Niko Komani, qetësohu! Profesionistët nuk acarohen…

(Nga Albina Gjergji)

Është një nga emrat më të lakuar në fushën e modës në Shqipëri dhe jo vetëm si personal stylist & fashion designer, por edhe për natyrën e tij të “çmendur” në përditshmëri. Niko Komani padiskutim mund të thuhet se tashmë është një “markë e licensuar” në shijet e VIP-ve më të komentuar në vend. I lidhur ngushtë me “international fashion” dhe të rejat më të fundit që industria botërore e modës prezanton, nëpërmjet frymëzimit të tyre dhe krijimeve personale unike ai ka arritur të sjellë edhe në Shqipëri një frymë të re në dukjen e artistëve më IN të momentit. Prej pak kohësh Komani ka hedhur në tregun online edhe linjën e tij të veshjeve, të cilën e ka quajtur “Morphinë”, një linjë që ndërthur stile, ngjyra dhe materiale nga më të veçantat në përbërjen e tyre. Si e ka konceptuar këtë linjë veshjesh, ku mund të gjendet dhe si funksionon porosia e blerësve ai i shpjegon në këtë intervistë, por pa harruar të flasë edhe për trendet botërore të Pranverë/Verë 2015 dhe sesi është të punosh me VIP-at tanë… të gjitha këto“i çmenduri” simpatik na i zbulon më poshtë.

Fashion Designer & Personal Stylist, Niko Komani, jeni emri më i lakuar, jo vetëm si editor mode në revistat më në zë të vendit tonë, por edhe në botën e shoëbiz-it për vetë faktin se kuroni VIP-at tanë. Duam ta nisim këtë intervistë me një pyetje ndryshe nga standardet: Ka modë në Shqipëri?

Në Shqipëri ka lindur vitet e fundit shumë dëshira për informacion nga të rinjtë për modën. Duke qenë se tani informacioni merret më shpejt nga interneti. Por është akoma dhe ai brezi i "thyer" që nuk dinë kombinojnë bluzën me pantallonat. Pra moda po fillon të ketë goxha evoluim edhe duke ditur që mundësitë ekonomike janë të pakta.

Sa ndiqet ajo dhe duke patur parasysh edhe mundësitë ekonomike sa “origjinalë” (në material-stil) jemi ne si popull në të veshur?

Siç e thashë edhe më lart mundësitë ekonomike janë të pakta, por më pëlqejnë disa individë me aq mundësi sa kanë që krijojnë një look të paparë. Ka njerëz që ndjekin tendencat e fundit dhe huazojnë nga ato shumë detaje. Pastaj nëse qarkullon në vendet e duhura shikon edhe njerëz me stil shumë origjinal dhe disa herë avanguard!

Duke qenë se keni kuruar dhe vazhdoni të kuroni disa prej personazheve më të njohur të vendit, mund të na thoni, sa e vështirë është të punosh me to?

Në fakt, ështe kënaqesi të punosh me këngëtarët "ON TOP" të momentit, por të qenurit "ON TOP" ka dhe disa "disavantazhe", të cilat duan DURIM. Një personazh që është në qendër të vëmendjes ka shumë kërkesa dhe disa herë shumë teka, por që në fund kur të dyja palët bien në kompromis del një rezultat i shkëlqyer. Shumë herë më ndodh të nevrikosem, por gjithmonë i them vetes: Niko qetësohu, profesionistët nuk acarohen kurrë!

Por edhe kënaqësi merrni nga puna me to, apo jo?

Ja pra që "tekat", përveç vlerësimit financiar shpërblehen dhe me dashurinë që merr nga njerëzit! Rezultati del në fund, por ama ndjen kënaqësi që edhe "produkti" yt është në treg!

Na thoni disa nga personazhet e veshura më mirë për javën (ose muajin) që lamë pas jashtë dhe brenda Shqipërisë?  

Nga jashtë mund të them se Rihanna me rikthimin e saj ka marrë gjithë vëmendjen e mediave për stilin e ri të saj. Pastaj të mos harrojmë Kim Kardashian që ishte femra që bëri pothuajse të gjitha femrat e botës të presin e flokët e më tej për look-un e saj në ngjyrë platin. Cara Delevigne është harruar! Kendall Jenner, motra e Kim Kardashian po bëhet modelja e preferuar e shtëpive të mëdha mode si; Chanel, Dior etj. (e të mendosh që u bë e famshme nga hiçi). Nga Shqipëria vazhdoj të them që nga të veshurat më mirë është Lori Hoxha. Ka një stil shumë “american” dhe njëkohësisht me aq detaje momentale. Pastaj dashuria ime e madhe, Jonida Maliqi. Ajo mbetet “The Fashion Icon”!

