Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:19 Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit Real Madridi ka nisur lëvizjet për të blinduar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për Jude Bellingham, me klubin madrilen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Moikom Zeqo: Figura e Skënderbeut kërkon mbrojtje kushtetuese

Intervista E mërkurë, 28 Prill 2021 20:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Historiani dhe studiuesi i letrave shqipe, Moikom Zeqo, tregon arsyet se përse heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, duhet të mbrohet kushtetutshmërisht. Sipas, tij kjo gjë duhet të fillojë nga struktura etike e medieve shqiptare, të cilat nuk duhet të lejojnë kritika të tilla. Ndërsa, për Talha Ugurluel (“historianin” turk që sulmoi figurën e Skënderbeut në Lezhë), mendon se, statusi i Ugurluel­it, që u përpoq të hidhte baltë mbi figurën e heroit tonë kombëtar është i papërfillshëm, sepse nuk është as historian dhe as shkencëtar. Megjithatë duhet që ky individ të shpallet non grata, në mënyrë që raste të tilla mos të përsëriten më. Ndërsa institucionet vendase, që vetëdija e brezave të rinj të rritet për figurat kombëtare dhe të mos mbetet virtual, duhet të thellohen edhe më tepër në studimet e këtyre figurave. Zeqo mendon se shqiptarët nuk i bashkon gjuha, aq sa i bashkojnë emra, si Skënderbeu, Marlin Barleti, Gjon Buzuku, Onufri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Jeronim de Rada, Migjeni etj. Teksa renditë raste konkrete, se si vendet e tjera punojnë për forcimin e kujtesës ndaj figurave kombëtare, shton se, për Gjergj Kastriot Skënderbeun, përveçse duhet që të ketë botime, në të cilat të dihet se çfarë është shkruar, duhet edhe që të krijohet Qendra Studimore “Skënderbejane” në Itali, e cila mund të funksionojë edhe në Krujë, Tiranë, Prishtinë, Tetovë, në Kozenca etj

***

Zoti Zeqo, si duhet të përkthehet deklarata e “historianit” turk Talha Ugurluel­it, ndaj figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut?

Ai u përpoq që të hidhte një baltë të neveritshme mbi figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Së pari, statusi i këtij njeriu është i papërfillshëm, sepse nuk është as historian dhe as shkencëtar. Mund të jetë shtetas i Turqisë, por nuk përfaqëson Turqinë. Megjithatë, mllefin dhe konceptin, që ka ndaj Skënderbeut, unë e kam vënë re, si mentalitet dhe tek njerëz të tjerë, nganjëherë edhe te diplomatë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë që disa sekte myslimane vehabite, ekstremist të skajshëm, duke e konsideruar veten myslimanë, hedhin poshtë Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriot Skënderbeun. Në raste të tilla, deklaratat e të vetëquajturve imam, që mund të jenë edhe shqiptarë me orgjinë, kundër këtyre dy figurave, janë zëra në minorancë, që nuk përfaqësojnë asgjë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A duhet që të ketë një strukturë etike për mbrojtjen e këtyre figurave?

Mendoj se figurat, siç është Skënderbeu, që kanë vlerë kushtetuese (të mbrojtur kushtetushmërisht), duhet patjetër që të jenë edhe në strukturën etike të medieve shqiptare. Në mënyrë kategorike, mediet shqiptare nuk duhet të pranojnë, që të shahet Gjergj Kastriot Skënderbeu. Të gjithë heraldiket që kemi ne, duke filluar që nga flamuri, por edhe heraldiket e tjera, ku paraqitet përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, janë simbole identifikuese të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pra, janë kredenciale të kombit shqiptar. Unë mendoj se edhe statusi i njerëzve që flasin në medie duhet parë; përse duhet të bëhej publike një thënie delirante apo armiqësore e një të vetëquajturi historian?! Për të hapur një debat artificial, i cili është steril në esencë apo për të treguar një alarm? Alarmi që, për figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ka më tabura, nuk ka më elementë të mbrojtjes së logjikës historike, por përkundrazi mund të shahet lehtësisht. Të gjitha këto lidhen me kuptueshmërinë e medieve dhe me vetëdijen tonë për historinë e Shqipërisë. Një kritikë shkencore apo një mendim alternativ për figurat historike, pa sharje, mund të krijojë debat. Por, kjo është çështje shkencore. Ndërsa, sharjet ndaj figurave që përfaqësojnë kredencialet, shpirtin dhe çdo gjë të shenjtë që kemi në shqiptarët, në mënyrë kategorike nuk duhet as të pasqyrohen në medie, sidomos kur këto gjëra thuhen nga njerëz pa asnjë lloj përfaqësimi. Kam njohur edhe historianë turq, që kanë prezantuar tezat e tyre shkencore, por me mirëkuptim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reagimi ndaj kësaj figure a duhet të jetë vetëm publik apo duhet të ketë edhe penalitet ligjor?

