Naço: Klanet e PS po pengojnë reformën në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i LSI-së, Nasip Naço, në një intervistë për televizionin “Vizion Plus” shprehet se reforma në drejtësi po shkon në drejtim të gabuar. Ai thotë se projekti i PS është kapja e çdo segmenti të drejtësisë.

Partia Socialiste bën thirrje për të votuar apo për të bashkuar votat për çështje të caktuara siç ishte rasti i fundit për shembull ju ka bërë thirrje për çështjen e KLD-së për të zhbllokuar situatën në shkollën e magjistraturës…?

Sigurisht është e drejtë e Partisë Socialiste, e drejtë e mazhorancës. Pasi dy deputetë të saj e bëjnë fakt të kryer, nuk diskutojnë as me deputetët e LSI-së as të PD-së, por duke e menduar një fakt të kryer për të dalë ata në opinionin publik që vetëm këta dinë të bëjnë reformë, sigurisht që e kanë bërë fakt të kryer dhe e kanë sjellë pa e diskutuar. Momenti që është ulur në tavolinë dhe e kemi diskutuar unë kam qenë prezent kam konstatuar se kemi një kthim mbrapa 180 gradë për atë çfarë kërkon Partia Socialiste për t’i rikthyer edhe njëherë legjitimitetin Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pra çfarë kërkon? Partia Socialiste dhe deputetët e mazhorancës kërkojnë që nëpërmjet dy amendamenteve të bëjnë të mundur që studentët e magjistraturës në administratë që kanë mbaruar këtë vit t’i emërojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ka pasur një konsensus të gjerë në votimin që janë bërë ndryshimet kushtetuese, një konsensus midis Partisë Socialiste dhe LSI-së në miratimin e 7 ligjeve. Ka qenë një mirë besim i joni për të votuar duke dalë garant partnerët ndërkombëtarë dhe e kemi parë që këto 7 ligje kanë devijuar thelbin e reformës. Dhe sigurisht që ky është dhe ndryshim i madh. Nuk është ndryshimi dua të them tek ndryshimet kushtetuese të devijuara por miratimi i 7 ligjeve për shkak të mirë besimit që ne kemi dhënë dhe për shkak të votimit për të bërë të mundur një reformë të gjerë në sistemin e drejtësisë, një reformë të munguar.

Pra ju nuk do e mbështesni këtë nisëm…?

Të themi po ose jo askush ska për ta kuptuar. E thashë pak më parë që konsensusi që është dhënë ishte deri për studentët magjistratë që mbaronin në vitin 2016. Jemi në vitin 2018. Ka kaluar çdo lloj afati. KLD është në limitet e fundit dhe duhet të kishte mbaruar funksionet e veta një vit më parë por e thashë dhe pak më parë është mazhoranca e cila për interesat e saj personale ka dashur ta devijojë të gjithë reformën dhe të gjithë sistemin e drejtësisë. Në çdo rast po ta shikoni para tre katër muajsh fliste çdo ditë për reformën, nuk flet më. Në momentin që kapën prokurorin e përgjithshëm, në moment e quajtën të ezauruar reformën në drejtësi.

Po funksionon në gjykimin tuaj edhe ky lloj verifikimi që po u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve?

E thashë dhe pak më parë që të gjithë ata që mendojnë se ishin flamurtarët e parë të reformës, që u dekoruan për shkak të reformës, që u paguan për shkak të reformës, gjëja e parë është që duhet të kthejnë mbrapa dekoratat. E dyta duhet të kthejnë ato lekë që kanë marrë në emër të taksapaguesve shqiptarë por edhe në emër të atyre të Bashkimi Europian apo edhe të SHBA. Sepse reforma ka ngecur, është anashkaluar, është devijuar dhe nuk po jep funksionet e veta. Të ndajmë dy momente. Pjesën e vettingut, pastrimin e sistemit gjyqësor mbi disa kritere që janë përcaktuar që kanë të bëjnë me pasurinë, integritetin por edhe me anën profesionale. Kemi 4-5 gjyqtarë apo edhe 7 të hequr dhe këta e quajnë sukses të madh dhe na thonë vetëm për pasurinë. Nuk na thonë për anën profesionale. Ja po i marrim edhe 200 të tjerë janë të ndershëm. Çfarë nuk ka funksionuar në sistemin gjyqësor? Përveç gjyqtarëve të korruptuar kemi patur dhe të paaftë. Nuk dinë që ky komision i vettingut thotë që ky gjyqtar do iki se është i paaftë. Ky ka patur zvarritje prej muajsh e muajsh dhe nuk jepte vendimin përkatës.

