Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 08:40 Edhe sot kryeministri poston video: Dialog! Kryeministri Rama nuk resht që kërkuari DIALOG. Edhe sot ka postuar video ku në vend të karrikes që ia thyen apo dogjen, janë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa: Nuk mund të thuhet që islamikët janë terrorristë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 10:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pastaj ai ndalet për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Të gjithëve. Pa hezitim, as kërkon të shmangë një temë e të zgjedhë një tjetër. Kështu bëri edhe duke ardhur nga Stambolli, në fund të tre ditëve intensive të udhëtimit në Turqinë myslimane, e cila kufizohet nga vende të trazuara nga lufta, si Iraku dhe Siria.…

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Shenjtëria Juaj, Erdogani ka folur për Islamofobi. Ju keni përmendur edhe një lloj kristianofobie, me kristianë të persekutuar në Lindjen e Mesme. Ju jeni sot një lider moral global: çfarë mund të bëhet për të shkuar përtej një dialogu fetar, ndonëse dhe ai është shumë i rëndësishëm?
Unë besoj sinqerisht që nuk mund të thuhet që të gjithë islamikët janë terrorristë, ashtu si nuk mund të thuhet që të gjithë kristianët janë fondamentalistë: edhe ne kemi fondamentalistë, në të gjitha besimet gjenden këto grupime. I thashë Erdogan-it që do të ishte e bukur të dënoheshin qartësisht, duhej ta bënin udhëheqësit akademikë, besimtarë, intelektualë e politikë. Kështu do ta dëgjonin nga goja e udhëheqësve të tyre. Kemi nevojë për një dënim botëror nga ana e islamikëve të cilët të thonë: “Jo, Kurani nuk është ky!”. Për kristianofobinë nuk dua të përdor fjalë të zbutura: Ne të krishterët na dëbojnë nga Lindja e Mesme.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Dhe çfarë domethënie ka patur moment Juaj i lutjes në Xhaminë Blu?  
Kam shkuar në Turqi si pelegrin, jo si turist. Kur hyra në xhami kam parë atë mrekulli, Myftiu më shpjegonte gjërat shumë mirë e me shumë zemërbutësi, më citonte Kuranin, aty ku flitej për Marien e Gjon Pagëzorin. Në këtë moment ndjeva nevojën për t’u lutur. I kërkova: a lutemi pakëz: “Po, Po”. Unë u luta për Turqinë, për paqen, për Myftiun, për të gjithë e për mua… Thashë: “Zot, t’u japim fund këtyre luftrave!”. Ishte një moment lutjeje i sinqertë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas kësaj vizite në Patriarkanën ortodokse, çfarë perspektivash ka për takimin me ata të Moskës?
Muajin e kaluar, me rastin e Sinodit, erdhi Metropolitani Ilarion dhe kemi biseduar. Unë besoj se ne po vihemi në udhë me Ortodoksinë. Por në qoftë se duhet të presim që teologët të bien dakord, ajo ditë nuk do të vijë ndonjëherë. Teologët punojnë mirë, por Athinagora thoshte: “Le t’i vendosim teologët në një ishull për të diskutuar, dhe ne ecim përpara”. Bashkimi është një udhëtim që duhet të bëhet së bashku. Kishat katolike të Lindjes kanë të drejtë të ekzistojnë, por uniatizmi është një fjalë e një tjetër epoke, duhet të gjendet një rrugë tjetër (Uniatat janë Kishat e Europës Lindore të kthyera në shekullin e pesëmbëdhjetë, në bashkësi me Kishën Katolike). Unë ia bëra atë të njohur Patriarkut Kirill: takohemi ku të doni, ju telefononi dhe unë vij. Por tani me luftën në Ukrainë ka kaq shumë probleme.

Pas përuljes historike para Patriarkut Bartolomeu, si do t’i përballoni kritikat e ultra-konservatorëve?
Më lejohet të them se ky nuk është problem vetëm i yni. Ky është një problem edhe i ortodoksëve. Duhet të jemi të respektueshëm dhe të mos lodhemi të dialogojmë, pa fyer, pa hedhur baltë, pa thashetheme. Nëse dikush nuk do të dialogojë….

Në sinodin e peshkopëve në tetor ka patur pasazhe të kontestuara për marrëdhënien e ndërmjetme.
Sinodi është një rrugë, është një rrugëtim. Nuk është një Parlament, është një hapësirë e mbrojtur sepse mund t’i flasë Shpirtit të Shenjtë. E marrëdhënia finale nuk e ndërpret rrugën.

A do të shkoje në Irak?
Dua. Kam folur me Patriarkun Sako. Për momentin nuk është e mundur. Nëse do të shkoja në këtë moment do të krijonte problem për autoritetet, për sigurinë.

Në botë ka akoma shumë armë bërthamore…
Jam i bindur që jemi duke jetuar një luftë të Tretë botërore të pjesshme, me kapituj, gjithandej. Pas kësaj ka armiqësira, probleme politike, probleme ekonomike, për të shpëtuar këtë sistem ku Zoti para dhe jo qënia njerëzore është në qendër të vëmendjes. E pas ka edhe interesa tregtare: Trafiku i armëve është  i tmerrshëm. Vitin e kaluar thuhej që Siria kishte armë kimike: unë besoj që Siria nuk ishte në gjëndje ta bënte. Kush ia ka shitur? Ndoshta kush akuzon. Ka shumë mister rreth kësaj tregëtie të armëve.

Në 2015 do të jetë 100 vjetori i genocidit armen, i mohuar nga turqit. Juve çfarë mendoni?
Vitin e kaluar qeveria turke ka bërë një gjest, Erdogan ka shkruar një letër në përvjetor që disa e kanë gjykuar si dobësi. Por ka qenë një shtrirje dore. Unë e kam shumë për zemër kufirin turko- armen: nëse do të hapej ky kufi do të ishte një gjë e bukur. E di që ka probleme gjeopolitike, por duhet të lutemi për këtë pajtueshmëri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 14 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.