A janë bashkëpunëtorë VIP-at, me të cilët punoni dhe në rast se nuk bien dakord me stilin që ju sugjeroni, si reagoni?

Disa herë rastis që nuk përputhen idetë, por secili është këmbëngulës në të veten. Do më thuash “në fund, artisti të paguan dhe do ti bësh atë që do”, por unë nuk funksionoj kështu. Unë dua me projektin që realizojmë ta ndërtojme nga themelet, të ketë një “story”, një plan-list dhe jo punë në moment të fundit “shpejt e shpejt”. Nëse nuk perputhen idetë deri në sekondën e fundit unë gjithmonë tërhiqem nga ai projekt për ta lënë artistin të lirë që të mos humbasë kohë, duke ditur se sa e vështirë është procedura e të bërit një projekt.

Ju ka ndodhur të hiqni dorë nga një bashkëpunim dhe pse?

Më ka ndodhur shumë herë të heq dorë, por ama kemi ngelur miq me artistin, apo artisten. Kam patur raste dhe nuk kam folur me personazhet, ose jam zënë për ndryshime në look në moment të fundit. Dua të informohem mbi gjithçka nëse bëhet një ndryshim, sepse në fund projekti mban edhe emrin tim dhe dua që punën ta bëj me dashuri.

Para disa kohësh keni premtuar se do të vini me linjën tuaj të veshjeve. Kjo linjë do të quhet "Morphine-Clothes", por nuk dimë si do të funksionojë sa i takon blerjeve të tyre… (?!)

Po, shumë e vërtetë. “Morphine” ka dalë në fund të sezonit të dimrit, duke u prezantuar me koleksion Pranverë/Verë 2015. Është linja ime e parë për femra dhe e para që një fashion designer e ka vetëm ONLINE. Mund ta gjeni në linjën në Instagram : @morphine_clothes dhe në Facebook : Morphine Clothes! Aty gjeni dhe katalogun elektronik me fotot e Pranverë/Verë 2015 dhe imazhi është Roza Lati, sepse stili i saj është totalisht Morphine. Fotografitë janë nga profesionistja dhe mikesha ime, Edvina Meta.

Këto veshje do të jetë unike, në kuptimin të limituara në stil?

Po. Veshjet jane nga katër copë secili artikull. Veshje do të ketë në vazhdimësi. Çdo muaj deri në gusht do të dalin pesë-gjashtë produkte të reja. Është njësoj siç funksionojnë edhe linjat jashtë vendit.

Mr. Who. Para disa kohësh jeni bërë pjesë e ëebsitit të Vogue.It, hera e parë kjo që një mashkull shqiptar klikohet nga mijëra, apo miliona ndjekës posaçërisht për look-un. Na flisni pak më gjatë për imazhin dhe prezencën tuaj në këtë web? Si u bëtë pjesë e tij?

Mr. Who është alterego im. Ju më njihni si të “çmendur”, por ana tjeter e imja është shumë artistike, shumë e qetë dhe shume e çuditshme. Kur Edvina Meta më tha për projektin MrWho dhe kush ishte roli gjeta veten. Më tha që do isha mashkulli i parë që do fotografohesha për këtë projekt, duke qenë se MrWho do vinte nga shumë personazhe të ndryshëm. Fotosesioni i parë ishte gjetje dhe u përcoll me shumë dashamirësi nga mediat. Edvina në atë kohë i hodhi në ëebsite dhe u përgjodhen nga editoria e fotografisë për website e Vogue.it. Ishte një ekseperiencë shumë e bukur dhe e pa imagjinueshme për mua. Si përfundim unë e mbajta rolin e MrWho, meqë isha “gjetje” e Edvinës. Unë dhe Edvina kemi ide të çmendura që akoma që i kemi në projektet në vijim.

“Mix & Match”, herë pas here ju flisni për kombinimet e stileve të sezoneve të ndryshme me njëri-tjetrin. Si realizohet ky kombinim në ngjyra, material, etj.?

