të ftojnë sa më shumëpëersona që të bëhen pjesë e Gjykatës Kushtetuese duke u dhënë mundësinë atyre që të mos iu digjet karriera.
10. A lidhet shtyrja dhe diferencimi nga Maqedonia e Veriut me keqqeverisjen? Apo shtyrja lidhet ngushësisht me mungesën e Gjyktës Kushtetuese?
Ne jemi në një moment pozitiv në favor të Shqipërise. Edhe komisioneri për Zgjerim, tha në konferencën për shtyp të përbashkët me Kryeministrin, që ka ardhur me lajme të mira për Shqipërinë. Lajmi i mirë për Shqipërinë është se më në fund BE e kuptoi që Ballkani ka disa probleme për të rregulluar, por ndërkohë në Ballkan duhen injektuar para në mënyrë që pak nga pak të ngushtohet diferenca e madhe ekonomike që ekziston midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Evropës Perëndimore.