Skanë dalë ndoshta ata,  nuk ju ka ardhur momenti..?

Për të kapur këtë efektin që çdo gjë po funksionon, po ikin gjyqtarët, ja vettingu po funksionon, ikën katër, gjashtë të tjerë kanë ikur vetë po dhe këta ishin më të korruptuar se këta. Nuk është kjo reforma. Kjo është njëra nga pjesët e reformës. Pjesa e dytë është krijimi i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Që u mbajtën peng nga politika dhe pak shoqëria civile…?

Prandaj thashë pak më parë që flamurtarët e reformës, ata që morën dekoratat dhe u paguan, ekspertët e nivelit të lartë duhet t’i kthejnë sepse nuk i parashikuan në kohë. Ne kemi dhënë argumenta dhe pas argumentit na thonin që ju nuk e doni reformën dhe keni frikë nga reforma. Ju jeni të korruptuar dhe ne jemi më të ndershëm. Ne kemi dashur siç votuam të 140 deputetët për ndryshimet kushtetuese sigurisht dhe pjesa tjetër kërkonte një diskutim më të gjerë.

Kuvendi po të shikosh gati gati ka bërë detyrat e veta të shtëpisë. Kuvendit i ka ngelur zgjedhja e inspektorit të lartë të drejtësisë një nga institucionet kushtetuese kryesore. Nga dhjetori, janari, shkurti,marsi erdhëm në qershor besoj do kishte mbaruar Vettingu për këta të dy. Dhe do hynin në garë për ti zgjedhur Kuvendi dhe Kuvendi e quante të plotë detyrën e shtëpisë, nuk ka gjë tjetër për të bërë vetëm për të monitoruar pjesën tjetër të reformës.

Po këto KLGJ dhe KLP?

Nuk bëhen sepse grupet, klanet brenda PS mendojnë kush të kapi dhe këtë institucion që është më i rëndësishëm nga të gjithë të tjerët. Pra ky inspektoriat do kontrollohej nga Gjykata e Lartë, nga gjykata Kushtetuese, nga gjithë gjykatat dhe prokuroritë në Shqipëri. Pra janë grupet dhe interesat brenda PS që nuk e zgjedhin dhe nuk kanë rënë dakord për të zgjedhur një nga këta inspektorë.

Po si nuk reagojnë ndërkombëtarët në këtë moment?

Po dhe ndërkombëtarët morën dekorata dhe u shpërblyen. Dhe sigurisht që morën dhe tituj, sigurisht që kanë për të mbrojtur dhe diplomën e tyre. Si të kthehen ata mbrapsht. Ata pjesë e kësaj reforme.

Përtej ekspertëve ndërkombëtarë e kam fjalën për ndërkombëtarët e BE, SHBA…?

Papërjashtim të gjithë, e keni parë që nuk flasin? Nuk folën kur u zgjodh prokurore e përgjithshme. E quajnë sukses të madh prokuroren e përgjithshme që ndëroi stafin  e rojeve të vetë. Nuk ka ça të bëjë prokurorja e përgjithshme. U zgjodh për dy muaj dhe nuk po vazhdon. U zgjodh nga Kuvendi, antarë që ishin 5 anëtarë për KLP dhe 5 anëtarë për KLGJ. Sigurisht që ne i kontestuam një pjesë të kandidatëve, nuk plotësonin ato kërkesa që kishte ligji të përcaktuara qartë. Dhe në momentin që ne e kundërshtonim na thoshin ju nuk e doni reformën. Kanë që në muajin janar që janë zgjedhur këta anëtarë dhe nuk vazhdon pjesa tjetër. Që duhet të zgjedhë prokuroria e përgjithshme gjithë stafin, gjithë sistemi gjyqësor, gjithë gjykata në mbledhjen e përgjithshme, duhet të zgjedhin ata dhe 6 anëtarë.

Ju më pyetët pak më parë pse nuk do ta votoni projektligjin e sjellë nga Partia Socialiste. mjafton të fusin dhe 13 gjyqtarë të tjerë, të 13 këta do votojnë për 6 anëtarë që do zgjedhi mbledhja e përgjithshme e KLGJ dhe 13 prokurorë të tjerë që do votojnë për KLP. Pra për të ndikuar dhe te këta kandidatë të tjerë që do jenë që do plotësojnë shumicën. pra nëse ne do i japim mundësi Prokurors së Përgjithshme të Përkohshme me orë të plota, Arta Markut që ti emërojë dhe këta 13 prokurorë magjistratë sigurisht që të 13 këta do tia dinë për nder.

