Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:31 Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit Interi përballet me mungesa në mesfushë para ndeshjes me Shtutgart në Champions League, pasi Hakan Çalhanoğlu dhe Piotr Zieliński janë të dëmtuar. Trajneri Chivu…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nishani drejt përplasjes së radhës me qeverinë për ligjin e importit të mbetjeve

Intervista E diel, 2 Maj 2021 04:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës: Legalizimi i kanabisit, ide kriminale, alarm për sigurinë kombëtare

Ligji i qeverisë për importin e mbetjeve përveç debateve dhe kundërshtive të forta që ka hasur nga opinioni publik, pritet të shkaktojë edhe përplasjen e radhës institucionale mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Kjo pasi, i pyetur lidhur dekretimin ose jo të ligjit të importit të mbetjeve, Presidenti Bujar Nishani shpjegoi se qëndrimin institucional do ta japë pas një konsulte që ai do të zhvillojë menjëherë pas kthimit të tij në Tiranë me ekspertë të fushës, si dhe duke marrë në konsideratë sensibilitetet e qytetarëve, duke nënkuptuar kështu një refuzim të draftit i cili u miratua 10 ditë më parë me vetëm 63 vota në Kuvend. Deklaratën e tij, kreu i shtetit e bëri gjatë një interviste që ai dha sot për TVSH-në në mbyllje të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Të jem i sinqertë, sensibiliteti i qytetarëve për çdo çështje është i rëndësishëm. Në të gjithë institucionet e shtetit, duhet në rradhë të parë të jenë të angazhuar, të ndjëshëm dhe të reagojnë ndaj sensibilitetit të qytetarëve, duke filluar nga sqarimet, padyshim edhe kontaktet, marja e informacioneve, dhe nëse është e nevojshme reagimi institucional brënda procesit legjistlativ po ashtu është e detyrueshme të reagohet. Por në kontekstin e ligjit konkret dhe të detajeve, unë duhet ta shoh ligjin sapo të kthehem në Tiranë, menjëhere me stafin tim, por edhe me specialistë të fushës dhe të së drejtës në Shqipëri, siç tashmë është bërë praktikë në institucionin e Presidentit të Republikës për ligje që kanë impakt të madh në të drejtën publike dhe tek jeta e qytetarëve. Do të mbaj edhe qëndrimin tim institucional”- u shpreh Presidenti Nishani.

Intervista per TVSH

Z.President, sapo përfunduat një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtrirë në Nju Jork, Uashington dhe Çikago. Si do ta vlerësoni këtë vizitë në atë çfarë përftuat dhe përcollët përmes mesazheve?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për mua ishte padyshim një kënaqësi që, në emrin e vendit tim dhe në emrin e Republikës së Shqipërisë, të prezantoja arritjet, kontributet dhe padyshim, gadishmërinë e mëtejshme të Shqipërisë për të qënë e përfshirë në frymën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kur je në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ke mundësinë të takosh një numër personalitetesh botërore duke nisur me Sekratarin e Përgjithshëm, të cilit i shpreha vlerësimin në emër të vendit tim, në emër të popullit Shqiptar për kontributin që ai ka dhënë gjatë gjithë kohës në të dy mandatet e tij si Sekretar i Përgjithshëm në udhëheqjen e kësaj organizatë të rëndësishme botërore, por një takim të veçantë pata edhe në takimin më presidentin e Polonisë, me presidenten kroate dhe kryeministrin e Kosovës, me të cilët u fokusuam jo vetëm në bashkëpunimin shumë-planësh në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, posaçërisht të Kombeve të Bashkuara, por më së shumti në çështjet dypalëshe. Kur je në Shtetet e Bashkuara dhe në Nju Jork, nuk mundesh kurrë të mënjanosh takimet me komunitetet dhe diasporën shqiptare, me të cilët gjeta edhe një herë rastin ta përgëzoj për përpjekjet e jashtëzakonshme që bën për të ruajtur identitetin kombëtar, për të qënë e angazhuar në çështjen kombëtare shqiptare, por u kënaqa maksimalisht nga fakti që pashë një diasporë edhe më të organizuar, edhe më të arrirë në kontekstin e prezencës, pozicionit dhe statusit të tyre në shoqërine amerikane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Opinioni publik dhe poiltika janë përfshirë në debate për disa çështje. Njëri prej tyre është ligji për vettingun. Mazhoranca e kaloi me votën e saj. Ju nuk e dekretuat por e latë që të kalojë pas afateve kushtetuese. Ndërkohe, Partia Demokratike ka thënë se do ta çojë në Kushtetuese. Sa e dëmton kjo situatë nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Çdo forcë politike, çdo aktor i shoqërisë, në rradhë të parë ka të drejtë të ushtrojë të gjithë të drejtat kushtetuese të tij. Ndaj unë nuk mund të gjykoj as të drejtën dhe as ekzekutimin e nje të drejte kushtetuese nga një aktor i shoqërisë shqiptare, kryesisht kur vjen nga nje parti kryesore politike në vend siç është Partia Demokratike më e madhe e opozitës. Janë çështje që i takojnë tërësisht vendimmarrjes dhe sovranitetit të partive politike në të cilët presidenti i Republikes nuk mund të ndërhyjë, nuk mund të ndikojë, nuk mund të gjykojë dhe nuk mund të vlerësojë, sepse raporti midis aktorëve politikë është raport i tyre me shoqërinë shqiptare. Arritja e konsensusit në ndryshimet kushtetuese ishte baza solide e cila do të hapte rrugën, do të garantonte një proces implementimi të këtyre ndryshimeve kushtetuese, qoftë përmes zbatimit të lëgjistlacionit, qoftë edhe përmes krijimit të instrumentave që parashikohen të ngrihen për zbatimin e mëtejshëm të të gjitha hapave të parashikuara në ndryshimet kushtetuese apo në ligjet dhe paketën ligjore që parashikohet më tej.