Kjo figurë, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka një mbrojtje kushtetuese, prandaj çdo përçmim dhe sharje ndaj tij, duhet të ketë një paralajmërim. Detyrimisht, ambasadat turke që kemi në Shqipëri duhet të kenë një lloj përgjegjësie, t’i tërheqin vëmendjen dhe të marrin një lloj mase për të, duke nisur që nga verifikimi, nëse është apo jo shtetas i Turqisë. Që mos të përsëriten më gjëra të tilla. Mendoj se ky person duhet të shpallet non grata.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Po nga institucionet tona?

Duhet të ketë një veprim. Kjo ka të bëjë me fuqinë konceptuale dhe me vetëdijen e shtetit dhe kombit shqiptar. Shpesh te ne, kjo vetëdije është e zbehtë. Aq më tepër që, gjenerata e re është pak indiferente dhe nuk ka njohje në thellësi për figurën madhështore të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ne nuk mund të lejojmë që thashethemet, mllefet apo deliret, kundra kësaj figure, të kenë statusin e një lirie në të folur. Në emër të kujt është kjo liri e të folurit?! Perversitetit?! Perveristeti nuk është status, është anti­status.

Nuk është hera e parë, që hidhet baltë mbi figurën e Skënderbeut. Para dy vitesh u gjet një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar, në Qafë Kashar të Tiranës…

E vërtetë, u gjet një pseudoskulpturë në bronz, ku Skënderbeu paraqitej me forma të përçudnuara, ishte një skulpturë groteske, e cila bëri bujë të madhe në atë kohë. Dikush e ka bërë, prandaj shikoj se ky sekt ka fituar një lloj terreni, te myslimanët ekstremist, që nuk kanë të bëjnë me islamin e vërtetë. Ata mendojnë që Skënderbeu është një figurë anti­islamike, tradhtare, sepse ka tradhtuar islamin. Thjesht marrëzira të inabsurdes, por që duhet pasur kujdes. Nëse ne i ndalojmë këto, duke mos i bërë publike, fare mirë mund të shmangen dhe debatet, që mund të quhen sterile.

Si mund ta përforcojmë statusin e këtyre figurave kombëtare?

Çdo e keqe ka një të mirë. Ne, këtej e tutje duhet të përforcojmë statusin kushtetues, që ka një figurë unikale, përfaqësuese për kombin shqiptar, siç është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Mendoj se duhet të nxirret një mësim. Ky mësim mund të jetë një katharsis edhe për ne shqiptarët, që kemi një koncept për këtë figurë.

Përveçse përforcimit të statusit kushtetues, brezat e rinj, si duhet t’i thellojnë njohuritë e tyre?

Njohja themelore për brezat e rinj, në mënyrë institucionale, të patjetërsueshme dhe të pazëvendësueshme, është vetëm arsimi. Unë jam i bindur, por nëse ne e vërtetojmë, që në këta 25 vjet arsimi i mesëm dhe i lartë në Shqipëri është me tipare virtuale, formale dhe jo në substancë, aq sa është zbehur dhe njohja e figurave të tilla, siç është Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Çfarë na bashkon ne shqiptarët?

Ne themi se na bashkon gjuha. Por, gjuha edhe mund të na ndajë, sepse me të njëjtën gjuhë edhe shahemi me njëri­tjetrin, në mënyrë të skajshme. Atëherë çfarë na bashkon? Janë disa figura, të cilat në mënyrë konsensuale janë të përbashkët për të gjithë ne, pavarësisht ideve politike. Është Skënderbeu, Marlin Barleti, Gjon Buzuku, Onufri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, De Rada, Migjeni etj. Ne quhemi shqiptarë, sepse në kujtesën tonë janë këta emra.

Dhe së fundmi, ju si historian çfarë sugjeroni për të bërë më konkretisht?

Unë mendoj se Shqipëria duhet të ketë detyrimisht një qendër, (që mund ta hapë edhe në Itali), që mund të quhet Qendra e Studimeve Skënderbejane. Për Migel Servantes, spanjollët nuk kanë lënë shtet, pa ndërtuar një qendër servastiane. Po ashtu edhe italianët për poetin e tyre Dante Aligeri. Nëse ata janë të njohur mjaftueshëm, përse ndërtohen këto qendra?! Mendoj se, nëse nuk studiohen mund të zbehen dhe në kujtesë. Prandaj ne duhet detyrimisht të kemi Qendrën e Studimeve Skënderbejane. Kjo qendër mund të jetë edhe në; Krujë, Tiranë, por duhet të jetë edhe në Prishtinë, në Tetovë, por në Kozenca tek arbëreshët në Kalabëri. Gjithashtu duhet të jetë edhe në Francë, sepse atje ka sheshin më të madh me emrin “Skënderbe”. Populli thotë një gjë të madhe: “Kur të shoh me sy, më vjen mendja për ty”. Prandaj, tjetrin po nuk e kujtove e harron.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 2 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 9 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Para 11 minutash

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 12 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.