“Mix & Match është një kombinim jo vetëm i sezoneve, por edhe i materialeve dhe i çmimeve. Për shembull imagjinoni një bluzë tutë gri me një fund tutë dhe një palë atlete sportive, pra diçka sportive me diçka klasike?! Mund të shtohet një varëse me gurë të çmuar, nëse bluza tutë nuk është e ngarkuar me motive dhe orë të shtrenjtë në dorë. Një çantë shpine nga ato tip “shkollore” nga HM me motive dhe një pale syze Cazal të këtij sezoni. Siç e kupton nga shpjegimi ka një "Mix & Match" të dukshëm dhe kaq original, por dhe kaq lehtë i bëshëm!

Sa i përditësuar jeni me trendet që prezantohen në botë?

Shumë. Mundohem të informohem “non stop” me tendencat e fundit. Jam i abonuar për tendencat e fundit. Madje sapo më ka ardhur libri me tendencat e verës 2016. Ky libër është një farë udhëzimi gjatë vitit. Informohem veç dhe me internetin. Momentet para gjumit janë ato me celular në dorë, duke bërë "searching" në çdo trend të ri.

Ju ka ndodhur të huazoni ndonjë stil?

Po. Të gjithë stilistët, apo fashion designer huazojnë. Pastaj secili e përvetëson siç di ai. Si stilist preferoj stilin perëndimor dhe tendencat e fundit. Si fashion designer, për linjën “Morphine” kam bërë një “90 comeback”. Përveçse është në kulmin e vet si tendencë më pëlqejnë shumë ato vite dhe kisha shumë nostalgji për to dhe vendosa t’i sjell në mënyrë më moderne.

Keni një pikë referimi, që ju frymëzon për stilin e veçantë? Po në këtë sezon çfarë ju frymëzon më shumti, ku jeni fokusuar?

Jam inspiruar nga vitet ‘90 dhe millenium. Spice Girls, Carrie Bradshow në “Sex and the City” në 2000, në Street Style dhe filma të viteve ‘90. Stili i viteve ‘90 është në kulmin e vet, por për pak kohë do të kemi një rikthim të viteve ‘70.

Ngjyra më në modë i momentit, cili është?

Këtë verë ka dhe ngjyra të forta, por dhe të zbehta dhe të lehta. Ngjyra kyçë e sezonit është roza/nude.

Po ngjyrat në sezonit e Pranverë/Verë 2015?

Jeans.

Materiali?

Floriri po thyen rekord sërish edhe këtë sezon.

Sa ju takon aksesorëve? Ndodh të shikoni kombinime të gabuara të veshjeve me aksesorët dhe si reagoni në raste të tilla?

Dikur dhe unë gaboja shumë në kombinimet e aksesorëve. Por është çështje kohe të të ambientohet syri dhe të mos i ripërsërisësh më. Pastaj për ato që guxojnë sërish të gabojnë u them që, nëse nuk di të kombinosh aksesorët, atëherë prefero ato të thjeshtët që shkojnë me gjithçka, si për shembull perlat, varëse e hollë floriri me gurë të vegjël, apo vëthë rreth.

Veshjet/stili që nuk duroni dot dhe që nuk do ta sugjeronit kurrë?

Stili "too much". Nuk duroj dot sajimet. Më kap një alergji e brendshme dhe fillon më ha trupi!

Po sa ju takon ngjyrave, cilët janë kombinimet më të papërshtatshme?

Tani, meqë mund të veshësh blu dhe jeshile bashkë, apo gold me silver asgjë nuk është më e papërshtatshme!

Aktualisht me se jeni i angazhuar Niko?

Aktualisht jam drejtor imazhi pranë kanalit më modern muzikor të momentit “Mad Albania” dhe po mundohem të sjell imazhet televizive ndryshe nga cliché-të dhe nga të qenurit të lodhshëm. Linja ime “Morphine”, që është bebi im i parë! Është si fëmijë dhe momentalisht jemi në fillim akoma. Vazhdoj të jem fashion editor pranë revistës elektronike, Anabel.al dhe të kem rubrikat e mia pranë revistës “Who”! Nuk besoni se janë shumë? E të imagjinosh që dua ta angazhoj veten akoma më shumë (qesh)!

 

SHKARKO APP