Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

OSBE: Të shpejtohet me Reformën. Terreni për zgjedhjet nuk është i sigurtë

Intervista E martë, 4 Maj 2021 02:37
OSBE: Të shpejtohet me Reformën. Terreni për zgjedhjet nuk është i sigurtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori i sapo zgjedhur i prezencës së OSBE-së në Tiranë inkurajon Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që të përmbyllë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, siç janë angazhuar të gjitha forcat politike.

Në një intervistë për Televizionin Klan, ambasadori Bernd Borchardt thotë se koha është shumë e shkurtër për kryerjen e këtyre ndryshimeve, pasi të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të njihen dhe përgatiten mbi bazën e tyre për zgjedhjet e ardhshme.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

“Kanë mbetur edhe pak javë deri kur Presidenti, mbështetur në kuadrin ligjor, të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme dhe të fillojë procesi përgatitor i zgjedhjeve. Institucionet përgjegjëse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organet vendore, partitë, etj., kanë nevojë për kohë që të përgatiten dhe të njihen me sistemin. Deri tani rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR-i – të cilat partitë e mëdha janë zotuar se do t’i zbatojnë – nuk  janë zbatuar ende. Pra, ndiejmë presionin e kohës për kryerjen e ndryshimeve, në mënyrë që të gjithë të mund t’i fillojnë përgatitjet për zgjedhjet në terren të sigurt. Kështu që, ne e nxisim fuqimisht komisionin e posaçëm të punojë për këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur”- tha ai.

Swiss Digital

Lista të mbyllura apo ndryshim në lista të hapura, siç kërkon PD dhe LSI? I njëjti sistem zgjedhor apo ndryshim i tij siç kërkon opozita?

Ambasadori Borchardt thotë se kjo është një çështje e konsensusit politik, por shqetësimi i tij është koha në dispozicion.

“Kjo çështje ka të bëjë me kohën në dispozicion dhe me shkallën e ndryshimeve. OSBE/ODIHR nuk sugjeron ndonjë sistem zgjedhor specifik. Pra, ne dhe OSBE/ODIHR e respektojmë plotësisht zgjedhjen e secilit vend për të zgjedhur sistemin zgjedhor më të përshtatshëm për të, për traditat dhe situatën e tij politike. Ajo që bëjmë ne është, nga njëra anë këshillojmë se si t’i përshtatet teknikisht një sistem në një situatë të caktuar dhe nga ana tjetër, rekomandojmë që procesi të shpejtohet, pasi institucionet zgjedhore, partitë e të tjerët duhet të njihen me sistemin. Sa i takon listave, vendimi për këtë është e drejtë ekskluzive e parlamentit shqiptar dhe duke qenë se mund të prekë çështje që lidhen me Kushtetutën, do të nevojitej një shumicë e gjerë, pra do të duhej të gjendej konsensus. Ka argumente në favor të listave të hapura, ka argumente kundër listave të hapura dhe të gjitha këto argumente duhet të shqyrtohen me kujdes përpara se të merret vendimi. Ne dhe OSBE/ODIHR nuk themi “bëni këtë” apo “bëni atë”. Ne jemi të gatshëm të shpjegojmë pasojat e mundshme dhe kurthet teknike, që lidhen me modele të ndryshme”- tha kreu i Prezëncës së OSBE-së.

Financimi i partive

Propozimin e opozitës për financimin e partive politike vetëm nga buxheti i shtetit, ambasadori Borchardt nuk e vlerëson si një model të aplikueshëm për shkak të kostove të larta që kanë fushatat zgjedhore.

Por për të, ajo që ka vërtetë rëndësi është transparenca e të ardhurave, të çdonjërit subjekt politik.

“Në zgjedhjet e mëparshme, kur kam qenë ambasador i Gjermanisë këtu, kam parë së shifrat e publikuara dhe ajo ishte e dukshme në fushatat zgjedhore, nuk përputheshin edhe aq shumë.

Prandaj është mirë që kjo temë ka dalë tashmë në planin publik dhe që po diskutohet.

Nga ana tjetër, rregullimi i financimit të partive politike përbën një pjesë thelbësore të rregullimit të fushatave zgjedhore dhe vetë partive.

Partive u nevojiten shumë para, jo vetëm për fushatat zgjedhore, por edhe për punën e tyre të përditshme dhe për përçimin e nismave dhe ideve të tyre elektoratit, edhe në periudhat jozgjedhore.

Kjo kushton. Mund të bëhet vetëm me financim nga buxheti i shtetit, por duhen shumë para. A i ka shteti kaq para? Unë nuk e di.

Mund të lejohet edhe financimi privat, gjë që lejohet në shumë vende. Ajo që është e rëndësishme për ne është transparenca e financimit, në mënyrë që të jetë shumë e qartë se kush jep para dhe sa para jep.

Kështu, zgjedhësi sheh se një parti financohet nga X, Y apo Z dhe nëse atij nuk i pëlqejnë X apo Y, ky zgjedhës voton për dikë tjetër”- u shpreh ai.

Ndërsa për transparencën e financimit të partive politike, Borchardt propozon rritje të rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim që partitë politike të jenë të detyruara të japin informacione të hollësishme për burimin e parave, që përpara zgjedhjeve.

Ambasadori thotë se zgjedhjet janë përmirësuar ndër vite dhe se misioni i OSBE do të bëjë çmos që të kontribuojë në mënyrë që këto zgjedhje të jenë më të mira./Tv Klan/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.