Është lëvizje taktike atëherë?

Do tia dinë për nder prokurores se kjo do ti caktojë ku mendon ajo se mund ti caktojë, nuk ka asnjë lloj filtri. Nëse dje caktonte prokurori me presidentin sot  nuk ka. Ka një këshill konsultativ që nuk funksionon. Dhe sigurisht është prokurorja  e përgjithshme një organ monokratik që mund ti emërojë  kur për veten e saj nuk është bërë Vettingu.

Ka një ndërhyrje politike te gjyqësori që e ka bllokuar në njëfarë mënyre këtë ngritjen e KLP dhe KLGJ? Ka llogari të mazhorancës për të kapur çdo aspekt të sistemit gjyqësor. Mazhoranca bën bllokimin e vet sepse bën llogaritë për çdo anëtarë të zgjedhur. Janë 6 prokurorë që zgjidhen, 5 që i aknë marrë në tavolinë. Po janë këta të 11 që do zgjedhin prokurorin e përgjithshëm, do zgjehdin edhe prokurorin antikorrupsion, byronë kombëtare të hetimit pra janë disa lëvizje rresht.Ju e keni parë dhe konfliktet që kanë  brenda PS, debate që një pjesë e tyre dalin në medianë emër të opozitës, por janë vetë debate të brendshme të vetë mazhorancës. Dhe sigurisht që është bllokuar gjithë sistemi gjyqësor.

Z.Naço kjo është një akuzë politike, por teknikisht, pse janë të bllokuara këto institucione?

Reforma po ecën me ritmin e breshkës jo me ato ritme që kërkon vetë sistemi kur është i bllokuar. Unëju thashë vetëm një episod, pra janë dy kandidatë që do zgjehdin inspektorin e lartë të drejtësisë, një organ kushtetues që do zgjedhi Kuvendi dhe nuk i fusin në proces Vettingu, sepse nuk kanë rënë dakord që do jenë këta të dy.

Ka afate të përcaktuar në ligj që këta duhet ti kishin respektuar?

Në vitin 2016-2017 duhet të kishte mbaruar pjesa kryesore. Po e kanë gjetur, thonë meqë u ankua opozita në gjykatën kushtetuese  na u shtyn dhe disa muaj.

Shkuat edhe në Venecia…?

Po sigurisht, sepse po të shikosh draftin e parë me draftin që u miratu është një ndryshim si nata me ditën. Dhe nuk e thonë asnjëherë. Pra kishin menduar, kandidatët që kishin, miqtë që kishin për tu zgjehdur një vend pune sipas strukturës që bënë. Një strukturë që nuk kemi dashur ne, jo për të os bërë reformën, kam qenë ministër i drejtësisë dhe jam një nga ata iniciatorët e reformës në drejtësi, sigurisht i mbështetur  fillimisht nga mazhoranca. Nuk kam gjetur mirëkuptim nga KLD, nga prokurori i përgjithshëm, nga kryetari i gjykatës së lartë për ta reformuar sistemin nga brenda. Apo qoftë dhe  ish-Presdentin e Republikës. Kam bërë disa nisma që janë bllokuar nga KLD madje çdo nismë timen e quanin antikushtetuese dhe sigurisht i kam kërkuar dhe publikisht kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit në atë kohë që nga ky moment mazhoranca të merrte fatin e reformës në dorë.Sepse unë si ministër i drejtësisë e kisha të pamundur nga bllokimi që më bënte KLD. Dhe kam qenë unë ai që kam propozuar ngritjen e një Komisioni të nivelit të lartë të reformës në drejtësi. Dhe më vonë gjërat devijuan për interesa personale të mazhorancës për ta kapur në çdo kohë.

E keni humbur besimin te reforma në drejtësi?

Personalisht kam qenë një nga iniciatorët e reformës por dhe kam kërkuar që të marrim një nga modelet e BE. Nuk kam gjetur mbështetjen në marrjen e një modeli sepse nëse do merrnin një model nuk do mburreshin këta flamurtarët e reformës. Sepse do merrnin diçka të provuar dhe do e zbatonin në Shqipëri. Po donin që të shpiknin këta rrotën. Rrota ka mbi 3 mijë vjet që është shpikur dhe jemi në këtë gjendje sot për të shpikur këta diçka.

VIZION PLUS

SHKARKO APP