Nertila Ndreu : Në 5 bashkitë e qarkut u mbajt nën kontroll situata e pandemisë COVID-19

Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut Tiranë vlerëson angazhimin e strukturave të pesë bashkive të këtij qarku për rivlerësimin objekteve të dëmtuara nga tërmeti

Intervistoi: Halil RAMA

Nertila Ndreu, e diplomuar në degën “Inxhinier i Veprave Civile të Infrastrukturës” në Universitetin e Patres-Greqi, pas përvojës së fituar në Bashkinë e Tripolit, ku punoi për rreth një vit si Inxhiniere Zbatimi, Rinovim e Riparimi, u rikthye për të shërbyer në vendlindje. Punoi për dy vjet si Inxhiniere (Specialiste Hartografe) te ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), Ish – ALUIZNI (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale) dhe nga shtatori 2019 është në funksionin e rëndësishëm të zëvendëskryetares së Këshillit të Qarkut Tiranë, ndër qarqet kryesore të vendit me pesë bashki kryesore: Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë.

Inxhinierja e talentuar që ka marë pjesë  konkursin arkitektonik “Studimi i Projektimit të Akti Delaveri – Akti Kumunduru – Zona Delfinari e Komunës së Pireut (në Shkurt 2011) dhe në trajnim për përmbledhjen e konkursit arkitektonik “Rinovimi i Qendrës të Athinës” (2012), ndjehet krenare që njohuritë dhe përvojën po i implementin në procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti shktarrimtar  i 26 Nëntorit 2012.

 – Znj.Ndreu, fillimi i mandatit tuaj si nënkryetare e Këshillit të Qarkut Tiranë vijoi me dy fatkeqësi të rënda natyrore, siç ishin dy tërmetet, i 21 shtatorit dhe ai shkatërrimtar i 26 Nëntorit 2019. Si e keni përballuar këtë situatë?

– Propozimi dhe më pas zgjedhja ime si nënkryetare e Këshillit të Qarkut të Tiranës ishte një vlerësim i madh për mua, por dhe një përgjegjësi për punën dhe angazhimin tim në këtë institucion. Sië e dini Qarku Tiranë është më i madhi në vend, dhe ka në përbërjen e vetë 5 bashki, atë të Tiranës, Kamzës, Kavajës, Rrogozhinës dhe Vorës. Rëndësia e zgjedhjes time përkon dhe me faktin se përherë të parë në sistemin demokratik në postin e nënkryetarit zgjidhet një përfaqësues nga bashkia Kamëz.

Është e vërtet që për fatin tonë të keq vendi u përball me dy fatkeqësi natyrore siç ishin tërmeti i 21 shtatorit, dhe ai shkatërrimtar i 26 nëntorit. Këshilli i Qarkut Tiranë në koordinim me institucionet qendrore dhe vendore ka bërë një punë të shkëlqyer sa i përket vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Për shkak të situatës emergjente të krijuar, është punuar me orar të zgjatur dhe për të gjitha praktikat ka përfunduar procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve në Këshillin e Qarkut, të cilat janë përcjellë nga ky institucion në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë.

Tërmeti i dytë sigurisht ishte dhe më i rëndë, ku për fat të keq patëm edhe 51 jetë të humbura. Punonjësit e institucionit tonë u angazhuan të gjithë në terren për të qenë pranë atyre që jo vetëm humbën njerëzit e tyre të afërt, por dhe banesat dhe pasurinë e tyre. Unë si nënkryetare e K.Q.T dhe njëkohësisht si Inxhiniere Ndërtimi dhe Infrastrukture u angazhova te Bashkia e Kamzës për inspektimin e të gjithë ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, por dhe për të parë gjendje psikologjike të cdo qytetari për t’iu dhënë kurajë për të përballuar situatën. Është diçka minimale që mund të bëja në ato ditë të vështira dhe e ndjej veten të nderuar dhe të vlerësuar t’i shërbej komunitetit tim në çdo moment. Në këtë kontekts dua të evidentoj angazhimin e strukturave të pesë bashkive të këtij qarku për rivlerësimin objekteve të dëmtuara nga tërmeti dhe formulimin e përcjellen e kërkesave zyrtare në instancat përkatëse për procesine  rindërtimit.

 – Nga fillim marsi nis situata e pandemisë COVID- 19. Cili ka qenë roli i Këshillit të Qarkut në këtë situatë?

– Përsëri vendi ynë u përballë me një situatë të vështirë nga pandemia globale, CoVid-19. Unë u angazhova maksimalisht për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Bashkisë Kamez duke qenë totalisht në shërbim të tyre. Duke u koordinuar me kryetarin e Qarkut dhe me kolegë të tjerë për t’u shpërndarë në të gjitha bashkitë e Qarkut unë u bashkova me stafin e emergjencave të Bashkisë Kamëz ku kemi shkuar në familje në nevojë duke i ndihmuar me pako ushqimore dhe për t’i këshilluar të zbatojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shpi. Gjithashtu kemi ofruar ndihmën tonë pensionistëve duke qenë se ata janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje.

 – Ku konsiston programi zhvillimor i Qarkut Tiranë për këtë mandat?

– Qarku i Tiranës ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi dhe mban një peshë të rëndësishme të ekonomisë së vendit, të turizmit, agroturizmit, agrikulturës etj. Në këtë mandat katër vjeçar pa anashkaluar vëmendjen nga zonat urbane, jemi të fokusuar tepër edhe te zonat rurale. Sfidat e sotme janë për ekonomi të gjelbër, infrastrukturë, urbanizim, ambient të pastër, gjelbërim dhe ndërtim çerdhesh dhe kopshtesh. Siç e theksova Tirana ka një potencial të jashtëzakonshëm në turizëm, në agroturizëm dhe agrokulturë. Qarku i Tiranës është pjesë e Eurorajonit Adriatiko Jonian dhe po kontribuon fort bashkë me rajonet e tjera të Adriatikut dhe Jonit në mënyrë që të inkurajojmë dhe forcojmë projektet e përbashkëta në këtë hapësirë të rëndësishme që na bashkon. Turizmi në nivelin vendor është i lidhur ngushtë dhe një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të ekonomisë blu dhe ekonomisë së gjelbërt. Në Qarkun e Tiranës ne kemi patur një rritje ekonomike me 8 % ndërsa numri i turistëve të huaj nga vendet e BE-se është shtuar tepër vitin e kaluar. Padyshim situata e re e krijuar për shkak të pandemisë na vë përpara sfidave të mëdha për ringritjen e ekonomisë, duke gjetur mënyrat efikase për të dalë ballëlart nga kjo krizë që në fakt ka kapur të gjithë njerëzimin.

E rëndësishme është mbajtja nën kontroll e situatës së pandemisë COVID-19 në pesë bashkitë e qarkut, ku padyshim rol parësor kanë institucionet shëndetësore, të cilave nuk u ka munguar për asnjë çat mbështetja jonë dhe e titullarëve të bashkive. Bluzat e bardhë meritojnë mirënjohjen e gjithë qytytarëve shqiptarë për shpëtimin e jetëve dhe çuarjen e vendit drejt stabilitetit.

Me rihapjen e shumë aktiviteteve po rigjallërohet jeta e qytetarëve dhe bizneset e institucionet po marrin frymë lirisht. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë drejt normalitetit.

SHKARKO APP