Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mustafaj: Basha-Berisha, jo koherentë në qëndrimet e tyre

Intervista E enjte, 29 Prill 2021 04:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, e cilëson jo serioz pretendimin e sovranitetit të ngritur nga Partia Demokratike për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut. Në një intervistë për “TVSH”, Mustafaj deklaron se qëndrimi jo serioz është deklaruar fillimisht nga ish-kryeministri Berisha, por mbështetet edhe nga kreu i PD-së, Basha dhe deputetët e tij të Grupit Parlamentar. Ish-ministri i Jashtëm sheh mungesë koherence në qëndrimet e mbajtura për Reformën në Drejtësi nga Partia Demokratike, por beson se falë presionit ndërkombëtar reforma do të votohet më 21 korrik.

***

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 11 minutash
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Për Reformën në Drejtësi kemi dy qëndrime. Atë pro vetingut dhe atë kundër rolit të ndërkombëtarëve në veting. Pse mendoni se po ndodh kjo përplasje kaq e fortë mes palëve politike dhe si mund të shpjegohet qëndrimi i PD-së në përballje me ndërkombëtarët?

Swiss Digital

Unë besoj se kjo ndarje kaq e rreptë në këtë pikë është një nga treguesit e mosbesimit shumë të madh që ka midis dy palëve politike në Shqipëri. Gjithashtu, edhe të polarizimit të madh që kanë të dyja palët dhe rrjedhimisht edhe të një kulture të painstaluar te ne, kulturë politike europiane për të arritur te kompromisi. Vetingu është një pikë kyçe pa asnjë diskutim. Nëse z.Rama dhe maxhoranca e pranojnë që do të jenë ndërkombëtarët jo vetëm monitorues, por edhe përcaktues, vlerësues të cilësisë së gjyqtarëve, prokurorëve, të gjithë trupës së re pas reformës që do të përfshihet në pushtetin tonë gjyqësor, Partia Demokratike nuk e pranon. Mua më rezulton se në krye të herës ka qenë Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin e Posaçëm kanë kërkuar pikërisht një kompetencë të tillë të ndërkombëtarëve. Tani nuk e pranojnë sepse në tërësinë e vet unë besoj se Partia Demokratike gjendet në një fazë mosbesimi ndaj maxhorancës.

Ndërkohë është përdorur si pretekst nga opozita çështja e sovranitetit në rolin që ndërkombëtarët duhet të kenë në procesin e vetingut. Cenohet sovraniteti nga ky proces?

Nuk është absolutisht një argument. Është diçka joserioze që paraqitet nga Berisha në mënyrë të veçantë dhe që mbështetet edhe nga Basha dhe trupa e deputetëve në Partinë Demokratike. Sovraniteti i një vendi mishërohet te Parlamenti. Nëse një kompetencë të tillë do t’ia japë Parlamenti një strukture të caktuar, me një ligj të caktuar që përcakton edhe kufizueshmërinë në kohë sepse nuk do të jetë e përhershme. Kjo nuk e cenon aspak sovranitetin. Është një nga ana tjetër një sjellje jo e sinqertë nga Partia Demokratike. Ka qenë vetë Berisha, ka qenë vetë PD-ja, e cila kërkoi jo shumë kohë më parë që krejt gjykimin e çështjes së kontratës me CEZ, të hetohet dhe gjykohet nga ndërkombëtarët. Fakti që vjen Viktoria Nuland, një zyrtare e lartë amerikane e Departamentit të Shtetit, dhe depoziton në zyrat e krerëve të shtetit një draftpropozim, është gjithashtu një shprehje e ndërhyrjes në sovranitetin e klasës politike, si klasë e votuar në mënyrë demokratike. Por unë i rikthehem prapë bindjes se sovraniteti mishërohet te Parlamenti. Parlamenti në emër të këtij sovraniteti ka të drejtë të japë kompetenca se si të gjykohen interesat e kombit.

Kryeministri Rama në një deklaratë për mediat ka theksuar se do t’i japë opozitës të drejtën për ta shkruar vetë Reformën në Drejtësi, mjafton që ajo të marrë mbështetje nga SHBA e BE. Si e gjykoni këtë deklaratë?

Është një deklaratë krejtësisht joserioze nga ana e Kryeministrit. Është në vazhdën e një deklarate që ka bërë jo shumë kohë më parë, që nuk e ka lexuar draftReformën e Drejtësisë. Çfarë mendon kreu i maxhorancës? Njeriu më i rëndësishëm në një Kushtetutë në një republikë parlamentare? Si do të legjitimojë, noterizojë, një dokument kaq të rëndësishëm pa qenë kontributor në të? Është e patolerueshme. Unë mendoj se kjo është edhe një provë që i dërgon opozitës, që sërish nuk është serioze për një kryetar maxhorance që t’ia dërgojë një provokim të tillë opozitës.

Çfarë pritet të ndodhë? Është java e fundit dhe 21 korriku po afron…

Unë besoj se presioni mbi palët politike është shtuar si asnjëherë tjetër. Është shtuar presioni ndërkombëtar, gjithashtu edhe ai publik. Ka gjasa të arrihet një marrëveshje që do të çojë në votimin e kësaj reforme, por unë shumë optimist nuk jam. Përderisa në mënyrë sistematike, qëndrimet po mbështeten mbi pretekste dhe mbi mungesën e një koherence, sidomos të Partisë Demokratike, mua më vjen keq të them, por nuk ka shumë vend për optimizëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 11 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.