Çështjet e interpretimit kushtetues mbeten padyshim jo vetëm çështja e të drejtës kushtetuese, por edhe gjykimi i instrumentave përkatës, siç është Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e të Drejtave të Njeriut, të cilat janë ato që e vlerësojnë nga pikpamja profesionale kushtetueshmërinë respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Ajo që unë kam konstatuar dhe kam mbajtur qëndrimin tim konkret përmes mos-shprehjes dhe mos-dekretimit të ligjit ka qënë e fokusuar në çështje e nene të caktuara të ligjti përkatës, të cilat nuk i gjeja korrekte, posaçërisht në mënyrën se si trajtohej institucioni i Presidentit të Republikës, sepse nuk është Bujar Nishani institucioni i Presidentit të Republikës. institucioni i Presidentit të Republikës është institucioni i kreut të shetit shqiptar, dhe çdo njëri është i detyruar në kushtetutë të respektojë integritetin dhe dijnitetin e institucionin e kreut të shtetit shqiptar. Kjo reformë duhet të fillojë të implementohet sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë të tillë që ne të vëmë në lëvizje pikërisht këto mekanizma, që unë uroj dhe shpresoj që të jenë të shëndetshëm, të jenë të paanshëm, të jenë funksional, në interes të shtetit të së drejtës, të zbatimit të ligjit dhe barazisë së çdo qytetari, nga Presidenti i Republikës deri tek qytetari më i thjeshtë i Republikës sonë.

Ndërkohë, debat tjeter ka krijuar dhe ligji për importin e mbetjeve, i miratuar në kuvend të enjten e kaluar. Ka krijuar debat e zhurmë jo vetëm në opinionin publik por edhe në politikën shqiptare. Kryeministri Rama thotë se me këtë ligj do të hapën një mijë vende pune. Ndërkohë, shoqëria civile ka paralajmëruar protesta masive duke nisur prej të shtunës. Cili është realisht mendimi juaj në cilësine e Presidentit dhe a do ta dekretoni këtë ligj?

Të jem i sinqertë, sensibiliteti i qytetarëve për çdo çështje është i rëndësishëm. Në të gjithë institucionet e shtetit, duhet në rradhë të parë të jenë të angazhuar, të ndjëshëm dhe të reagojnë ndaj sensibilitetit të qytetarëve, duke filluar nga sqarimet, padyshim edhe kontaktet, marja e informacioneve, dhe nëse është e nevojshme reagimi institucional brënda procesit legjistlativ po ashtu është e detyrueshme të reagohet. Por në kontekstin e ligjit konkret dhe të detajeve, unë duhet ta shoh ligjin sapo të kthehem në Tiranë, menjëhere me stafin tim, por edhe me specialistë të fushës dhe të së drejtës në Shqipëri, siç tashmë është bërë praktikë në institucionin e Presidentit të Republikës për ligje që kanë impakt të madh në të drejtën publike dhe tek jeta e qytetarëve. Do të mbaj edhe qëndrimin tim institucional. Por për mua prioriteti kryesor i shqetësimit ku unë do të kërkoj në vijimësi angazhimin e qeverisë, angazhimin e institucioneve ligjzbatuese dhe të gjithë aktorëve të shoqërisë, është shqetësimi i madh që ne kemi me kultivimin e kanabisit. Është një problem shumë serioz, një problem që nuk ka pse të mbetet vetëm në kuadrin e debatit politik – padyshim që çështjet e debatit politik kanë vendin dhe hapësiren e tyre – por kultivimi i kanabisit dhe inkurajimi përmes saj i veprimtarisë së krimit të organizuar, është një alarm i madh për gjithë shoqërine dhe shkon përtej interesit politik të njërës apo palës tjeter, por ëhtë një interes i madh kombëtar sepse lidhet drejtpërsëdrejti me çështjet e sigurisë kombëtare, stabilitetit të vendit, dhe në të ardhmen, qoftë të ekonomisë dhe sigurisë së jetës së qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve tanë.

Ndërkohë, prej ditësh po flitet dhe për legalizimin e kanabisit. Ju si mendoni, a duhet legalizuar kanabisi – farmaceutik në këtë rast?

Unë mund të them vetëm kaq, që, në kushtet që ka Shqipëria, në kontekstin që është shoqëria shqiptare, për mënyrën sesi ky fenomen prezantohet në Shqipëri, nuk e teproj fare – përkundrazi, jam shumë i bindur se kërkesa për të legalizuar kanabisin në Shqipëri, në kontekstin shqiptar, është një tentativë për të kriminalizuar në tërësi shoqërinë shqiptare dhe për të bërë krimin vendimmarrës në jetën publike, politike dhe shoqërore në vend. Ndaj ky është një provokim i papranueshëm që i bëhet shoqërisë shqiptare dhe që padyshim është një provokim ku unë mendoj se nuk do të gjejë asnjë përkrahje tek shoqëria shqiptare dhe unë jam kategorik në qëndrimin tim personal në këtë çështje.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Para 8 minutash

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup
Para 9 minutash

Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona, vendos…
Para 21 minutash

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona,...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 28 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 15 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.